E enjte, 10.10.2024, 05:26 PM (GMT+1)

Mendime

Daut Rexhepi-Leka: Kur hidhet baltë mbi njerëzit që thonë dhe mbrojnë të vërtetën

E hene, 29.12.2008, 09:59 PM


Daut Rexhepi-Leka
Daut Rexhepi-Leka
KUR HIDHET BALTË MBI NJERËZIT QË THONË DHE MBROJNË TË VËRTETËN

Nga Daut Rexhepi-LEKA*

Nëpërmjet mediave dhe kanaleve televizive mësuat dhe mësova se Kryesia e ngushtë e PDSH me kryetarin z.Menduh Thaçin kishin marrë vendim për të më përjashtuar nga PDSH. Interesant është fakti se 24 orë më përpara këtë lajm e botoji gazeta maqedonase DNEVNIK, ndërsa më pas këtë lajm e vërtetuan “zëdhënësit” e panjohur deri para pak kohësh!
Nuk e di PDSH, a e ka patjetër të konfirmojë lajmin e botuar më parë në DNEVNIK?! Mos vallë këto lajme janë vendimet që symbyllurazi duhet tu bëj Amin PDSH!
Nuk do të kishte ardhur puna deri këtu, sikur të zbatoheshin rregullat demokratike të partisë duke më thirrur mua Kryesia e ngushtë dhe z.Menduh Thaçi për të diskutuar për problemet në fjalë. Përpara se t’ju sqaroj në lidhje me shkrimin e botuar më 26.12.2008 në gazetën maqedonase DNEVNIK, potencoj se Kryesia e ngushtë dhe kryetari i PDSH hipotezat që i plasojnë në gazeta dhe opinion janë dezinformata, të rrejshme dhe të njëanshme. Që nënkupton se kemi të bëjmë me një skenar të qëllimshëm për t’më njollosur dhe përbaltur personalitetin dhe vlerat e mia.
Në gazetën në fjalë thuhet: “Kreu i PDSH ka marrë vendim për largimin e Daut Rexhepi-LEKA nga PDSH. Kinse se paska marrë para nga një parti tjetër për të lëshuar PDSH”.
Do të ishte shumë mirë dhe e ndershme që z.Menduh Thaçi të na sqaronte me emër dhe mbiemër se nga cila parti kam marrë të holla dhe në cilën parti paskam dëshirë të shkoj?! Sepse unë vetë nuk kam dijeni për këto hipoteza që janë shkruar në gazetën maqedonase DNEVNIK.
Sipas gazetës arsyet e tjetra qenkan: I padëgjueshëm, qenkam sjellë në mënyrë subverzive dhe nuk kam zbatuar vendimet e PDSH.
Është e vërtetë që nuk kam zbatuar disa vendime dhe veprime të udhëzuara nga disa drejtues partiak, sepse binin ndesh me dinjitetin dhe moralin njerëzor. Unë jam i edukuar që të veproj në bazë të vlerave familjare, morale, njerëzore dhe kombëtare. Edhe vetë ZOTI po të ngrejë dorë kundra këtyre vlerave unë do ta kundërshtoj. Pra, është e vërtetë se me kolegët e mi partiak deputet shpeshherë kemi diskutuar për ruajtjen e dinjitetit, moralit, ruajtjen e vlerave familjare, si dhe mendimin NDRYSHE në PDSH. Unë vazhdimisht kam insistuar që partia jonë të debllokohet, të reformohet, të jetë sa më unike duke respektuar rregullat demokratike dhe mendimet NDRYSHE.
Të gjitha këto Kryesia e ngushtë dhe kryetari z.Thaçi i quan thyerje të programit dhe statutit, duke i përmbledhur me një fjalë të vetme “PADËGJUESHMËRI”.
Në gazetën DNEVNIK të 26.12.2008, jo rastësisht e përmendin z.Agim Krasniqi dhe grupin e tij si problematik që janë spastruar nga PDSH.
Unë nuk di si qëndron puna me z.Krasniqi, por di që ai nuk ka vrapuar për interes të babës vet, por di se ka vrapuar dhe kontribuar për PDSH me urdhër të drejtuesve të ngushtë të saj.
Në kuadrin e spastrimeve në PDSH përmendem unë bashkë me shokët dhe mbështetësit e mi si problematik.
Shtrohet pyetja: Vallë prej kur Daut Rexhepi-LEKA është bërë problematik për PDSH?!
A thua vallë unë me bashkëluftëtarët dhe mbështetësit e mi të cilët në vitin 2002 kur e nxorëm nga KOMA dhe e ngritëm në këmbët e saja PDSH nuk ishim problematik për tu spastruar deri në zgjedhjet e fundit të qershorit të 2008?! A thua vallë nuk ishim problematik ku në saj të kontributit dhe angazhimeve tona PDSH ka dalë fituese në zonën time nga 2002 deri 2008?
Përgjigjen e këtyre pyetjeve kërkojeni nga autorët dhe porositësit e shkrimit në fjalë. Nuk do të kisha thënë se edhe nga gazetarja sepse dhe vetë ajo nuk e di se çfarë ka botuar.
Për të gjitha këto akuza shpifëse nga autori dhe porositësit e shkrimit të botuar në gazetën maqedonase DNEVNIK më 26.12.2008, do të ngre padi penale për të dalë e vërteta në shesh. Sepse opinioni i gjerë ka nevojë të mësojë të vërtetën me argumente dhe jo akuza të rrejshme politike. Akuzat politike janë një metodë klasike për ti mbyllur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Më vjen shumë keq që jemi bërë top-temë e ditës me akuza të ulëta.
Z.Thaçi, Nuk ka nevojë të shpërqendrojë vëmendjen e opinionit se kushedi çfarë paskam bërë, sepse populli më njeh mirë dhe i ka vlerësuar lartë vyrtytet e mia, e din që nuk jam kafshatë e lehtë që kapërdihem dhe burrë që shitem. Sepse kohëve të fundit kemi çështje më të rëndësishme me të cilët duhet të merremi. Siç janë bastisjet dhe arrestimet e shqiptarëve në masë të madhe në rajonin e Kumanovës dhe të Shkupit, në Kosovë dhe Luginën e Preshevës.
Për shkrimin të botuar të premten në DNEVNIK më duhet të theksoj se krejt kjo që është shkruar është një skenar i turpshëm që tenton të më njollosë mua, bashkëluftëtarët dhe përkrahësit e mi. Pra, tendenca kryesore është që të hidhet baltë mbi kodin moral, individual, familjar dhe mbi veprimtarinë time në shërbim të çështjes kombëtare. Që nënkupton vlerat e luftës, si pjesëmarrës aktiv në luftën për çlirimin e Kosovës dhe të luftës së 2001 në Maqedoni.
Në mbyllje dua të them se kemi besuar të gjithë në projektet kombëtare të z.Arbër Xhaferit dhe në fjalët e z.Menduh Thaçit. Por jemi dëshmitarë se kohëve të fundit gjithçka që ka të bëjë me çështjen Kombëtare po devijohet dhe ndryshohet nga krerët e PDSH.
Ndërsa i siguroj të gjithë bashkëluftëtarët, dashamirësit, përkrahësit, miqtë dhe shokët se do të vazhdoj të jem ai që kam qenë. Duke mos hequr dorë nga rruga e nisur në shërbim të çështjes kombëtare për të dhënë kontributin tim si gjithmonë kur e ka lyp nevoja. Dhe nuk ka pas dhe nuk do të ketë çmim që të më paguaj thesarin e veprimtarisë sime në shërbim të çështjes Kombëtare.

*Ish- pjesëmarrës në luftën e Kosovës dhe Komandant në luftën e 2001 në Maqedoni
Deputet i pavarur në Kuvendin e Maqedonisë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora