Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: 'Ushtarë të Enverit'

| E merkure, 09.11.2022, 07:22 PM |


“Ushtarë të Enverit”

Nga Kastriot Dervishi

Një shqiptar 28-vjeçar nga Deçani i Kosovës, i vendosur për banim në Bashtovë të Kavajës, i indoktrinuar nga propaganda komuniste, i sëmurë nga jeta e keqe në Shqipëri, në vitin 1969 i shkruante Enver Hoxhës duke kërkuar lejimin e riatdhesimit. Shkruan se përjetë do mbetej enverist. I bashkëlidh edhe disa foto, të veten dhe të disa fëmijëve. Foton e ka shkruar me “ushtarë të Enverit”.

Në letër tregonte arratisjen kur kishte ardhur në Shqipëri: “Në rrugë e sipër pata një paralizim më tepër se 6 orë. Halili (djali i xhaxhait-shënim) më lidhi me litar dhe si cungun e zi më tërhoqi nëpër shkëmbin e alpeve tona të ashpra ku gjatë muajit mars 1964 kam qenë i mbuluar me borë. Mjafton t’u them vetëm kaq se për postën kufitare ku u dorëzuam pas 48 orëve udhëtim, ishte e pabesueshme të kemi kaluar rreth piramidës nr.20”.

Pra nuk kishin kaluar më shumë se 5 vjet dhe kërkonte të riatdhesohej.