Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Dy Mark Gjomarkajt që sigurimi i bashkonte për imazh

| E diele, 20.11.2022, 08:41 PM |


Dy Mark Gjomarkajt që sigurimi i bashkonte për imazh

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1959, shoku Hasan, në emër të shokëve të Zbulimit Politik, çeli dosjen e kërkim ndaj Dom Mark Gjomarkaj, “meqë merret me veprimtari armiqësore kundër vendit tonë, duke punuar me të arratisurit, duke qenë në shërbim të amerikanëve e Vatikanit dhe mundet edhe të jugosllavëve”. Në fakt Gjomarkaj ishte burgosur nga jugosllavët dhe pas daljes nga burgu jetonte në Austri.

Shokët e sigurimit, deri në vitin 1990 kur e mbajtën çelur këtë fashikull, kujtonin se Dom Marku ishte Mark Gjomarkaj i vrarë në vitin 1946. Me imazhin e Markun të vrarë zhvillonin punë agjenturialo -operative për Markun që jetonte.

Në foto janë Marku joklerik (sipër) dhe Marku klerik (poshtë, i shenjuar).