Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aurel Dasareti: Nuk do ta harroj kurrë mikun tim të mirë, Zeqir Lushaj

| E diele, 27.11.2022, 07:43 PM |


Nuk do ta harroj kurrë mikun tim të mirë, Zeqir Lushaj

Nga Aurel Dasareti

Humbja është një pjesë e natyrshme e jetës, dhe diçka që të gjithë e përjetojnë herë pas here. Ne jemi krijuar në mënyrë të tillë që të lidhemi me njerëzit, vendet dhe përvojat.

Njerëzit që takojmë në jetë, nuk zhduken edhe nëse nuk i shohim apo nuk jemi me ta çdo ditë. Ata jetojnë në kujtimet tona, në kokat tona dhe në zemrat tona.

I dashur Zeqir. Dhimbja dhe mungesa për ty është jashtëzakonisht e madhe - për mua dhe të gjithë miqtë e tu - kur papritmas u ndave nga jeta. Ti more me vete një pjesë të madhe nga ne, kur në fakt na la. Hidhërimi është tepër i madh, tani që ty jeton në parajsë. Ne e ndjejmë fort mungesën tënde. Por e di që na ndjek shumë larg, tani që je bërë një yll tepër i bukur.

Lexoni edhe:

Aurel Dasareti: Vdekja e një miku është si të humbasësh një pjesë të vetesZeqir Lushaj: Intervistë ekskluzive me ekspertin Aurel Dasareti