| E marte, 08.11.2022, 07:08 PM |
Vlerat e vërteta të
veprës
“Triumfi
i Kombit’’ i Skënder Sadri Kapitit, Traktat dhe Manifest Kombëtar
Nga
Hasan M. Shahinaj & Xhevahir Cirongu,
shkrimtarë dhe publicistë
Studuesi i mirëfilltë, analisti
serioz skrupuloz e guximtar dhe njëherësh publicist tashmë i mirënjohur
kombtarisht, z. Skënder Sadri Kapiti,
jo vetëm në shtypin e ditës, atë periodik, në median online;madje edhe me botime librash
të mirëfilltë në fushën e filozofisë, historisë, etikës qytetëruese, moralit, demokracisw, historisw, ekonomisë së tregut të lire; të rolit
kushtetues të shtetit, pushtetarët e
korrupsioni, drejtësia e kapur etj, etj;me veprën ‘’Triumfi i Kombit’’, permes një analize të thelluar filozofike, shkencore
dhe plotësisht bindëse; na mençuron të gjithëve pa dallim që të
zbërthejmë deri në detaje dukuri, vlera
e çështje madhore e akute, sidomos për aktualitetin e sotëm kur janë vënë në
provën e zjarrit parimet bazë të identitetit tonë kombëtar të lashtë e në
vijimësi;të Bashkimit Kombëtar si kryefjala dhe kallzuesi i çdo fjalie mes
bashkëkombasve në të dyja anët e medaljes a të monedhës ( për të mos thënë më
kurrë të “kufirit’’!).
Pas botimit të Librit ‘’Njeriu filozof, etik e politik dhe
maralmaterializmi’’ me 25 esse filozofike të argumentuara, logjike, racionale
e bindëse, autori Skënder me formimin e tij të plotë erudit, intelektual dhe me
shpirtin garues të spikatur atdhetar;falë dhe origjinës familjare nga buron;
dhe më pas si studiues i moralit dhe të Fesë Skënder Kapiti botoi Librin për
Moralin me titull: “MORALOKRACIA”.
Në planin kombëtar për nga vizioni dhe perspektiva zhvillimore kombëtare
sot dhe në perspektivë, Kapiti realizoi
Kryeveprën kombëtare ndoshta si vepër e pashembullt në llojin e vet, si vepra më e arrirë , një Manifest Kombëtar historik, patriotik dhe politiko-demokratik me botimin e
Librit ‘’Triumfi i Kombit’’ me 26 përmbledhje artikujsh të përzgjedhur me
analiza, polemika përballëse e konkluzione gati definuese për Gurin themeltar e
jetësor: Kombin me derivatet e tia si gjymtyrët përbërëse të trupit të
Shqiptarisë sonë në dy anët e saj me tërë kompleksitetin e tyre;thënë shkoqur, e madje realizuar në mënyrën më shteruese nga
pena mjeshtërore e tashmë e sprovuar mendërisht e shpirtërisht e autorit nacionalist
Skënder Kapiti, analist kritik, mendimtarit
objektiv e të paanshëm, filozofit guximtar dhe tërësisht të pakompromis me të
gjithë lakejtë e puthadorët shtrembërues në këto tematika krijuese përballëse e
të përcaktuara, njëherësh mjaft të
vështira.
Tamam porsi Nyja Gordiane aq e koklavitur e kohës së Aleksandrit të
Madh, por ama jetësore; të qenësishme, ekzistenciale
ashtu sikurse deri më sot mbijetuese të Kombit tonë vital sa të lashtë, aq edhe të përveçëm shqiptar; këndëvështruar
si në përmbajtjen indentitare ashtu edhe gjuhësore ( si njësia bazë e kombit);
krahas asaj entogjenezës sonë të tejnjohur botërisht.
Si rrallëkush autor tjetër, Skënder
Kapiti ynë, i brumosur mendërisht e
shpirtërisht, siç e kërkon bashkëkohësia,
u bën me plot vëmendje fillimisht një
skaner të plotë shtyllave të mermerta mbi të cilat ngrihet Kombi;pastaj me plot
kurajo civilo-qytetare bën një autopsi të plotë, ku janë shkelur apo devijuar
parimet e ligjit për interesa të ngushta meskine, të çastit, herë-herë propogandistike, servile,
puthadorëse, vasale, keqqeverisëse; gjithashtu të nënshtruara karshi të huajve,
kinse për të na sjellë mirëqenie më të mirë për qytetarët e bashkëkombasit e
vet. Gjepura, gjepura dhe rrahje uji
kot-koti në havan, jo vetëm nga mosdija,
por më fort e madje qëllimisht nga egoja,
zilia, ligësia, mendjemadhësia dhe interesa personale e familjare nga të fryjnë
erërat.
Të mos harrojmë, nënvizon e ripërsërit shpesh autori, postulatin me
kryesentencën: Atdheu është Atdhe edhe kur të dënon, edhe kur të ‘’ vret;…shpesh edhe jo për fajin
tënd; porse shkaktuar nga fodullët, prapashpinësit e shpifësit e pashpirt, të pabesët, sevilët madje soj e sorollapët e
tyre të çdo ngjyrimi nga spektri politik. Qartësisht, Atdheu identituar është vetëm një në Jetë:
është Atdhe, gurthemeli dhe pikë!
Kozmopolitetet dhe përralltarët e neveritshëm që e quajnë ‘’atdhe, apo atdhe të dytë’’ vendin ku kanë siguruar të
ardhura të bollshme; në mendjekthjelltit, nuk i marrin kurrsese në konsideratë.
Ata, ato kombtarisht (Atdheun e kombin)
i kanë errësuar, në mos fshirë nga
koshienca e tyre. Sa keq, sa mjeranë të
pashembullt! Nacionalizmit real dhe bashkimit kombëtar të ëndrruar prej
shekujsh natyralisht që ardhja e demokracisë së shumëpritur, i dha impulsionin e munguar në mjaft hope
spiralesh politiko-sociale-pskologjike si psh:integrimi ekonomik përmes
lëvizjeve dypalshe të njerëzve, mallrave, veprimtarive konkrete shkencore, albanologjike, arsimore, kulturore, sportive, turistike;gati-gati
mjaft dimensionale brendakombëtare (shqiptare). Mirëpo, gjithësesi janë ende me hapin e breshkës, si me thënë, penguar nga korrupsioni gërryes eruptiv, egoizmi
ziliqar i shumëfishtë, keqfuksionimi i mekanizmave e teknikaliteteve të duhura,
shkelja e hapur e parimeve demokratike të reciprocitetit vëllazëror, ndërhyrja
pa kriter të pluritarizmit të dhjetra subjekteve politike krejtësisht të
panevojshëm etj, etj.; të cilat
pasurojnë vetëm oligarkë-pushtetarët e të gjithave ngjyrave me bizneset
korruptive. Pra, që të gjitha këto
krijojnë përçarje në rrugën e duhur të triumfit kombëtar, gjë që u shërben indirekt edhe fqinjëve sllave
e grekë për të na ripenguar e ripërçarë si gjithmonë në çdo hap tonin, siç dihet fare mirë historikisht.
Me plot bindje mendore e shpirtërore, librin ‘’Triumfi i Kombit’’ të ideuar e
realizuar kaq bukur si në brendi, emërtim e në kopertinën kuq e zi, do ta quanim me plot gojën një Traktat e
Manifest tepër të zgjedhur, madje të
saktë e mbi të gjitha udhërrëfyes për trasenë tashmë të çelur të Bashkimit
Kombëtar e të Triumfit të Kombit shqiptar, tërësisht të aftë, të maturuar, të miratuar nëpër malsakrificat e bëra ndër
shekuj dhe të njohura globalisht.
Sapo mbaruam së lexuari dhe rilexuari me vëmendjen e duhur e të përkushtuar
totalisht këtë libër shumë aktual e të domosdoshëm për çdo boshkëkombas/e që i
thotë vetvetes krenarisht shqiptar/e: bindesh se autori i talentuar
intelektualisht dhe patriotikisht, z.
Skënder Kapiti, ai është një demon i
zoti i fjalës , i së vërtetës së saj, i
peshës së saj të pazëvendësueshme;nëse ke lajmotiv të përhershëm atë që s’e
kanë popujt e tjerë: Besa-besën, trimërinë dhe mikpritjen e spikatur
shqiptare të gjithëkohshme! Dhe kësisoj jemi qysh nga lashtësia jonë
heroike e kreshnikëve deri tek mbrojtja aq e guximshme, e papërshkueshme e heroizmit ndërkombëtar të
të djeshëm prej sulmit shfrarosës të nazizmit gjakataro-kafshëror ! Duhet të
jetë e qartë si drita e diellit përgjithmonë se: pa mendjen , diplomacinë;pa
armët e pathyera por të bashkuara të Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe plejadës së tyre famoze, shkrirë për Kombin e Bashkuar dhe me pasurinë ,
edhe me jetën e tyre po edhe të të
bijëve familjarëve së toku; nuk do të kryhej dot kurrë akti madhor i Pavarsisë
Shqiptare të 28 Nëntorit 1912…Këtë, duhet ta shkruajë me gërma të arta e të mëdha
historiografia e re shqiptare( jashtë çdo konjukture
partiako-pushtetaro-klanore, sikurse
deri më tani) dhe pikë!
Vetëdija jonë prej studuesish e shkrimtarësh, sikurse ajo e vetë autorit të talentuar
Skënder Sadri Kapiti, e prekur deri në
thelb, na nxit të shprehemi edhe : si nuk
është gjetur në kohën e në vendin e duhur deri më tash që, sëpaku portreti i merituar kombtarisht i
kryepatriotve si më lart, të stampohet
(veç busteve, memorialeve, albumeve)
edhe në një kartëmonedhë mbarëshqiptare përpos tre shkrimtarëve tanë Pjetër
Bogdanit, Naim Frashërit e Asdrenit, madje deri para pak vitesh edhe të Fan Nolit
në kartmonedhat aktuale shqiptare të Shqipërisë demokratike. Dhe kjo dukuri
tejet e vonuar, sipas nesh, është sa e çuditshme aq dhe paradoksale !
Shtylla kurrizore e veprës së Skënder Kapitit është motivimi këmbëngulës e
zbërthyes i tij deri në pësëritje si nënë e dijes për: nacionalizmi është
legjimitet demokratik, real, konkret i kombit shqiptar;për të cilin kanë
aspiruar , luftuar, dhënë jetën patriot të kalibrit Abdyl Frashëri
, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka e dhjetra syresh të penës, të pushkës, të besës, me vizione madhore. ( në zemrën e Shqiptarisë etnike,
në atë Prizrenin legjendaro-historik) në
kohërat më kritike të ekzistencës sonë përballë padrejtësive e dhelpërive të
Fuqive të Mëdha e të fqinjëve ardhacakë në trojet tona për të na copëtuar e
shqyer për fare.Dhe kryesorja, sa
lart e larg qëndrojnë përgjithmonë këta burra shteti e përherë në antipod; në
kundërshti të hapur me pushtetarët e sotëm të paditur, të paaftë, të etur krye e këmbë për ego e kult personal;po
ashtu edhe megalomanët, rrethuar nga servile e puthadorët; thënë troç e
ashiqare deri në tradhtarë të kamufluar me demagogji e slagone, plagjarë parimesh e tregtarë flamujsh nga të
fryjë interesi i tyre, kinse të
“moderuar’’ por në fakt, aspak largpamës,
asnjë grime vizionarë e kursesi
atdhetarë! Përkundrazi, vegjetojnë e
zhurmojnë lojën e gjinkallave parazitare; tamam sikurse dikur kulltukofagët e
kohës Fanoliste të 1924-ës për të ruajtur afiqet, postet e majme; bile të turrur si hienat pas
pasurisë së popullit e të kombit për veten, farefisin; duke ngritur e mbirë kudo porsi
kërpudhat biznese e kompani fantazma; pale me vila e pallate e kampingje, madje pa harruar grabitje pronash të majme
sidomos bregdetare e malore turistike me tenderime, konçesione abuzive. Shkurt,
duke mos lënë gjë pa lakmuar e
përvetësuar e tjetërsuar e fallcifikuar me çdo mjet, kusht, mënyrë, rrethanë, mjedis në kohë e hapEsirë, siç i thonë. Aq sa populli e kombi ynë. ende i
pabashkuar , është gati i shokuar nga
dyshimi stresant, mosbesimi, tragjiko-tradhtarizmi; ndaj bën pyetjen retorike
deri në absurd: prisni, prisni, ç’keni për të parë ?! Madje, më keq akoma: deri kur kështu ma ?!
Argumentet e shumta që sjell autori Skënder, tepër vigjilent shkrimor i
situatave konkrete dhe perspektive për shtjellimin e librit në fjalë, janë jo vetëm bindëse, polemizuese, detajuese dhënë me stil konçiz në
përmbajtje me çdo përballje kundërtezash kopjative e bajate e shterpe të të
tjerëve.
Pra, asnjë dyshim , komplet ndryshe nga plot analistë të tjerë që
rrahin gjoks me ato shuplakat flakë duartrokitëse;madje duke ngritur vetullat
se janë ‘’kompetentë’’ apo ‘’alternativë’’;kurse në fakt nuk thonë asgjë të re,
pale më të zbërthejnë tematika të tilla
kockore sikurse vepra e plotsuksesshme e autorit Skënder për kombin, nacionalizmin, patriotizmin e faktuar, etikën
qytetare, entopsikologjinë mbarëshqiptare, moralin e vyrtytet trashgimore
shqiptare deri tek risitë e sotme për qytetrimin demokratik të shteteve më
elitare, të cilat kanë zbatuar drejtë
filozofinë e ligjshmërive kushtetuese më të përparuara ndër shekuj.
Stili i pasur argumentues e konçiz i autorit Skënder Kapiti, sëtoku me fjalorin novator, tregon sot e gjithë ditën, veç tjerash, maturi, dhunti, guxim, vizon, talent të përveçëm.
“Të shprehurit shkurt, qartazi, me finesë e inteligjencë, janë dhunti vetëm të të talentuarëve…’’ ka
thënë , shkruar e zbatuar edhe vetë
prozatori e dramaturgu i madh Anton Çehovi.
Sa vështirë ka qenë, është e do të
jetë të gjesh e të hedhësh në letër fjalën e kryefjalën e sentencën e saktë, të mirëpeshuar, polemizuese sipas rastit e vendit dhe aspak
fyese;por bindëse, përmbledhëse, kyçe për çdo lexues/e të nivelit mesatar! Pa
eufori e asnjë fije elozhiste, themi
prerazi: vepra filozofiko-shkencore e autorit tonë Skënder Kapiti kërkon e
meriton një lexues/e domosdoshmërisht me laps në dorë, të përkushtuar, të kualifikuar, inteligjent të nivelit
patjetër të shkolluar.
Me bisturinë e kirurgut shkrimor të sprovuar në kohë e hapësirë, autori Skënder i bën jo vetëm skaner të plotë e
të munguar deri më tani, aktualitit
demokratik e të tejzgjatur kotkoti tranzitiv në Shqipëri, duke nxjerrë në dritë të diellit 22 krizat
reale në fusha të ndryshme të jetës politiko-ekonomike dhe
shoqëroro-psikologjike( pa anashkaluar analizat e sintezat e thelluara për
qeverisjen aborrtare të Monakrisë zogiste dhe regjimin totalitar monist pas
tij) ; të dukurive të së kaluarës e sidomos të sotme të kinse “njeriut modern’’
kurse në të vërtetë shpesh të një idiotizmi permanent Dostojevskan!
Kur lexon e rilexon me laps në dorë veprën e autorit Skënder Kapiti, e kupton mirëfilli sesa është thelluar Ai
nëpër veprat madhore filozofike të shekujve të kaluar e sidomos të rendit të ri
kapitalist të shekujve ‘19-20 si bie fjala: “Mbi dialektikën’’ ‘’Antidyring’’, ’’Kapital’’,
’’Materializmi dhe empiriokriticizmi’’, ’’Mbi ekonominë” e Adam Smithit etj, etj.
Pra, në opusin e pasur, të larmishëm, konkret, racional të autorit Skënder me qindra artikuj
e analiza të publikuara në botim, spikat
libri i veçantë ‘’Triumfi i Kombit’’ ( me 26 zbërthime tematike të
prushtë në 156 faqet e veprës). Por ajo që vihet re të z. Kapiti është
erudicioni i gjithanshëm i tij, vecanërisht ai filozofik, historik e patriotik si studiues i Kryeveprës
më të madhe filozofike botërore , atë të
“Kritika e arsyes së pastër” të Immanuel KANT si dhe ato të filozofit
Fichte.
Le të ndalemi në thelbin e saj, sa
origjinal, aq edhe eurodit; sa
polemizues aq edhe rrugëzgjirdhës;sa aktual aq edhe prespektiv të domozdoshëm. Qysh
në krye të herës duhet pohuar se: pena e qartë e autorit Skënder është jo
thjesht tjetërlloj, alternative apo ca
mistike….siç e paracepton ndonjë studies i pathelluar në thelbin e ajkës së
saj. Përkundrazi, është penë e hapur,
e lirë, bashkëkohore, sa teorike aq dhe praktike; porse e parimit
bazëkritik analizo-sintezë e deduksion, bangoprovë e dinjitoze në realitet.
Pikërisht, ashtu siç e ka përjetuar
mbi shpatullat e veta realisht vetë autori ynë personalisht e familjarisht; talentit
të të cilit i vinin shkopinj nën këmbë qysh në adoleshencën gjimnazore sepse
ëndërronte, mendonte, provonte e vigjilonte; pastaj shkruante të
vërtetat e hidhura farmak objektive të realitetit të vrazhdë, me bisturi, me paanshmëri, bruto; ashtu siç hante ndershmërisht veçse
bukën e djersën e ballit. Asgjë më shumë! Krejt ndryshe nga bashkëmoshatarët e
birbot e llastuar, të cilët e rrethonin
për t’ia huazuar pjekurinë e aftësinë; madje rendnin shkollave të zgjedhura nën
emrin e lavdinë e prindërve pushtetaro-lajkatarë e aparatçikë regjimesh të ish-
diktaturës së proletariatit dështak.
Autori Kapiti që në vitin 2008 kur u shpall Pavarësia e Kosovës ishte i
pari I cili e porosiste politikën kosovare se : serbët e Kosovës nuk duhet të
marrin aspak e asgjë më tepër se sa që të kenë shqiptarët e Preshevës.
Autori thumbon duke ia çjerrë maskën politikës greke e cila krejt ndryshe
nga sa jeton e gëzon vijimisht minoriteti grek në Shqipëri : ajo
politiko-kuajsh ( ende me atavizmën e ‘’ligjit të luftës me Shqipërinë’’) mban
peng paradoksalisht deri në dhimbje e mohim ekstrem riatdhesimin e çamëve
shqiptarë, pa bërë më t’u njohë atyre
siç u takon dhe meritojnë ligjërisht e trashgimisht pronësinë, të drejtat civilo-juridike e kombëtare! Ndërsa
shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë statusin e kombit shtetformues,
sepse janë komb e kurrsesi minoritet.
Gjithashtu, nacionalizmi ynë demokratiko-kombëtari i dy shteteve shqiptare, ka përgjegjësi edhe për mbrojtjen e
përkujdesjen e shqiptarëve tanë në Mal të Zi dhe gjithandej nëpër diasporën
globale.
Autori vizionar Skënder Kapiti , me
mjeshtëri të rrallë, të plotë e të
vërtetë prej inelektuali të pjekur të modelit studiues, programazon vizionin e shekullit të ri ku
rrojmë: Kombit shqiptar i nevojitet domosdo konsolidimi i vet kombëtar veçse me
nacionalizmin demokratik përbashkues kombëtar, mirëqënie stabile e në rritje, siguri kombëtare, krenari tradicionale dhe novatore mbarë
shqiptare legjitime e plotë me synimin e qëllim që të pranojë e respektojë të
tjerët me parimet e njohura ndërkombëtare; gjithashtu të pranohet e respektohet
prej të tjerëve globalisht, me bazë të
arritjeve të merituara në kohë e hapsirë. Po aq mjeshtërisht, në trajtën më skrupuloze të mundshme dhe me
intuitë tepër të hollë, autori Skënder
detajon e shpalos para lexuesve rrugët e mundshme të Triumfit të Kombit
shqiptar.
Lexuesve po u paraqesim kapitullin përmbyllës tw Librit “Trumfi i Kombit”
me Titull: “Kryedetyra jonë: konsolidimi i kombit, pavarësisë dhe demokracisë që përshpejtojnë
Bashkimin të veprës sw
Skënder KAPITIT, po ua paraqesim kwtw
kapitull si argument justifikues e sqarues , të saktësisë dhe të vërtetësisë së titullit të
këtij shkrimi tonw se ky Libër është me të vërtetë “TRAKTAT DHE MANIFEST
KOMBËTAR”
Kryedetyra jonë: konsolidimi i kombit, pavarësisë dhe demokracisë që përshpejtojnë
Bashkimin
“Nëse njerëzit e një populli nuk kanë besim te vetvetja
dhe nuk janë të ndërgjegjsuar fort për rëndësinë e përkatësisë së tyre
kombëtare, atëhere ata mbeten kozmopolit
dhe të pushtuar nga ksenomania që është respektimi , imitimi dhe deri dhe
adhurimi i gjërave të të huajve, duke
arritur qoftë dhe padashje që të bien dhe pre e vullnetit dhe e të këqijave të
tyre.
Dhe kur shumica prej tyre kanë për kulturë hipokrizinë
dhe si moral durimin e të padurueshmes, tolerimin e të palejueshmes dhe sidomos
lehtëmashtrimin për pak interes personal, si dhe lehtëmashtrimin nga paraja, joshja dhe
korrupsioni , që do të thotë rënia pre
ndaj korrupsionit e më pas duke dhe e mbajtur dhe ushqyer atë, si dhe kur njerëzt kanë dhe zbatojnë ndërvete
si ligj të pashkruar inatin, egoizmin, tradhëtinë dhe hakmarrjen atëhere ai popull
lëviz ngadalë si komb.
Për konsolidimin e kombit nuk mjaftojnë vetëm geni dhe
gjuha e etnisë po duhet që mbi to që janë dhe themelet më të forta të kombit të
ndërtojmë Kullën e kombit, shtetkombin e
bashkuar që s’ka të përfunduar, pasi
pandërprerë kërkohet nga kombi Besimi, edukimi, punë e përpjekje për evoluimin patriotik, moral, material dhe të demokracisë, por të një demokracie që përzgjedh jo një
elitë të keqe e të korruptuar , po që përzgjedh një elitë aristoktate, patriotike dhe fisnike, se ndryshe ajo bën të keqen me mashtrimin dhe
korrupsionin. Kryesore dhe parësore për një komb të bashkuar është Pavarësia.
Pavarësia është vepra më e madhe që realizon një popull
me krijimin dhe bashkimin e tij në një shtet kombëtar, është një ndërgjegjsim i vazhdueshëm i tij për
parkatësinë dhe rëndësinë e saj , përkatësi për të cilën ata ndjehen krenarë dhe
ku brënda kësaj përkatësie të pavarur ata realizojnë personalitetin e talentin
e vet dhe dinjitetin e nderin e vet drejt një qëllimi të përbashkët për
sigurimin e jetës, lirisë dhe lumturisë.
Pavarësia është një ndërgjegjsim kundër nënshtrimit, egoizmës dhe ksenomanisë., është shpëtimi prej humbjes, është dështim i disfatës dhe përçarjes.
Pavarësia është zhbllokim i dijeve, mundësive dhe i energjive të kombit, është
reforma e fillimit të reformave dhe të reformimit të vazhdueshëm të tyre, është atdhetarizmi i çliruar prej vargojve të
pushtuesit, është demokracia e çliruar
nga diktatura, padrejtësia dhe
korrupsioni dhe ndëshkim i politikës dhe pushtetit që i shkakton ato.
Pavarësia është pika ku fillon ngritja, pika ku fillon lirshëm liria, ku fillon lulëzimi, është zanafilla ku fillon konsolidimi dhe
triumfi drejt ngritjes e ngjitjes lart si një proçes i pakëputur dhe i
pandalshëm në përjetësi.
Pavarësia është realizimi i ëndrrës së brezave të së
shkuarës që vuajtën, sakrifikuan e
luftuan aq shumë për të, e që kemi fatin
ta gëzojmë ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh. Ne po dhe ata që do vijnë pas
nesh duhet t’u japim egzistencë brezave të së shkuarës prej vazhdimësisë sonë
duke tejkaluar ëndrrat e tyre të guximshme për lirinë, begatinë, lumturinë dhe krenarinë kombëtare.
Pavarësia është fillimi i një epoke të re që na ngarkon
me detyrë dhe përgjegjësi për të bërë në vazhdimësi ndryshimin madhështor në
garë me kohën dhe popujt e tjerë për të mos mbetur të fundit nw garën e rrugës
e qytetërimit.
Pavarësa është krenari për çdokënd prej nesh siç është
krenari e çdo biri e bije për prindët e vet.
Pavarësia është shteti si djepi ku prindët rrisin fëmijën
e vet, është si toka që ushqen njeriun ,
është si liria për jetën dhe punën e njerëzve në atdheun e vet.
Po nëse Pavarësia fillon e venitet atëhere faji për këtë
nuk është pushtuesi prej të cilit jemi çliruar dhe as të huajt e tjerë , po
jemi vetë që i akuzojmë ata për alibi sa për të qetësuar ndërgjegjen.
Nëse Pavarësia fillon e venitet qoftë dhe përkohësisht
faji numër një është politika , filozofia tinëzare e korrupsionit, papërgjegjshmërisë , tradhëtisë dhe e egoizmit
të saj të kobshëm që është e tillë dhe aktualisht e që po na pengon duke na
vonuar konsolidimin tonë.
Është mjerim dhe e pakwndshme por duhet ta themi se
Shqipëria me 102 vjet Pavarësi dhe Kosova me Pavarësinë e re 6 vjeçare kanë
mbetur të fundit në rrugën e konsolidimit të Pavarësisë dhe Demokracisë dhe sa
më shumë të zgjatet kjo rrugë aq më shumë venitet Pavarësia dhe aq më shumë
venitet dhe aspirata e Bashkimit Kombëtar, aspiratë venitjes së të cilës i paraprinë
papërgjegjshmëria, pandjesia patriotike
e politikës së interesit të ngushtë për pushtet që u pa me rastin e 6 vjetorit
të Pavarësisë së Kosovës ku në Shtetin Amë, në Shqipëri, nuk u zhvillua asnjë aktivitet festiv apo
përkujtimor dhe minimalisht as nuk u duk as shtimi apo vendosja e simbolit
kombëtar të Flamurit Kombëtar dhe as ai Shtetit të Kosovës jo se jo, gjë që sikur tregoi atë se për politikën e
Tiranës, Kosova është jashtë vëmendjes
së saj , dhe kjo nuk duhej kurrësesi të
jetë përveçse e përkohshme dhe kalimtare, pasi është gjaku dhe lufta, vuajtjet dhe sakrificat më të shumta të
shqiptarëve të Kosovës ato prej të cilave erdhi Pavarësia edhe e Shqipërisë në
vitin 1912.
Kur nuk bëhet diçka për festa, të paktën thjesht ceremoniale kombëtare, morale dhe shpirtërore të shkon mëndja se nuk
bën gjë konkrete e serioze në funksion për integrimin panshqiptar dhe për
bashkimin siç tregoi dhe “sakrifica” ekonomike e 100 mijë eurove për Preshevën
në takimin e Janarit në Prizren të dy qeverive shqiptare. Kjo është ashtu si
dhe ajo që ka bërë e kemi dëgjuar gjithmonë nga gjithpolitika e të
gjithpushteteve edhe të para këtij të sotmi vetëm retorika patriotike
spekulative për interes pushteti në Shqipëri.
Shqipëria asnjëherë nuk e ka kryer detyrën si një qëndër
e orientimit panshqiptarë veçanërisht e konsideruar e tillë nga shqiptarët e
trojeve etnike në Ballkan, po më shumë
dhe vetëm i ka shërbyer politikës së ngushtë për pushtet në Shqipëri madje edhe
për motive ideologjike. Edhe pasiviteti dhe indiferenca e politikës së saj sot
në lidhje me Kosovën ka brënda saj djallëzinë për ftohje dhe largimin politik
dhe të katalizimit të të njëjtit reaksion të politikës kosovare me qëllim të
ndoshta dhe artificialisht të nxitjes së krijimit të entiteteve shtetërore të
Shqipërisë dhe Kosovës si dy shtete të ndryshme; politikë kjo e miopisë , interesit të ngushtë, po pse jo edhe që edhe të lind dyshimi si
politikë e zgjatimeve të tentakulave të politikës antishqiptare të gatuar
gjetiu e që ka gjetur gjithmonë strehë historikisht në politikën e Tiranës
zyrtare, e cila nuk ka nguruar madje dhe
të veprojë edhe hapur kundër interesave të shqiptarëve jashtë kufijve të saj
dhe që historia i di po dhe do t’i shënojë.
Pritja dhe vizioni pritës që ka shumica politikës si në
Shqipëri dhe Kosovë se prosperiteti, konsolidimi dhe Bashkimi do arrihet kur të
integrohemi në BE është një kamuflim që bën ajo për të fshehur dështimet e veta
dhe qëllimin tinëzar të vet për tu përzgjatur e zvarritur në pushtet , se vetëm
pushtetin, ajo, dhe politikanët tanë aspirojnë.
Askush nuk mund të profetizojë për të ardhmen e të
tjerëve kur nuk di as se çfar bën në shtëpinë e vet.
Është kryekëput faji i politikës sonë që ne Europa po na
shikon e trajton si dy shtet-provinca periferike siç ishim ne dikur si Vilajete
në Perandorinë Otomane, dhe kjo, edhe justifikohet se vjen si meritë e
kryetëparëve tane politikanë që na janë bërë bajraktarë modern, pasi dy vendet tona janë të parat e Europës
për moszbatim të ligjit, në korrupsion e
varfëri, jemi dy vënde që nuk këmi
realizuar as nivelet e as standartet moderne demokratike shtetformuese dhe
pothuajse dy vënde dhe të falimentuara ekonomikisht dhe financiarisht pasi
mbahen me borxhe e donacione si dhe prej parave të mbi 2 milion emigrantëve që
punojnë në perëndim.
Prandaj dhe kryesisht për këto arësye BE refuzon
integrimin , dhe po për këto arësye ne i
lutemi Europës që të na “pushtojë” për të na pranuar. Është vetëm dështim për
politikën tonë po dhe pastaj dhe për të gjithë ne që gjithmonë të jemi dakord
për të marrë vetëm atë se çfarë të na japin të tjerët dhe të bëhemi e të
bashkohemi siç duan dhe kur duan të tjerët.
Venitja që vjen nga korrupsioni dhe dështimet sjellin mosbesm, humbje shprese dhe dëshpërim , prandaj kërkohet rilindje e ringritje për të
bërë reforma e ndryshimin për përmirësm dhe për realizimin e konsolidimin e
Pavarësisë.
Pavarësia e vërtetë realizon integrimin shpirtëror dhe
moral, integrimin gjuhësor dhe kulturor
dhe atë material të mirëqënies së kombit në shtetin e pavarur. Por Pavarësia
nuk i shpëton dot ligjit të varësisë dhe të tolerancës e bashkëpunimit, se Shteti i pavarur i Kombit të Bashkuar në të,
varet dhe duhet të tolerojë dhe të
tjerët, ku dhe të tjerët janë ata të
cilët dhe varen po që duhet dhe ata të na pranojnë dhe të na tolerojnë ne.
Ky është personaliteti, dinjiteti
dhe reciprociteti që vjen nga Pavarësia;
Pavarësi e cila realizon sovranitetin jo vetëm të shtetit si sovranitet të
jashtëm, po edhe si pavarësi që realizon
dhe sovranitetin e brëndshëm si të individit e të shoqërisë, ku atë të indvidëve të tij si autonomi
personale të tij për lirinë, të drejtën
dhe talentin krahas atij të realizimit të sovranitetit demokratik të shoqërisë,
si mbiqeverisje të shtetit me
kushtetutën e vullnetin e tij e cila edhe kontrollon po edhe ndëshkon çdo
qevërisje dhe çdo pushtet.
Në mbyllje them se ne duhet t’u japim disfatën dhe
humbjen atyre që dëshirojnë disfatën dhe mossuksesin tonë. Ne duhet të përmbushim
kryedetyrën tonë që është tani dhe mbetet në vazhdimësi: emancipimi e konsolidimi i
vazhdueshëm i kombit, pavarësisë, demokracisë, edukimit dhe rritjen e mirëqënies e
prosperitetit dhe që i paraprijnë Bashkimit të Kombit”.
Vlera më sublime e jona është e do të jetë veçse realizimi i Bashkimit
Kombëtar demokratik. Alternativë tjetwr s’ka e s’duhet të ketë, as në mendim, as në praktikë;madje asnjë vonesë se do na
fajwsojw e dënojë historia vetë, mësuesja e jetës, jo vetëm si të paaftë porse saktësisht
matrapazë apo dhe më keq tradhëtarë e tregtarë flamujsh partiakë kotkoti! Por
të dëgjojmë e prekim vetëm zërin e shpirtin e përndezur e të ndërgjegjësuar të
popullit tonw i cili ka bërë historinë tonw vlerëshumë deri këtu nëpër tallazet
mijravevjeçare të qëndresës e të identitetit autokton tonin original
etnogjenetik.
Shkurt: s’ka arsyetim e veprim më logjik, racional, analitiko-sintetik se sa ky MANIFEST,
dhe pikw.
Sfidën e kemi në dorë kaq pranë: o sot o kurrë! Sentenca jonë është:kemi
qenë, jemi e do të jemi një komb;një
shtet, një gjak e një gjuhë.
Kështu na e lanë të parët, atdhetarët famozë, ndaj le të rrojmë krenarë e legjitimë, me nder
si ngaherë përpara se të vdesim të qetë, të bashkuar, me vlerë!
Kombi i bashkuar shqiptar, guri ynë themeltari i popullit tonw, ka qenë, është e do të jetë mendja dhe zemra e një
trupi të vetëm të shëndoshë etnikogjeneologjik historik…( mirëpo mjerisht e
fatalisht të cunguar në dysh nga padrejtësitë historike të njohura e të
pranuara botërisht; ndaj e ritheksojmë duke e përsëritur mjaftushëm me kaq).
Çdo durim e ka një cak;prandaj sic na mëson urtia popullore: ndalu, o beg se ka
ka hendek!! Qofshim , pra, të përbashkuar (ashtu si vargu kulmor ideor i
Himit të flamurit kuq e zi) rreth boshtit të palëkundur të Identitetit tone
trashgimor iliro-arbëror-shqiptar të patjetërsueshëm përgjithmonë!
Si konkluzion a rezyme përmbledhëse:
Vepra vlerashumë ‘’TRIUMFI i KOMBIT’’ e Skënder Sadri Kapitit na ka
bindur plotësisht që të shprehemi po me aq aktualitet se: ajo i shërben
mirëfilli jo vetëm aktualitetit të sotëm kaq të vrullshëm e të prushtë për
shumëçka rreth problematikës mbarëkombëtare shqiptare;madje veçanërisht Bashkimit
të pashmangshëm Kombëtar;gjithashtu edhe perspektivës së të ardhmes të
Kombit tone të dashur, vital, krenar e të përveçëm, sa të moçëm aq edhe modern; i cili ka
identitetin e tij autokton në trojet e veta mijravjeçare pellazgo-ilirike, arbërore
shqiptare. Po aq, ky komb ka edhe gjuhën
e lashtë shqipe, të karakterit
indoeuropian në grupim më vehte në trungun e pemës filologjiko-etimologjike të
origjinës së vet burimore, në bazë të
deduksionit shkrimor të stërprovuar e të pranuar nga dijetarët, shkencatarët, akademikët më të mëdhenj të Kontinentit
Evropian; të cilët e kanë studiuar atë duke lënë vepra sIkurse; Gustav Mejer, Franc Bopp, Gjorg Fan Hahn, Norbert Jokli, Jireçek, Biemmi, Kristian Sandfeld e dhjetra të tjerë.
Duke e përgëzuar nga zemra për arritjet e deritanishme autorin e talentuar
Skënder Sadri Kapitin, i urojmë jetëgjatësi moshore në radhë të parë;njëherësh
edhe vijimësi të begatë krijuese në fushën e pamatë ende djerrinë filozofike e
psikosocialogjike, duke qenë të sigurtë
bindshëm, se pena e tij e ndritur, e palodhur, e pjekur, guximtare do të na japë prova të
tjera akoma më të arrira, brilante, befasuese,
të dobishme, JETËSORE!...
***
Durrës më dt. 3 11. 2022