| E premte, 11.11.2022, 08:50 PM |
Kuvendim për Shqipninë me Kapidan Mark Gjon Markun
Nga
Nue Oroshi
"Shtëpia është e mikut dhe e Zotit kurse
armiku që vjen për ta pushtuar tokën don plumb ballit". Këtë
thënie e kishte ndëgjuar sa e sa herë Kapidan dr. Mark Gjon Marku në kullën e
Kapidanëve të Mirditës në Orosh në qendrën e shqiptarizmit, në vendin ku shekuj
me radhë ipej kushtrimi për kryengritjet shqiptare. Ishte rritur dhe burrëruar
me tiparët e nderit, besës dhe burrërisë. Kishte vazhduar dhe kryer studimet në
Itali por si një shqiponjë dykrenare iu kthye trojeve arbërore. Ai ishte djali
i madh i Kapidan Gjon Marka Gjonit. Atij i takonte më Kanun ta vazhdoj
trashegiminë për ti prirë Mirdites si në paqë ashtu edhe në luftë. E kreu detyrën me përgjegjësinë më të madhe
kombëtare. Iu priu Mirditorve në luftë kundër ideologjisë ruso-serbe dhe luftoi
ballë përballë me oficerët rus e serb, si dhe klyshtë e miskovit me emra shqiptar. Kapidani
e zbatoj atë moton e rilindasve shqiptar se Dielli lind në perëndim. Ai dhe
shokët e luftës që e ndjekën me përkushtim ishin rrezja me e madhe e ndriçimit
të diellit shqiptar në botën perëndimore. Kapidan Marku ishte komandanti
legjendar i mbarë nacionalizmës shqiptare, kot kërkohet të gjindet e të
fabrikohet një i dytë sepse nuk egziston. Ai kishte bërë plan për një Shqipëri
Etnike dhe demokratike. Thoshte shpesh se: "Shqipëria pa Kosovën
gjithmonë ka me qenë e sakatume". Princi i Mirditës e mori me
përkushtim dhe me një krenari që edhe në momentet e luftës ta udhëheq Mirditën
deri sa ra heroikisht në natën në mes të 13 - 14 Qershorit 1946. Kapidani ra
heroikisht për Shqiperinë Etnike dhe Demokratike. Nëse kthehemi në
retrospektivë a thua se si do të dukej sot Shqipëria sikurse të ishte realizuar
ideja e Kapidan Mark Gjon Markut për bashkimin e trojeve Shqiptare. Shqipëria
do ishte një shtet supërfuqi në Evropën juglindore. Por Kapidan na falë se
klyshtë e Miskovit na kanë lanë ideologjin e tyre dhe ende një pjesë e mirë e
shqiptarëve nuk janë liru nga kjo ideologji. E Kapidan edhe Mirdita jonë ende
nuk janë liruar nga kjo ideologji e Miskovit. Mirdita i bëri ballë 500 vjet
robërisë Otomane por pas vitit 1952 nuk mundi ti bëj ballë ideologjisë
komuniste. U shkri u zvetnu dhe është e trishtushme dhe tepër tragjike kapidan
Mark se pas afer tet dekadave te rënies tënde heroike asnjë institucion as në
Mirditë, Lezhë e as në Shkodër nuk e bënë qoftë edhe një akademi përkujtimore
për ta kujtuar veprimtarinë tënde atdhetare. Është e trishtushme dhe tepër jo
burrnore që edhe pas 30 viteve të ardhjes së Demokracisë në Shqipëri emri yt
dhe emri i kapidan Llesh Gjon Markut nuk është i shënuar në asnjë rrugë, në
asnjë shesh dhe në asnjë shkollë të Mirditës, Lezhës dhe Shkodrës. Edhe
veprimtarisë se Kapidan Prenkë Bibë Dodës i cili udhëhiqte 60 % të ushtrisë
shqiptare të Lidhjes se Prizrenit ju deshtë institucioneve shqiptare 100 vjet
pas vrasjes ta shpallin nderi i kombit, e ai ishte nderi i kombit që nga rënia
heroike, edhe ti dhe kapidan Llesh Gjon
Marku jeni nderi i kombit mu nga momenti që ratë heroikisht për mbrojtjen e
Shqipërisë nga klysht e miskovit. Kapidan ende nuk është liruar Shqipëria nga
ideologjia komuniste. Ende në Shqipëri udhëheqin bijtë dhe bijat e atyre që
dhanë urdhër që të vritet atdhetarizma shqiptare. E sot Shqipëria është duke
vuajtur nga sëmundja e harreses së qëllimt. Ende nuk e kanë kuptuar mirditorët
tanë se pa historinë e Derës se Gjomarkajve nuk mund të shkruhet historia e
Mirditës dhe as ajo e Shqipërisë.
Kot bëjnë plane historianët ta shkruajnë
historinë e Shqipërisë, nëse nuk është e
përfshirë historia e Derës së Gjomarkut, sepse ajo histori prap do të mbetët e cungume
dhe e sakatume. Nuk e di se edhe sa vite do t´iu duhen shqiptarëve të
vetdijësohen dhe të fillojnë që ti njohin heronjtë e vërtetë të kombit shqiptar.
Kapidan edhe në Dardaninë tonë janë përzier shumë rryma politike dhe
ideologjike, por një gjë është kryer me sukses. Është bërë njohja e luftës së
Nacionalizmes shqiptare dhe shumë sheshe e rrugë dhe monumente janë ndërtuar me
emrat e nacionalistëve shqiptar, e shumë
shkolla mbajnë emrat e tyre. Kapidan edhe pse kanë kaluar shumë vite që ti ke
bërë rënien me heroike që mund ta këtë bërë një komandant legjendar emri yt
ende sot e asaj dite ju sjellë tmerr atyre që nuk e deshtën dhe nuk e donë
Shqipërinë me Perëndimin. Kapidan djemtë e Oroshit të Mirditës dhe mbarë Shqiptarisë kanë marrë iniciativë që ty ta ndërtojnë në Shkodrën heroike një
monumentë që pak a shumë të falënderojmë ty për veprën tande heroikë për
Shqipërinë Etnike. Me të dëgjuar bijtë dhe bijat e klyshve të Miskovit janë
alarmuar dhe janë duke u munduar që me çdo kusht ta bëjnë bllokimin e këtij
projekti kombëtar por gjithmonë atdhetarizma e ka mundur tradhëtinë edhe pse
shumë herë është dashur sakrificë deri në heroizëm për realizimin e ideve
kombëtare. Pas këtij monumenti kur të mushën mend mirditorët se rruga e
Shqipnisë është drejt Evropës dhe Mirdita është qendra e Shqiptarizmës nëpër
shekuj dhe të fillojnë ti kujtojnë vlerat e Historisë së Mirditës do ta
ndërtojnë edhe kullën heroike që duhet të shënderrohet në një muze kombëtar për
tërë Shqipërinë. Për këtë edhe jemi duke punuar në vazhdimësi. Historia e derës
së Kapidan Gjon Marka Gjonit nuk është histori prej akullit që kur të bien
rrezët e diellit shkrihet e tëra siç është shkrier historia e
fallsifikuar e komunistëve, por është
një histori e cila është e arkivuar nëpër arkivat me prestigjioze të
botës, është histori e cila ka mbetur në
mendjën, shpirtin dhe mbamendjen e
nacionalizmës shqiptare. Dhe kur një fllad i verës e ka kapluar Oroshin edhe
sot e asaj dite shqiponjat dhe bilbilat në Orosh i përserisin si në kor fjalët
e poezisë së Kapidan Markut të shkruar në malët e Mirditës: " Shqiptar,
shqiptar mos harro fenë, nderin ta mbash ta ruash atdhenë, sot komunizmi don me
të koritë të sllavi tokën ty ta ka shit. " Kapidan edhe sot kemi punë me
serbët se ata që i luftove ti me shokët e tu e falën Kosovën dhe viset e tjera
shqiptare miqve të tyre serbëve. Dhe është dashtë që Kosova ti jap edhe 14. 000
dëshmor dhe viktima që të vjen liria. Kur gurgullimat e ujit të Oroshit ndëgjojnë
jehun e tingllimave të maleve të bardha të grykës së Oroshit, një zë jehon se bashku më krismën e pushkës. Unë
thotë jam zëri i Kapidan Mark Gjon Markut: " More të ligë pse mi
gjuajtët eshtrat ". Nuk ka qenë
asnjëherë në traditën e shqiptarit që të hudhën dhe humbën eshtrat e
kundërshtarit, me Kanun të Lekë
Dukagjinit kur vret kundërshtarin, i
kthehet mbarë trupi dhe i qohet fjalë familjes se të vrarit. Kurse ju morët
familjet e pambrojtura dhe i burgoset dhe i internuat në Tepelenë, Spaq e kampe
tjera të përqendrimit, ku vdiqën me
mijëra e mijëra gra e fëmijë të pafajshem. E ju nuk i humbët vetëm eshtrat e mi
por edhe At Gjergj Fishtën e latë pa varr. Edhe 47. 300 shqiptar atdhetar që u
vranë nga ju komunistët pansllavist i latë pa varre. Ju ne na latë pa varre por
ne kemi hyrë sot fitimtar në çdo shtëpi atdhetare shqiptare ku i thuhet
bukës-bukë e ujit-ujë. Ndërsa ju tradhëtar të Shqipërisë keni mbetur të
groposur thellë në tokën e Shqipërisë Etnike edhe pse nuk e meritoni ti keni
varrët në tokën Arbërore, ju jeni të
harruar.
Kur jehu i këngës për derën e Gjomarkajve i
lëshon zërin aty i thuhet: " Na prij pra o Mark Gjon Marku se pushkës
tande si prishet qarku ". Paq lavdi o Kapidan Mark Gjon Marku se
pushka jote dhe e mirditorve që ju keni pri për më shumë se pesë shekuj në
luftë kundër osmaneve dhe me pas në luftën kundër ideologjisë ruso-serbe
do të mbetët pushkë kushtrimi për lirinë e Shqipërisë.