Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kimete Berisha: I mallkuari!

| E shtune, 05.11.2022, 07:53 PM |


I mallkuari!

Nga Kimete Berisha

E ka ndarë shoqërinë.

E ka izoluar Kosovën.

I ka prishur raportet edhe me Shqipërinë.

Bash si te kënga e Pink Floyd që ky e pëlqen:

I shet heronjtë për fantazma;

Eshtrat e ngrohtë për cunga;

shet gjithçka,

Për t'u bërë lider i kafazit!

Albin Kurti u mundua me mish e me shpirt të dhez një luftë qytetare midis shqiptarëve.

Krijoi kaq shumë përçarje e ndasi.

I çoi rë gjithë kundër njëri-tjetrit.

diasporën kunder Kosovës;

pacientët kundër mjekëve;

nxënësit kundër prindërve;

prindërit kundër mësimdhënësve;

E 'privatizoi' Presidenten;

Të tashmen e çoi në luftë kundër të kaluarës;

Çdo njeri përveç pjellës së vet e shpalli të pamoralshëm, të pavlefshëm dhe të rrezikshëm.

DESHTOI.

E refuzoi Amerikën. E ktheu Kosovën prapa.

U mundua të nxis një luftë qytetare mes serbëve në Veri: 'serbëve të ndershëm' dhe 'serbëve të pandershëm', ata që i refuzojnë targat e Kosovës kundër atyre që i pranojnë targat e Kosovës.

DËSHTOI.

Është stili i tij: t'ua bëj punën kundërshtarëve ta mbysin njëri- tjetrin dhe veten.

Prej se e ka marrë pushtetin, kërkon luftë, k?rkon që dikush ta mbys dikë për Të;

Mbasi e do flijimin kaq shumë, pse nuk e 'mbyt veten', idiot!

P.S. Sot Veriu i vendit është anarki.

Albin Kurti e ka rrezikuar sigurinë kombëtare.

Po ndjell dhe po investon në një luftë të re.

Albin Kurti duhet të largohet përgjithmonë nga skena politike.

Nuk është i aftë ta kryej asnjë punë pa e bërë dramë dhe tragjedi.

Është mallkimi më i madh që i ka ndodhur i këtij vendi.

www.facebook.com/kimete.berisha