Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Prend Buzhala: Pushtuesit e djeshëm në Kosovë vijnë për të kremtuar festat e pushtimeve të tyre!

| E hene, 12.12.2022, 08:06 PM |


Prend Buzhala:

PUSHTUESIT E DJESHËM NË KOSOVË VIJNË

PËR T'I KREMTUAR FESTAT E PUSHTIMEVE TË TYRE

Eh, sa herë pushtuesit e djeshëm vijnë në Kosovë për ta shënuar festën e pushtimeve të tyre! S'vijnë as për pendesë, as për të na quajtur shqiptarë. Vetëm shikoni se kë kishin  aleatë pushtimesh dje, dhe kjo punë merret vesh!

Sot nuk vijnë si njerëz të paqes.

Edhe nëse vijnë si njerëz në emër të paqes, në radhë  të parë duan të mos quhemi  shqiptarë por ndryshe...

Ëndërrojnë përsëri të vijnë me ushtritë e tyre...

Ishim ilirë e arbërorë, sot jemi shqiptarë dhe të tillë duam të mbetemi.