| E marte, 06.12.2022, 08:55 PM |
Ndue Ukaj:
Këtë
histeri e dalldi patriotike po ta kthenim në vetëdije kombëtare e energji
pozitive, me siguri gjamat e kukamat tona do të ishin më të pakta dhe kombi ynë
do të ishte më i lumtur.
Cilësia
e patriotizmit politik te ndër ne tash e sa kohë është shumë e mjerë dhe krejt
tallava.
Kjo
stërkeqje politike ka prodhuar turma mediokre që mendojnë se dashuria për
vendin matet me sasinë e urrejtjes kundër tjetrit.
Cilësi
patriotike dhe vlerë e atdhedashurisë është ta duash tëndën dhe zgjohesh çdo
ditë me një dëshirë të mirë- siç këshillonte I. Rugova - që të bësh diçka të
mirë për vendin.
Thjesht:
të ashtuquajturat 'debate patriotike' ndër ne, ato brenda nesh dhe ato që
lidhen me raportet tona me të tjerët, s' janë gjë tjetër pos një farsë e
orkestruar prej atyte që e "mjelin" fort lopën patriotike.
Kështu
përditë po provojmë se koficienti i patriotizmit tonë është i shumë i ulët dhe
krejt tallava.
Dhe
një stërkeqje kaq të madhe dhe një tallava kaq neveritëse, as kundërshtarët e
armiqët tanë s' do të kishin imagjinuar.