| E hene, 31.10.2022, 06:25 PM |
Edhe në punë i poshtëronin
Nga
Kastriot Dervishi
Në
vitin 1962, 27 shqiptarë të Kosovës të emigruar në Shqipëri, kryen shkollën e
rezervave të punës në Vlorë dhe u dërguan për të punuar në ndërmarrjen e
bonifikimit në Lushnjë. Siç edhe kuptohet, poshtërimi i regjimit antikombëtar
të Enver Hoxhës, i ndiqte kudo. Kryetari i Zyrës së Emigrantëve në
Kryeministri, midis të tjerash shkruante:
“Në
vend që të ushtronin profesionin e tyre, u lanë punëtorë të thjeshtë duke hapur
kanale. Pasi mbaruan objektet në periferi të Lushnjës, u dërguan për të punuar
në fermën e Libofshës të Rrethit të Fierit. Edhe këtu iu nënshtruan një
trajtimi akoma më të keq. Këtu jo vetëm që nuk u vendosën në punë në bazë të
kriterit të profesionit dhe kategorisë, por u lanë jashtë çdo kujdesi për
pajisje, disa herë pa punë, nuk iu paguhej norma rregullisht, etj. Kjo gjendje
solli pakënaqësi të tyre, bile edhe te gjithë kosovarët e tjerë, lindën
pakënaqësi dhe shthurje disiplinore”.