| E shtune, 26.11.2022, 08:47 PM |
Shaqir
Dushku nga Ferizaj, banues në Tiranë e më pas i internuar në Kotë të Vlorës, u
dënua dy herë për arsye politike nga regjimi komunist, duke vuajtur gati 14
vjet heqje lirie. Herën e parë, në vitin 1962, gjykata arsyetonte se fjalët
kundër udhëheqjes i kishte thënë pa e konsumuar tërësisht gotën e parë të
rakisë ose birrës (nuk specifikohej), kështu që vepra quhej e konsumuar.
Gjykata merrte përsipër të interpretonte efektin e gotave. Herën e dytë, në
vitin 1976, u akuzua se grisi fotografinë e veprës së 19-të të E.H. dhe hodhi
fjalë fyese kundër udhëheqjes kineze. Pavarësisht se me Kinën u prishën
marrëdhëniet në vitin 1978, ai qëndroi në burg deri në vitin 1986.