| E hene, 05.12.2022, 08:58 PM |
KJO ASHT SHQIPNIA E GJERGJ KASTRIOTIT
Nga
Fritz RADOVANI
Gjergj
KASTRIOTI – Skenderbeu (1405 – 1468)
asht Shqiptari ma i Madh që detyroi Botën me pranue se ka Shqipni dhe se ka
edhe Shqiptarë! Anatole France shkruen per Té: “Lavdia asht një
luks tepër i kushtueshëm!”.
Edhe pse me 17 janar 1468 Gjergj Kastrioti mbylli sytë,
Shpirti i Tij vazhdoi me jetue në trojet tona, aty ku dhuna dhe terrori për me
zhdukë Fenë Katolike dhe ndjesitë Atdhetare Shqiptare kjene të pashembullta në
tokat e pushtueme nga turqit. Për Gjergj Kastriotin u banë shumë studime dhe janë shkrue mjaft libra. Unë nuk do të shkruej këtu
bibliografinë e plotë të tyne, por do t’i jap lexuesit vetëm një rreshtim të disa viteve kur fillon dhe
si vazhdon shkrimi i mendimeve të tyne per Heroin tonë Kombtar, tue iu referue studjuesit Fan S.Noli
për Gjergj Kastriotin (New York 1947).
N? 1480, Dhimiter Frângu,
bashkluftar i Kastriotit, asht i pari q? ka lan? t? shkrueme n? latinisht
jeten dhe trimnit? e Princit Shqiptar?ve, Gjergj Kastriotit.
1584, Jovius, Peshkopi i Noçer?s, në librin “Elogjina”
(Elogie), që do të thotë “Lavdërime”, shkruen për portretin e Gjergj Kastriotit, që kishte pa
në Galerinë e Arteve në Firence, Itali. Ai e permendë dhe në librin “Komentin”
(Commentario).
1582. Zurita, në librin “Analet e Aragonës”, ku permendet
traktati i Kastriotit me Alfonsin e V të Aragonës dhe të Napolit, në vitin
1451.
1564. Sansovinoja, historian i Venedikut, që popullarizoi
Historinë e Barletit.
1576. Lavardini, aristokrat nga Vandomi i Francës, perkthyes i
Barletit, që i jep për herë të parë Gjergj Kastriotit titullin Mbret. Merr holl?si nga Franku.
Një përkthim i tij anglisht nga
Gentieman u botue në 1596 në Londer, Angli.
1601. Summonteja, në “Historia e Napolit” shkruen thanjet e
Pantanoja, Piu II dhe Zurita. Kritikon Barletin për pasaktesitë e tija në lidhje me luftimet e
Napolit.
1603. Knolles (Noulësi), në librin “Historia e Turqëve” përmendë Barletin.
1605. Mariana, në “Historia e Spanjës” përmendë betejat e Gjergj Kastriotit.
1644 – 1677. Rinaldi, vazhdues i kardinalit Baronius, përshkruen shkurtime e pjesë
burimesh arkivore nga dokumentacionet e Papëve. Vepra e tij asht me vler?.
1680. Spondanoja, kalvanist francez, i cili përdorë “Analet Kishtare” si fakte.
Asht i pari historian kritik i historisë së Gjergj Kastriotit.
1709. Dyponcet (Dyponseja), Kritik i historisë, që vlerëson Barletin.
1730 – 1733. Muratori, dijetar italian, botoi analistët Simonetta,
Kribeli, Sanudo, Kanensius, që i referohen Kastriotit rastësisht.
1742. Biemmi, studjues i Tivarasit, dhe i të gjithë
bashkohësëve të vet.
1754. Voltaire, i kushtoi një kapitull Gjergj Kastriotit, në
librin e tij “Essai sur les Moeurs des Nations” (Sprovë mbi zakonet e Kombeve),
ku shënon dy faktorët
bazë të fitoreve të Kastriotit: Shqiptarët vetë, si rracë luftarake dhe
karakteri malor i Shqipnisë. Perfundimi i tij asht ky: “Po të kishin kenë
perandorët grekë si Gjergj Kastrioti, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtue”.
1756. Gjeneral Wolfe, (Uolf), mendimi i tij prej eksperti ushtarak
asht ky:
“Gjergj Kastrioti shkelqen
mjedis gjithë gjenaralëve të vjetër dhe të rijë, në udhëheqjen e një ushtrije të vogël mbrojtëse.”
1815. Sismondi, asht i pari që tregon për qeleshen e shpaten që i dhuroi Papa.
1817. Farlati, dijetar jezuit, që bashkpunoi me Riçeputin në
Padova t’ Italisë, kur mblodhën treqind vëllime dorshkrim të historisë së Kishës Ilire.
Asht historian eklektik dhe kritik i moderuem. Asht i pari dhe i fundit që ka
shkrue Historinë e Kastriotit të pamë nga sfondi fetar i Shqipnisë Katolike Romane në kohen e Gjergj
Kastriotit.
1827. Hammer, historian i vetem që citon burimet turke,
persiane dhe arabe.
1848. Grigoreviç, profesor rus, i cili permendë i pari nga
burimet sllave se Gjergji ishte mbi 20 vjeç kur e mori sulltan Murati II peng.
1850. Z.I.Gentleman, përkthyes i librit “Skenderbeu i Murit” (Moore) të Historisë së Lavardinit,
historia ma e gjatë e shkrueme anglisht.
1853 – 1856. Romanin, kritik i pabesisë së Venedikut kundrejt
Kastriotit.
1863. Longfellow, Nenry W., poet amerikan, shkruen poezi per Gj Kastriotin.
1866. Fallmerayer, asht i pari kritik që ka zbulue vitin e saktë të
vdekjes s? Gjergj Kastriotit, 1468. Perkrahes i fort? i shkrimeve historike t?
Barletit.
1866. Trinchera, asht i pari që botoi n? “Codice Aragenese” disa
letra me vler? të madhe t? Gjergj Kastriotit me Mbretin Ferdinand të Napolit
nga arkivat.
1876 – 1918. Jireçeku, asht përforcues i mendimit se Gjergji asht rritë në
malet e vendlindjes shqiptare dhe jo në pallatin e sulltanit Murati II.
1881. Petroviç, boton kuq e zi bibliografitë per Gjergj Kastriotin.
1885. Kayser, zbuloi se Papa Nikolla V e quejti në kohen e
tij Gjergj Kastriotin “Luftar i Krishtit” gati dhjetë vjet para Kalikstit III,
që e shkruen këte në letren e njohun të tij, me 11 shtator 1457, dokumenta të
vetme t? arkivave të Vatikanit.
1886. Tajani, dijetar italo – shqiptar, asht i pari që
shkruen për perkrenaren dhe shpaten e Gjergj Kastriotit në Muzeun e Vienës.
1886 – 1891. Pastori, asht studjues i arkivave të Vatikanit, ku
zbulon letra dhe disa mendime të dokumentueme per Kastriotin dhe fitoret e Tij.
1887 – 1918. Talloczy, zbulues dhe perforcues dokumentacioni per
Kastriotin.
1892. Fermenxhini, zbuloi se mbiemni Kastrioti asht i fshatit me
atë emen.
1896 – 1910. Konica Faik, boton disa artikuj frengjisht per Gjergj
Kastriotin.
1914 – 1924. Sufflay, Milan von, profesor kroat, i vramë per kontributin e madh
që ka dhanë në të gjitha fushat e Historisë së Shqipnisë. Ka pasqyrue sakt
jeten qytetare t? Shqipnis? në librin e
njohun të Tij: “Burgen und Städte” (Kështjella dhe qytete).
1921 – 1947. Fan S.Noli, “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu 1405 – 1468”...
Një nder kryeveprat e Tij per
Historinë e Shqipnisë.
1925 – 1929. Giese, dijetar gjerman, gjen? i pari dokumenta turke
per ekspeditat e Muratit II dhe t? Mehmetit II kunder Shqiptar?ve.
1925 – 1931. Babingeri, dijetar gjerman që tregon mbishkrime të kështjellës
së Elbasanit, nga Mehmeti II n? vitin
1466, ku perforcon Barletin e Tivarasin.
1937. Gegaj, At Athanas, dijetar shqiptar, që i paraqiti Universitetit
të Louvain një disertacion në gjuhen frengjishte, me titull “Shqipnia dhe
invadimi turk në shekullin e pesëmbëdhjetë”, i botuem nga ai universitet në
vitin 1937. Fan S.Noli shkruen per këtë libër këto fjalë: “Është tregimi më i plotë i heroit që mund të jetë botuar ndonjëherë në
çdo gjuhë, plot me informata dhe me materiale të paraqitur mirë.”
1919.
At Gjergj Fishta i kushton
Gjergj Kastriotit poezinë “Me shej ke me
fitue”“IN HOC SIGNO VINCES.” Një nder kryeveprat e At Fishtës.
***
Gjergj Kastrioti asht kenë dhe
do t’ jetë Heroi i Përjetshëm i të gjithë
Shqiptarëve, kudo kjofshin Ata!
Aq madhshtore asht Epoka e
luftave dhe e fitoreve të Tij kundër turqëve, sa asnjë Trim legjendar në Botë nuk asht i përjetsuem në aq shumë shtete të Botës me
monumente lavdije sa Shqiptari i Madh i Arbënisë son? Gjergj Kastrioti –
Skenderbeu! Përkrenaria,
Parzmoria dhe Shpata e Tij vazhdojnë me shkelqye në të gjitha Enciklopeditë e
Botës, në të gjitha Ata Shtete ku nderohet Flamuri Kombtar i yni, ashtu si në
çdo votër Shqiptare, kudo
kjoftë, që në krye të vendit ka Gjergjin dhe Shqipen Dykrenare të Kastriotit,
mbi shtrojen e gjakosun ndër
shekuj per Liri.
“Ata” që sot kërkojnë me përlye Figurën e Gjergj Kastritot për
motive fetare, lè të vazhdojnë me ecë të zbathun në ranë mbas deves... Ashtu
siç ecen tradhëtarët e shekullit XX ndër asfaltët e Tiran?s s? zharitun si
pasues t? denj? t? Haxhi Qamilit, Ever Hoxhës dhe tradhëtarve tjerë të
“Rilindjes komuniste”. Historia do të përsëritet prap për të
gjithë “ata” që ecin në gjurmët e tradhëtarëve të Atdheut!
E sot nuk janë aq pak sa
kujtojmë..!
Shqiptarë, bashkonju rreth
Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, dhe të gjithë bashkë marrshoni drejtë
“Bashkimit Europjan”!
Melbourne, 5 Dhjetor 2022.