| E shtune, 19.11.2022, 07:00 PM |
Blerim Rrecaj
Lule në hyrje të
Prishtinës
Këto
lulekamomili në hyrje të Prishtinës
Si
tufë me dele në një stan barinjsh
Pranë
oborreve të dy shtëpive-ndërtesa të vjetra relike
Përballë
Stacionit Ndërurban të Autobusëve
Rrijnë
të palëkundura këtu nëpër stinë
Kalimtarët
mund t’i shohin në çdo kand
Sikurse
fotoreporterët që zgjedhin një pamje
A
piktorët një tablo
A
poetët një variant
Në prag kryefeste
28
Nëntorin e pritëm dhe e presim
Ndjenjëpërzier
sa qajmë e sa qeshim
Është
përvjetori i 110 me radhë
Gëzim
e mërzi në sy zemër ballë
Gëzohemi
për të mirat që ka kombi ynë
Për
rrugën e përbashkët deri në bashkim
Mërzitemi
se mund të bënim më shumë
Mund
të bënim ne e ajo e ti e unë
Në
kalanë e kombit një vepër më tepër
Të
ecim rrugës së amanetit të vjetër
Të
ruhemi prej syrit të keq e gojëve të këqija
Që
kot llomotisin se s’bëhet dot Shqipëria
Ndaj
sot kemi kaq ndjenja të përziera
Trazimi
na shkund në shpirt por do fitojë e mira
Çdo
28 Nëntor kur të niset e të vijë
Çdoherë
më shumë gëzim e më pak mërzi
Buzëqeshje prej shiu
U
zgjova në mëngjes
Në
shtatë dola në ballkon
Vështrova
për pak minuta
Fytyrë
e mrroltë qielli
Hidhej
binte e vinte shi
Po
një re e ndritur buzëqeshte
Më
shtyu ta merrja telefonin
Të
shkrepja këtë pamje
Kjo
pamje që pashë ishte poezi
As
shkrepja e as përshkrimi im i çastit
Historizë me arra
Në
tavolinë kuzhine një qese me ftonj
Pranë
të shpërndara kokrra arrash
Ca
mandarina aty pranë
Tik-taku
ecën e pothuajse mesnatë
Kërkoj
darët e arrave e nuk i gjej
I
afrohem çekiçit të drurit si çekan gjyqtari
E
lë e se marr se gjumin mund t’ia trazoj diku
Mbrenda
mureve tona e përtej e këtupari
Ma
bënin me sy këto arra kryeçykë
Mendova
ta provoj një të moçme metodë
T’i
marr në grusht e t’i shtrëngoj fort
Duke
i përplasur si deshët kokë më kokë
Provo
një herë e provo herën tjetër
Më
në fund një lëvozhgë kryeneçe u dorëzua
Se
lashë këtë natë pa shijuar një thelb arre
Që
dhuratë nga fshati i sollën për ne e për mua
E
shijova shumë si të haja përsëpari
Dhe
provova dhe një tjetër
Po
kaq e mirë edhe kjo doli
Të
tjerat mbi tavolinë po presin
Duken
kaq të mira e kaq të ndritshme
Po
i lë kur dita të zbardhëlloj
Kështu
e kanë arrat si gjithmonë
Kërkojnë
goditje të forta para se t’i provojmë
Kaq
ishte kjo historizë e kësaj nate
Fola
si të flisja për ngjarje të papara
Një
varg fëmijërie pakëz e ndryshoj
Përralla-përralla
ha gjyqtari ftonj e arra