| E shtune, 05.11.2022, 08:55 PM |
Dite-netet
e te shumteve…
Nga
Nikoleta Kovaçi
Ditet
e para te ktij muaji gjithnji shkojne per njerzit e dashtun qe nuk jane ma me
ne ne kte jete fizikisht! Ne fakt, une nuk shkruaj per ndjesi e perjetime te
kesoditshme sepse nuk mundem me i veçue kujtimet e as mendimet me data te
percaktueme, por m’bani me u ndal, si rralle here, Anglia! Furia e sulmit
kunder shqiptarve qe mberrijne atje, etiketimet e akuzat e gjithfarshme, pa u
ndal thuajse asnjehere mbi shkaqet reale qe i detyron shqiptaret me kalue neper
ferr tue tentue ate dreq parajse qe veç jep pak siguri!
Me
ca qirinj ne duar dhe vazo me lule, mrritem heret ne varrezat tona! Po aq heret
ishin çue edhe bashkefshataret miq e dashamire! U takuem aty! U pershendetem si
na e do malli i zakonshem e zakoni i permallshem! Mas perqafimeve te papeta,
dhe kvetjes; si je? vinin tri pyetjet e tjera thuajse te ngjashme e te
pashmangshme; si i ke ata robë?; a kie fol me ta? e, a gjetet gjà ne kte
vjeshte!
Pergjigjet
prape ishin te njajta, ban bè e kane ba me fjale: Mana veç ne telefon po
flasim, mire na thone! E kur i pyet ku jane, prape dihet pergjigja; jashte
shteti!
Ndezem
qirinjte! Pllakosi heshtja! Ne dukje secili ishte te ‘varri i vet’, po ne fakt
te gjithe ishna te perziem te njani-tjetri, ne te njajten vorbull mungesash e
vetmimi qe s’ka t‘naluem! Atehere u ktheva edhe i here kah te gjallet, i kqyra
e ne hetim e siper, si me dashte me pshtue vedin, pashe se sa pak kishim mbete!
Ma shume mu duken makina ne oborrin e Kishes, se sa njerez, edhe ata te
pergjysmuem prej moshe e shtati! Pak kishte mbete n’ta nga ç’kishin kane dikur
e para 10 vjeteve!
Ndersa
qirinjte digjeshin ne syte tone, prape iu kthyem shoshojte, na qe ishna aty,
tue kryqezu fjale, emertime shtetesh e psheretima: Greqi, Itali, Gjermani,
France e Angli, thu vedi se jane bash pertej Gomine, lumi qe tash refuzon me
kane as prrue… Shumica qajne pamundesine me pas ne duar e sy rritjen e nipave e
te mesave, dikush, pamunsine me lane nanen ose baben, ose te dy e me iu
bashkengjit vllaut, motres, kushinit e shoqit sidomos ne Angline e lirueme nga
çmimi e mendsia! Une sapo dgjoj emnin Angli, duket sikur me tradheton ftyra ne
ato mendime qe mi zbras flaka qe veç dritezon e qirinjece: po kta e dine ç’a
mendon Anglia per djemte tone, ç’a shpik, ç’a trillon? Po kta a e dine se
shqiptaret ne Angli trajtohen edhe ma keq, ma padinjitetshem e mizorisht se ne
Shqipni? Se ne na kane kthye ne shenje denigruese teksa e dine se na po ikim
vec se me iu shmange mtij denigrimi qe ndodh per hir te babezise se pafre te
pushtuesve dhe uzurpuesve te ktij vendi?!
Manej,
tu dashte me i shpetue shpulles se perditshme te Anglise, tentoi te nis ikjen!
Nuk due ma me ndejt mes asaj zbrazetie te mbitokshme per me u ndie mire me plotine
e nantokes! Ne dalje nji shoq tjeter, djale i ri, i pakte ne katun, i cili na e
mbyll si me dry ate perballje dy boteshe: Vjeshta qe e mbare boll per ne, po na
s’jena te zotet me e hanger krejt mallin qe na ka fal i madh Zot! Jam vec me
nanen ne shpi!
Deshta
me ik me vrap, mos me takue kand tjeter, teksa dgjoja te tjera zhurma makinash
qe i afroheshin Kishes! -Neser-na thane-kishte Meshë! Kishte me shkue prifti! E
une tue ik, ma shume me mend se me kame, tue vra mendjen se ata njerez qe
kishin ardhe sod me ndez qirinj a kishin me mujt me shkue neser ne Meshe, e
pava vedin te prroni jem, ai magjiku, i pakerkund shoq! Si te thuash, as prroni
i Martin Camajt s’ma mund dot ne
gurgullime, finese e kreni! Gjithmone kam dashte me u hanger me Camajn per prrue,
gur e shkamb, tu e kerkue me m’dal ne majen e Cukalit me kundrue! Po ai i muer
me vedi ne dhena te tjera, kurse une i kam lane aty! Kam frike me i çue kund
tjeter! Barbaret tash jane kudo; Martini qe i mencem, gjeti vendin qe ia
rujten…
…Aty
dashta me u harrue nje cope here! Me iu thirr ndjesive qe me duheshin per ate
dite, me lane me pushue pikerisht ne vendin e tyne! Po klithmat e ikjes,
perzanies, harrimit kishin zane vend mas çdo dege te thate e te njome! Te dyja
ndejshin bashke si me m’thane: na po bajme çka duhej me ba ju!