| E hene, 28.11.2022, 07:55 PM |
Pse nuk u ftuan presidentët në mbledhjen e parlamenteve?! Dhe kërkojnë bashkim!
Nga
Enver Bytyçi
Ja
më në fund u mblodhën “etërit” e kombit në sallën e parlamentit të Shqipërisë.
Deputetët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës përkujtuan 110 vjetorin e pavarësisë
së Shqipërisë në Tiranë. Një miku im, Sokol Kolgjini, shkruante se Kosova i
gëzohet festës së flamurit, se nuk ka flamur, ndërsa Shqipëria i gëzohet festës
së pavarësisë, sepse nuk ka pavarësi! Nuk e di sa kjo është e vërtetë.
Por,
unë mund ta marr këtë konstatim shumë seriozisht
“Baballarët
e kombit” erdhën në tempullin e asaj që quhet demokraci në Tiranë për t’u
bashkuar, por dhe shkuan ashtu si erdhën, të ndarë. Ose duhej të bashkoheshin
rreth programit të Serbisë, të cilin e mbron Edi Rama. Ose rreth flamurit të
Shqipërisë!
Të
gjithë sa folën aty kërkuan bashkim, thanë se duhet të lënë mënjanë inatet dhe
të jenë në një mendje. E kërkoi këtë kryeministri Albin Kurti, por edhe
kryeministri Rama.
Por
këta dy kryeministrat e të dy vendeve nuk gjetën konsensus që në këtë ceremoni
të ishin të pranishëm edhe dy presidentët e të dy vendeve! Mungoi presidenti i
Shqipërisë, Bajram Begaj si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Rastësi?!
Jo! Rama sakrifikoi Bajromin me qëllim që të mos ia shihte sytë Osmanit!
Prandaj presidentët munguan në festën e pavarësisë ku mori pjesë edhe
porositësi i vrasjeve, Taulant Balla! Madje ky i fundit ishte porositur të
propozonte që mbledhja e dytë e parlamenteve të bëhej në Prizren më 10 qershor
të vitit të ardhshëm. Përsëri pa presidentët!
Dhe
pas kësaj ndarjeje të dhunshme, të dy kryeministrat folën për bashkim, për një
qëndrim, për rakordim! Kurse Glauku tha se duhet të bashkohemi kundër Serbisë.
Ndërkaq Rama tha se ju të gjithë duhet të bashkoheni nëOpenBalkan rreth
presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Folësit nga Kosova, Glauku dhe
Albini, e shfaqën distancën e tyre ideologjike me Ibrahim Rugovën, kur nuk e
përmendën atë në fjalën e tyre. Ndërsa Edi Rama duke përmendur Ibrahim Rugovën
dhe Hashim Thaçin, i diferencoi ata në të munguarin (Rugova) dhe në të
munguarin e madh (Thaçi)! Përsëri me një gjuhë ndarëse.
Kështu
“baballarët” e kombit u mblodhën për t’u bashkuar rreth flamurit, por
përfunduan tëpërçarë edhe më shumë sesa ishin më parë. Kjo për shkak se Edi
Ramaështë bashkuar rreth një flamuri tjetër, atij të Serbisë! Ndaj kreu i
opozitës, Sali Berisha, bëri një akt simbolik distancimi nga kjo shfaqje e
shtirur, duke injoruar fjalën e kryeministrit Edi Rama. Ai e respektoi
ceremoninë në nderim të flamurit, aktit të pavarësisë dhe prezencës së deputetëve
të Kosovës. Por, nuk mund të duronte që një kryeministër i Shqipërisë Londineze
364 ditë tëqëndrojë në krah të armikut të Kosovës, Aleksandër Vuçiqit dhe një
ditë të vitit të na shfaqet si patriot.
Shfaqja
e djeshme ishte tragjike e komike. Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë nuk mundi
të thotë asnjë fjalë që prek ndjenjat e mikut të tij serb në Beograd. Nuk u
lodh të solidarizohet me politikën e Kosovës e kundër provokimeve pa fund për
luftë të Aleksandër Vuçiqit! Nuk tha asnjë fjalë për ndjesën serbe sa i përket
gjenocidit që ushtria, policia e paramilitarët e Serbisë kanë bërë kundër
shqiptarëve në Kosovë! Jo, jo! Asgjë nga këto. E sotmja nuk ekziston! Për Edi
Ramën duhet stimuluar e djeshmja dhe duhet mashtruar me të ardhmen! Vetëm
kësisoj mundet që ky delirant dhe shkes i miqësisë dhe vëllazërimit
shqiptaro-serb të mund ta përçajë dhe ndajë politikën shqiptare. Pra, mund të
ta kryejë misionin në shërbim të politikave të Beogradit kundër shqiptarëve.
Asaj
salle i munguan dje edhe flamujt kuq e zi. Regjisori i saj në godinën e
Kryeministrisë së Shqipërisë nuk është i paaftë të dekorojë veprimtari të
tilla. Por mesa duket, edhe në këtë rast nuk kanë dashur të mërzisin
presidentin e Serbisë! Por mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve sot në
Tiranë e dha një mesazh: - I dëshmoi botës atë qëlidershipi serb e propagandon
prej një dekade, se “Kosova nuk do të ekzistojë si shtet, pasi ajo do t’i
bashkohet Shqipërisë“! Këtë frymë e shprehën të njëjtën ditë edhe dy njerëz të
afërt të Edi Ramës. Përkatësisht Rexhep Qosja dhe Ben Blushi. Të dy këta e
interpretuan festën e pavarësisë si bashkim të Kosovës me Shqipërinë, ose të
krijimit të Shqipërisë etnike.
Kur
Rama, Qosja, Blushi e të tjerë flasin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë,
ata në fakt kanë parasysh edhe bashkimin e saj me Serbinë. Sepse nëse një
Kosovë e pa anëtarësuar në OKB tenton të bashkohet me Shqipërinë automatikisht
ajo shkon në ndarjen e saj dhe pjesët e ndara bashkohen më pas me Shqipërinë
dhe me Serbinë, sipas vijës ndarëse jug-veri.
Prandaj
dhe dje nuk u ftuan presidentët! Mesazhi i asaj mbledhjeje të përbashkët tëtë
dy parlamenteve ishte dhe mbetet skenar në ndihmesë të propagandës
anti-shqiptare të Beogradit!