E enjte, 25.04.2024, 02:33 AM (GMT+1)

Mendime

Jahja Kokaj: Aksionet diplomatike që duhet t'i kundërvihen situatës së re Kosovare

E diele, 28.12.2008, 08:03 PM


Prof. Dr. Jahja Kokaj
AKCIONET DIPLOMATIKE QË DUHET T’I KUNDËRVIHEN SITUATËS SË RE KOSOVARE?
STRATEGJITË E NEVOJSHME DIPLOMATIKE TË SHQIPETAREVE NË NJË SITUATË TË RREZIKSHME NË TË CILËN GJENDEN

Nga Prof. Dr. Jahja Kokaj

Me strategjitë e mençura diplomatike të Serbisë së Tadiqit, në situatën kur interesimi i SHBA është në rënje, qëllimet ruso-serbe të bazuara në rezolutën 1244 për pezullimin e ardhmerisë së Kosovës, po realizohen nëpërmes të 6 pikave famëkeqe të Ban Ki Moon-it.
Me zbatimin e ketyre pikave, me ngrirjen e situates kur teritori verior i Kosoves de- fakto kontrollohet nga Serbia, kur shqipetaret ne kete teritor persekutohen apo rrahen kur ata ndertojne apo meremetojne shtepite e tyre ne pronat e tyre qindra vjecare, legalizohet jo vetem pronesija afatgjate e serbeve ne ato teritore , por edhe tejrritet autonomija e enklavave serbe deri ne nguflatje te ekonomise dhe qarkullimit zhvillues te Kosoves se re per te cilen  shqipetaret po shpresojne qe po ndertohet.
Kur kesaj situate i shtohet fakti qe propaganda serbo ruse ka arrite pothuaj se ta frenoj plotsisht dinamiken e njohjes se Kosoves nga shtetet islamike, duke i bindur ato qe Kosova eshte anti –islamike, pro amerikane apo pro Israelite ne njeren ane dhe duke bidur Vatikanin qe te heqe dore nga njohja e Kosoves nen pretekstin se Kosovaret muslimane jane me te larget per ta se sa vellezrit e tyre orthodoks, ne anen tjeter, prespektiva e Kosoves jo vetem po zbehet apo stagnon, por po kethehet per disa hapa edhe mbapa ne kursin e gjertanishem te avancimin dhe tretmanit te saj ne bote. Rrjedhimisht po Kosova stagnon edhe ne zhvillimin e demokracise, ekonomise dhe ardhemrise se saje per te cilen shqipetaret ishin mjaft optimist gjeri me tani.
Ne kete situate kur potezat avancuaes diplomatik serbo rus, ne kohen e nje plogtije te theksuar diplomatike dhe zhvilluese te Kosoves, situata gradualisht po rreshqet ne kanale te padeshirueshme , qe mos ti quaj fatale per ardhemrine e sovranitetit te Kosoves dhe ardhmerise zhvilluese te saje.
Deklaratat per krereve kosovare per mospajtimin me pikat e Ban Ki Moonit qe kane te bejne me serbizimin afatgjate te veriut te Kosoves dhe mega-pozicionimin politik dhe ekonomik te enklavave serbe ne brendesi teKosoves deri ke ngumflatja e zhvillimit apo qarkullimit zhvillues ekonomik kulturor dhe administrativ shqipetare nuk do te kene mundesi ta ndalin kete  dinamike apo kahje te kobeshme apo fatale per shqipetaret. Nivelin e ketij rreziku afategjate si duket nuk po e kuptojene shum shqipetare.
Edhe demonstratat e prira nga Albin Kurti, do te jene vetem nje ngjarje demokratike e cila as nuk do te futet ne vesh te ayre qe po krijojne mjegullire te re politike apo klime me plot fortuna afatgjate per sovranitetin dhe zhvillimin kosovar qe mira  shqipetare qe tani me jane zhyte ne varferi te tejskajshme dhe  anderrojne apo shpresojne per nje shpetim te tyre qe nuk po vjen dot.
Ne kete situate kur ban Ki Moon therret per nje fleksibilitet politik te shqipetareve, qe nenkupton nenshtrim ndaj kerkesave serbe, europjanet pragmatik edhe ata qe formalisht kane njohe sovranitetine e Shetit Kosova, siqe thot H. Sollana ne bised me ban Ki Moon, me date 23 Nenetore 2008, kerkojne implementimin e shrirjes se EULEX-it, duke aprovuar edhe gjashte pikat famkeqe, te cilat nen situaten e aushtuquajtur reale apo pragmatike i propozoi sekretari general i OKB.
Ne kete situate te krijuar kosovare,  te karakterizuar me nje vershim te rrjedhave te disfavorshem politike apo edhe ekonomike afatgjate, te krijuar me veprimet e fuqishme politike-prapagandistike serbo ruse, qe ka konsistuar  me hesitimin per njohjen e saj nga Vatikani per shkak te distances me te larget me kosovaret se sa me orthodokset serb dhe poashtu  te Arabise Saudite (me shtetet islamike)  per shak te mungeses se kualiteteve te mjaftueshme proislame ne Kosove, plani Ahtisaar po ignorohet plotsisht.  Ne kete situate te ignorimit te planit ne fjale  nga Bab Ki Mooni dhe  europjanet qe nenkupton  cungimin ne menyre afatgjate jo vetem te teritorit teritorin Kosovar, por dhe ngadalsimin  deri ne paralizim te theksuar te zhvillimit funkcional ekonomik dhe politik te Kosoves, shqipetaret duhet te mendojne per nje politik te re e cila do ti shkunde dhe nxjerr ne dukje vemendjen apo ndergjegjen e sinqerte politike ne nivel boteror apo europjane.
Meqe deklaratat zyrtare te Kosoves apo demnostratat  siqe shihet nuk do te kene efekt ne  vershimin e qendrimeve politike fatale te nivele te larta nderkombartare  per Kosoven, kosovaret duhet te gjejne strategji te reja diplomatike dhe politike. Konsideroj qe dy startegji do te ishin reale dhe efikase nese politika dhe populli kosovar i zbaton ne kete  situate kritike:
Meqe plani I Ahtisaarit ka nje strukture kostruktive te cilen Kosovaret e pranuan si zgjidhje me leshime peni apo fleksebilitet maksimal polik, tani ne kohen kur themelet e ketij plani po i rrenon propaganda serbo ruse me shkurtimin e pjeseve te ketij plani ndrron edhe esenca dhe qllimi i tij. Ne keto kushte eshte strategji e preferueshme politike dhe diplomatike e kosovareve qe te  deklarojne qe tani ne kushtet e ndryshimeve te planit Ahtisaar, do te ri adaptne kushtetuten dhe qendrimet politike duke ignoruar ate. Ne kete situate, nderkombetaret  dhe faktoret tjere te cilet  po iu impunojne kosovareve nje situate te papershtatshme shohin qe decentralizimi i planifikuar sias planit dhe kushtetutes, pronsija e tokave kishtare ne trojet mira vjecare te shqipetareve ne Kosove, dhe pikat tjera ne te cilat ndertohet plani i Ahtisaarit biejn poshte. Serbet e Kosoves behen pakice kombetare me te drejta normale sikur se te gjitha pakicat ne te gjitha vendet tjera te botes. Nuk do te kene privilegje te medha deri ne nivel deskriminues te pales shqipeare, te cilat parashihen me shum pika te planit Ahtisaar. Kethimi i mudeshem i serbeve ne Kosove do te realizohej me te njetata kushte sikur se kethimi i atyre ne Kroaci , Slloveni e gjetiu. Se fundi kjo situate e cila do te del jashte kornizave te  planit te  Ahtisaarit gjeneron te drejte nderkombtare te pamohueshme te kosovareve qe te bejne nismen demokratike te paavarsise dhe sovranitetit te plote. Ne kete situate ndekombetaret , por edhe serbet do ta kuptonin qe: duhet te ndalen me kerkesat e cuditeshme dhe uzurpuese, duhet te kuptojne qe  “ajo qe eshte mjaf eshte mjaft”. Ekziston nje prag apo vije e kuqe te cilet dijen ta vejne edhe shqipetaret. Ekziston nje vije pertej se ciles nuk leshojne pe edhe shqipetare. Dhe se per vendosjen e kesaj vije pala shqipetare ka jo vetem te drejte morale dhe ndekombetare por edhe mekanizma praktik per realizimin e saje. Kur pala kosovare vendosi shenjat kufitare e veri, shovenistat serbe qe gjate luftes ishim mesuar te vrasin e persekutojne shqipetaret e pa mbrojtur, ata vetem uluronin pertej kufirit dhe nuk kishin guxim te futen ne teritorin e Kosoves. Pra nuk ka me perdorim force per veprimet e kosovarve ne trojet e tyre mira vjecare. Pra vullneti i popullit shqipetar qe Kosova te kete sovranitet te plote me siguri do te rrespektohej ne Bote. Nuk ka dhune tani e cila do ti impunohej shqipetareve qe te ja u cungoj kete te drejt univerzale-te drjten per vetvendosje dhe ruajtje te kufijve te saje legjitim.
Ne kete situate do te ngadalsoheshin njohjet e reja nderkombetare. Por edhe ashtu kjo njohje tani eshte ne rruge qorre. Ne situaten e re qe impunon Euleksi, kur teritori veriore i Kosoves  mbetet i konfiskuar nga shqiptaret deri ne afate te pakufishme kohore, kur ky teritor faktikisht  do te jete ashtu siqe eshte aktualisht nen okupimin serb, do te ishte e pa logjikshme qe te priten njhohje te reja. Pastaj kete situate e rendon edhe Gjyqi i Hages per arsyshmerine juridike te shpalljes se Kosoves se pavarur. Por me veprimet e propozuara ne kuader te kesaj pike, do te krijohej nje situate e re. Nje realitet i ri politik, ne te cilin me kalimin e kohes do te adaptoheshin faktoret nderkombetare. Keshtu do te krijohej nje situate e cila pragmatikisht do te pranohej. Se fundi ne kete situate do te ishte me e logjiksme te ushtrohet presion politik ne palen serbe qe te pranojne te drejtat elementare njerzore te shqipetareve siqe eshte sovraniteti i tyre.
Stategji e dyte dhe poashtu legjitime do te ishte akualizimi i Lugines se Presheves. Ne kohen kur Mitrovica verore apo pjeset e banuara me shumice serbe realizojne ndarjen e tyre nga Kosova dhe bashkimin me Serbine do te jete situate e plote simetrike, ndarja e Lugineas se Presheves dhe bashkimi i saje me Kosoven. Se fundi shqipetaret e kesaj lugine nuk i kane te drejtat e njejta me serbet e pjeses veriore apo pjeset tjera te Kosoves. Kemi te drejte te plote dhe eshte e logjikshme qe pa turp, pa ngurim, por me plote ze te kerkojme qe keto dy situata simetrike ne Ballkan te cilat jane mbetje e fundit e qartsimit te marredhenjeve te ardhshme afatgjate shqipetro-serbe, te zgjidhen ne baze te kritereve te njejta per te dy kombet. Pse edhe njihere sikur se shum here ne te kaluaren historike shqipetaret te mbesin te diskriminuar. Pra duhet qe kjo situate te trajtohet plotsisht ne menyre simetrike. Prijsit preshevare siqe eshte Daci, Halimi, Ismajli, Islami me siguri do te jene deri ne funde per kete kerkese, ndaj edhe na kosovaret duhet te perkrahim kerkesen potenciale te tyre. Ndoshta ne menyre te ngjajshme do te indikohet ( politikisht) zgjidhje ekstrapoluese e qeshtjes shqipetare edhe ne teritoret tjera ballkanike.
Ne bisedat politike si duket pala kosovare aktualisht heseton apo ngurron ta theksoje kete potencial real dhe shum te logjikshem te realitetit shqipetare ne Ballakan. Nuk e theksojne, kete potencial politiko-diplomatik, ne sipozimin qe kjo dihet apriori. Por ne shumicen e bisedave politike duhet te theksohet si adut, stategji apo karte diplomatike dhe politike. Se fundi pse shqipetaret edhe njiher te dorojne , sikur se shum here ne histori nje deskriminim te ri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora