| E merkure, 30.11.2022, 08:45 PM |
Per Duan qe duan ta
perdorin e sduhet te perdoret!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Personalisht
me gzon çdo arritje shqiptaresh sidomos kur bahet fjale ne gara te medha! Dua
Lipa asht yll nderkombtar e me gzon, sigurisht ecja e saj asht veç merite e
saja personale! Edhe ardhja ne Shqipni prape me gzon! Edhe dhania e koncertit e
mbushja e sheshit me fansa, teserexhinj, hallexhinj, patronazhiste e
administrate prape me gzon; fundja Dua asht kangtare e ai asht misioni i saj me
knue e me pas njerez qe e ndjekin!
Por
Dua duhet edhe me dashte me pa, me dite e me reflektue kur bahet fjale per perdorim!
Marrja prej saj e pasaportes shqiptare asht detyre e jo reklame! Dua, si vajze
e shkollueme dhe e rritun jashte, duhet me dashte me i msue dy gjana edhe per
Shqipnine e 2022-t, per shqiptaret qe jetojne mrena Shqipnie! Reflektimi i saj
asht i barabarte me koncertin e saj nese do te ndodhte dhe pse?
Pikerisht
se shqiptaret po ikin nga syte kamte nga ky vend, pikerisht se duan qe Duat e
tyne mos te bien ne duart e hajnave krah te cileve Dua u pa te pozonte me
pasaporten shqiptare! Pasaporta shqiptare nuk asht prone e Edi Rames as e Erion
Velise, por e vendit, kombit dhe Atdheut…
Djemte
e vajzat nga Shqipnia po marrin rruget e botes me pasaporten shqiptare te
fshehun neper skutat e shpirtit tue kalue La Manshin per te mrri ne Britanine e
ndyre poltikisht e aty bashke me pasaporten shqiptare ata gjykohen,
paragjykohen, ngujohen e trajtohen si kavje, bashke me pasaporten shqiptare;
Ata e kane gjak, Dua e ka aksesor kurse pozuesit krah Duas e kane mjet me
perzane djemte e vajzat si Dua e sa Dua…
Te
pozosh krah dy vampireve te frymes se bashkeatdhetareve te tu nuk mund te
merret as si rastesi, as si pamundesi shmangjeje; asht karshillek qe iu bahet
bashkemoshatareve te Duas duke u perdor me qeelim mesazhi kanibalesk: Ikni ju
se ne na vjen Dua e na i japim pasaporte shqiptare! Fiks ashtu siç u tha per
bangladeshasit qe do te zevendesojne ikanaket qe mbushen rruget e Europes kete
vit! Dua asht ne moshen me e kuptue tashma kaq gja, me e dite se pozimi krah
nje kryeministri qe largon me mijera te rinj nga Shqipnia nuk e do Duan ma
shume se ata, po i duhet Dua me e perdor, qe nje kryetar bashkie zaptues e hajn
e do Duan per aksesor e jo per vleren qe ajo vertet ka dhe mbart!
E
nese Dua hala nuk i ka msue kto fakte, duhet dikush me ia thane qe Dua dhe Duat
te mos bien viktime e kasapeve te thertores tone!