| E premte, 04.11.2022, 08:55 PM |
Presidentja injoroi institucionin publik shëndetësor!
Veprimi
skandaloz i presidentes Vjosa Osmani për të zgjedhur spitalin privat për operim
dhe jo atë publik për një intervenim të thjeshtë kirurgjik (heqja e tëmthit),
ka ngjallë reagime të shumta nga shoqëria civile dhe profesionistët
shëndetësorë.
Shkruan: Florim Zeqa
Injoroi spitalin publik
dhe i nënçmoi edhe mjekët profesionist
Hipokrizia
e presidentes Vjosa Osmani nuk zgjati shumë! Ajo pas vizitës më 19 tetor në
Klinikën e Onkologjisë në QKUK, tha se shëndetësia duhet të jetë prioritet në
Kosovë, kurse vetëm pak ditë më pas, operacionin e kreu në klinikë private,
duke injoruar spitalin publik dhe nënçmuar mjekët profesionist.
Intervenimi
kirurgjik i presidentes së shtetit në spitalin privat, është ofendim për qindra
mjekë që punojnë në QKUK dhe jo vetëm, është ofendim për të gjithë qytetarët e
vendit të cilët nuk kanë mundësi financiare për shërim në institucione private!
Janë
plotësisht të arsyeshme reagimet e kirurgëve të Klinikës së Kirurgjisë
Abdominale të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ndaj
operimit të presidentes në spitalin privat ‘ALOVA’, kur të njëjtat intervenime
kryhen në QKUK që nga viti i largët 1999!
E
para e shtetit është dashur që t’a jepë shëmbullin e mirë për t’u barazuar të
paktën një herë në jetën e saj me qytetarët e vendit!
Pas
rasteve skandaloze të kurimit të liderëve shtetërorë në klinikat private jashtë
vendit dhe në Kosovë, i ka vënë në lajthitje qytetarët e vendit, të cilët, jo
vetëm që nuk besojnë më në institucionet shtetërore, nuk duan as të jetojnë në
vendin në këtë vend!
Vjosa Osmani nuk është e
vetmja që bëri operacion në klinikat private jashtë shtetit
Në
mesin e qytetarëve të shumtë që zvogëluan lukthin e tyre në Klinikën e
Kirurgjisë në QKUK nuk është edhe presidentja Vjosa Osmani! Pasi e para e
vendit nuk iu besoi institucioneve publike të shtetit që e drejton, andaj e
kishte zgjedhur Turqinë për një intervenim që kryhet pa pagesë në QKUK.
Mirëpo
nga muaji Maj i këtij viti, kur presidentja e ka kryer operacionin në Tuqi, sot
e kësaj dite, askush nuk e di koston e atij intervenimi dhe më çfarë parashë
është paguar, nga xhepi i saj apo nga buxheti i shtetit!?
Mosbesimi
ndaj institucioneve shëndetësore të vendit nga e para e vendit nuk është i
pari. Kjo praktikë është vijimësi e keqe dhe e pandalshme!
Presidentja
Vjosa Osmani nuk është e vetmja lidere shtetërore e cila zgjodhi që të kryente
jashtë vendit trajtimin shëndetësor që ofrohet me kosto të ulët dhe pa pagesë
edhe në QKUK.
Njësoj
si ajo patën vepruar edhe shefi i dikurshëm i saj, ish-kryetari i Lidhjes Demokratike
të Kosovës, Isa Mustafa, ish-kryeparlamentari Xhavit Haliti e ish-ministri
Bujar Bukoshi, të cilët përveç tjerash morën edhe dhjetramijëra euro financim
nga buxheti i shtetit për t’u kuruar jashtë shtetit.
Duke
i dëshiruar shërim të shpejtë dhe të plotë presidentes, pres nga ajo që të
justifikojë para qytetarëve të vendit trajtimin në institucione private
shëndetësore, mjetet financiare (nga buxheti familjar apo i shtetit) dhe koston
e sherimit të saj. Ndyshe barazohet me të apostrofuarit e sipërmendur!