| E marte, 22.11.2022, 08:49 PM |
Nga
Fritz RADOVANI:
DON NDRE
MJEDJA
SCODRA
SCODRA
I.
O
Tarabosh, i mnert, ndéja hyjnore,
Ku,
e rrebt, rrufenat Fromboja farkote,
E
e perzemruem’, gjyteteve mizore
Pshtjell’
me shtergata e bumbullim’ i lshote.
Andej
mbi breshtat e mbi land’t pjellore,
Qi
rreze diellit per dëshir s’ pershkote,
Ti
soditshe gjarpnues neper fushore
Kulmin
e Drinit me qeti kah shkote.
E
kuvendshe me té madhnin’ e Ilirit,
Ku
t’ lir si shqypet neper bjeshk, banoshin
Nipat
e hyjvet Ilirjak’ e t’ robit.
E
n’ at zemer u knaqshe pa fé kobit.
E
u knaqshin hyjzit qi tinzisht veshtoshin
Nper
heshtime t’ pamatuna t’ ethirit.
II.
O
dishmitar i shekujve t’ panjehun,
Qi
pershkove me sy gjind e ndodhina
Si
dhent blegtori kur, avit’ te trina,
Vezhgon
vathin e vet e rri tu’ i njehun:
Difto
si motit, prej hyjnis i ngrehun,
Per
kto vênde lakmues e kto krahina,
Rrani
nder treve hijeshue n’ çetina
E
badra t’ verdha me ata gjetht e prehun,
Si
nji popull me shpatë i armatisun,
Ili
fatbardh’, Ili qi blegtoresha
Galateja
perfitoi e Polifemi;
E
kjene shkuesa prej Olimpit nisun
Bind
fuqimadhi e Senton hyjnesha
E
dasmor i gjith zotave polemi.
III.
Difto
si grigjen neper shpat kur lshote
Me
lkur’ harushet vesh’ e njesh’ barija,
Gjith
rrotull Krajës e ka merr Rumija
Kumbim
trokash mbi troje tingullote;
E
dhênt blegroshin neper dushk; gjiplote
Gjellet
nder megje siellishin me mija
E
t’ permállshme kundruell pallshin, e n’ shpija
E
nder peqina ‘j tjetrë gridh’ ushtote.
Maje
currave tu’ u pshtet’ me fyll shtogut
E
buz’ kronit barit zgaçen nen hije
Kndoshin,
e ndalej fluturimi i zogut.
E
i perkdhelun prej kang’sh, shpell’ e shkambije,
Lête
gjarpni i helmuem, e mjedis t’ logut,
Ngrehun
kryetin perpjet, vrote me shije.
IV.
E
ti smiren difto qi t’ perzêmruemit
Hyji
e Elades germoi, e jasht’ zakonit
Dergj
e rrenime grumulluen e t’ shuemit
E
nipave caktuene t’ Posejdonit,
Se
kah fundi i peqinave t’ Mallkuemit
Shperthei
kulsheder neper gryk’ t’ nji stonit;
E
si kokerr rrufejet, prej t’ aguemit
Frombos
vetueses ju perqasi fronit.
T’
krokodilit mbas giaset, i flakote
Me
nji t’ njyme gjelbrore e t’ verdh’ gjith shtati
E
flak’ e kuqe neper sy i vetote.
Krah
i zjarrit’ bri stjetullavet i delte,
E
surfull turfullote e flak’ lugati
Qi
prej fushës per gjys’ malin e shkelte.
V.
E
nji njegull nder male, e ‘j er’ qelbsinet
E
i vap’ e mnershme per gjith’ vend shperndahej,
Ku
nder lugje ma t’ rita e n’ pod rudinet
Me
t’ perjetshmen sherbel’ gjineshtra thahej.
Mjedis
t’ megjeve i shtangun, prej nalcinet
Plandoset
qjelli rrokollim, e rraheji
E
nderkryeme per tok’ delja bri trinet,
E
regji i shpevet prej trishtimit kjahet.
E
gjimoshin t’ zharituna blinishtat,
E
kjaheshin rreth krojet, e t’ trishtueme
Ulkoja
e trumat uluroshin naten.
I
molisun flakrote ushtari shpaten,
E
dnesshin nuset per kunor’ t’ vorfnueme,
E
vjerr’ gjinit amtuer, disshin ferishtat.
VI.
Por
qe prej shpellet, ku n’ qeti banote,
U
çfaq tat’ gjyshi Polifem, e drodhi
Rrotllen
e rynit qi mbi báll i ndodhi
Vetem,
shkellxore porsi hana plote.
E
i farmakuem prej mnijet turfullote
Si
harusha per zogj, e nji shit zgjodhi
Nen
máje t’ madhit Tarabosh, e e hodhi
Kundra
bindit, damtuer qi kobe lshote.
Fishklloi
ajri per rreth, e bumbulluene
Rrethas
permnershem malet, e, si zdapa,
Shkulmat
e Drinit pezulli u çuene.
E
larg ushtoshin lugjet e Peshtrikut,
E
porsi t’ shtyeme prej fortun’s,permbrapa
Rrokolloheshin
val’t e Adriatikut.
VII.
Uluronte
prej dhimet e perplasun
Nder
balta t’ Buenës, ku fillon koliku,
E
terbuemja kulsheder, tue ju qasun,
Stonit
t’ perparshem qi kish xan’ kreshniku.
Por
i veshej prej majavet i rrasun
Nji
breshen qetash, si nji rê çeliku
Qi
lumbardhat flakrojn’ n’ ma t’ idhtin t’ hasun
Qi
ka me anmikun e terbuem anmiku.
E
mizoren perfundi ‘j mal sa qiella
E
nêlt e shtrydhi per gjith an’sh, e ngeli
Aq
e madhe per bind u çue gomilla.
E
zbriti s’ neltit, buzen n’ gaz, e shkeli
Polifemi
mb’at suke, e n’ zane t’ kthiella,
“T’
Ilirijes, kumboi, “a ktu temeli.”
VIII.
Kumboi
njitas nder malet Ilirike
E
nder fushore t’ b’ gatuna n’ grunaje
Zâni
i kasnec’ e e ‘j brohori jetike,
Qi
jehona perdridhte mâje n’ mâje
E
thirrte Kodri: - O djelmëni kreshnike
Me
dhên gur e permend’ leni n’ bungaje
Spatat
e ngulme, léni tok’ t’ fisnike
E
léni berret qi kullosin n’ zaje;
E
hiqni thekshem kah i t’ parve a shkámbi,
Ku
n’ vetina perher’ Fromboja dëfrehej,
Se
nji t’ rejes seli po i shtrohet lâmi.-
E
permbi suken mrekullore u njiti,
E
t’gjytetit mbretnuer rrethin, ku t’ ngrehej,
Me
gjak t’ kulshedrés tu’ e vizat’. Shetiti
IX.
Prej
krahinet kú i mûjshem Labeati
Banon
me shqype, e ku perté, e Parthinit
Kullot
grigja e mrizon Autarijati
Berret
e láme neper ujna t’ Drinit;
Porsi
çuna t’ nji shpis qi fton i jati,
Avulluesa
sinjoreve t’ Shkodrinit
Ju
veshne Ilirsit me hiti, ku fati
I
atmes ma t’ lergun ja perkrahte fqinit.
E
kndoshin çetat tui u zbrit’ , e ushtoshin
Fush’
e lugje t’ gjelbrueme e shéna e prroje,
N’
brohorijet t’ ushtris kur n’ pun’ u lshoshin.
E
‘i popull i pafar’ rreth suket vlote,
Porsi
shemet e bletve neper zgjoje,
Tuj
ngreh’ shka naten hyj mizuer do t’ rrxote.
X.
Ngri
prej mneret t’ çudimeve s’ vetove,
E
permbledhun rreth malesh Ilirija:
E
t’ Shuguruemit e Bindit, n’ uzdaj plote,
Shqyrtoshin
shortet si ju nepte dija.
E
pvetshin t’ shpardhit, qi per an’ mbretnote,
Gjethin
kuvénd’s me dshir e neper vija
Zanet
e rrgjanta qi Sentona lshote
E
val’t qi luente e Posejdonit hija.
Por
i trúmun Dodonasit nuk flitte
Shpardhi
n’ bungajet, e nuk bzâte rrjedha
Me
tingllime t’ argjanta per kah rrshitte.
Ankim
prej qiellet t’ Ilirjakve s’ ndihej,
As
e flladit ndivnues s’ ankohej dredha:
Por
paq i kandshëm prej Hyjnijet shifej.
XI.
I
madhnueshem shkelzete bregut t’ Drinit,
Prej
mermerit katruer t’ dhenun, prej arit
Xhixhlloj’s
nen rreze qi pershkrepshin s’ parit,
Tempull
i ngrehun hyjnave t’ Elinit.
E
mbarshtrojsit e Zeusit n’ petka linit,
Stolisun
kryetin me kunora larit,
Ndezne
kémcat rreth lternavet per s’ mbarit,
Tuj
ftue t’ idhnuemit hyjenor’t e fqinit.
Kersitte
kêmi mbrenda kup’s s’ prarueme:
E
shkul tu’ u çuemun, neper qiell t’ faltores
Tymi
i erkândshem fjolla fjolla hypë.
Gjimoi
moti ne e rrmakt, e zâne t’ mbulueme
Shungulluene
prej s’ neltit t’ nji dritores:
-Aferdita
per fli Rozafen lypë-.
Shenim F.R.:
“Juvenilia”
e Don Ndre Mjedjes asht botue nga shkrimtari Mark Gurakuqi.
Edhe
shpjegimet e disa fjalve janë t’ Atij shkrimtari.
Ribotimi
bahet nga ana ime në këte pervjetor të Don Ndre Mjedjes.
Poezia
Scodra që i kushtohet Shkodres, asht nder kryeveprat e Mjedjes.
Ajo
xen vend edhe në thesarin e dialektit të Gegnishtes.
Shkrimtari
Mark Gurakuqi thekson: “Vlera letrare e artistike e veprës së Mjedjës asht e
madhe”.
Melbourne,
22 Nandor 2022.