| E hene, 31.10.2022, 07:55 PM |
Ashtu si thua nuk është por si është nuk e di
Nga
Nue Oroshi
Dhënia
e mendimit për një temë që ka të bëj për një çështje të pazgjidhur apo për
realizimin e një ideje ka qenë gjithmonë preokupim. Ky preukopim gjithmonë e ka
munduar njerëzimin dhe shpeshherë njërzimi ka vuajtur në mungesë të realizimit
të një ideje apo mendimi të mirë që është realizuar përmes ideologëve të
ndryshëm. Dhënia e mendimit apo ideve të
ndryshme është dhënë edhe nëpër odat tona shqiptare ku pleqtarët tanë të mençur
e plisëbardhë kanë zgjidhur probleme të shumta, ngatërresa të ndryshme, pajtime
të ndryshme apo edhe ndalim të ngatërresave. Përmes mendimeve të kristalta apo
të pastërta shpeshherë janë bërë edhe organizime të ndryshme ku janë marrë edhe
iniciativa të ndryshme ku është realizuar qëndresa kombëtare. Por gjithmonë aty
ku ka pasur atdhetarë,ideolog kombëtar,pleq të mençur të kanunit dhe mendimtarë
të lindur, shpeshherë ka pasur edhe të tillë që nuk kanë pasur asnjë lidhje me
veprat e mira që janë realizuar por vetëm kanë qenë persona që kanë dashur të
minojnë apo prishin çdo gjë të mirë. Më
e keqja qëndron në faktin se persona të tillë shpeshherë kanë qenë edhe vegla
të pushteteve te ndryshme pushtuese në trojet shqiptare. Kanë qenë vegla të
armikut për faktin se atë që e ndërtonin atdhetarët e prishnin tradhtarët.
Në
këtë shkrim po e jap vetëm një rast të ndodhur në një odë shqiptare:Kur burrat
e menqur të Kosovës ishin mbledhur për ta kryer një pleqëri të vështirë, për ta
ndalur gjakëderdhjën në mes të dy familjeve tradicionale shqiptare, një burrë i
mençur dhe i respektuar e merr fjalën dhe në fund e jep mënyrën se si duhet të
zgjidhet ky problem. Papritmas aty e merr fjalën një përson tjetër dhe thotë:
"Fjala që e tha dhe që po pëlqehet nga të gjithë nuk është ashtu. Plaku ndalet dhe i shtron pyetjen: Në rregull
pasi që nuk është ashtu ma spjego se si është?Ndërsa ai ndërhyn duke thënë: Si
është nuk e di por nuk është ashtu. " Në raste të tilla mund të vinte deri
të një konflikt i rënd. Por në atë odë
kishte qëlluar edhe vëllau i plakut të mençur i cili ndërhyri dhe i tha vëllaut
më të vjetër,desha unë ti përgjigjem këtij personi. A e ke ndëgjuar atë fjalën
popullore: "Moj e mira nato talla në tollovi ndihet budalla. "Atëherë nuk mbeti gjë tjetër përpos që
ky tradhtari apo personi qe me përkrahjen e pushtetit bënte ngatrresa të kapet
përkrahu dhe të nxirret jashtë. Kjo
ngjarje thotë shumë nëse e bëjmë një analizë të situatës politike që ka kaluarë
Kosova në periudhën kohore 1999 e deri më sot 2022. Plotë njëzet e tre vite
elita politike e Kosovës me disa përjashtime nëper periudha të ndryshme kohore
nuk ka ditur që të udhëheq Kosovën në orientimin e duhur. Shumë politikanë tanë
duke vrapuar pas pasurisë ata e humbën gojën, mbetën memecë dhe nuk patën
mundësi që të reagonin në momentët e duhura kombëtare kur në Kosovë depërtonin rryma
të ndryshme politike që e orientuan Kosovën drejt ideologjisë pansllaviste dhe
asaj aziatike.
Ata
edhe sot kanë mbetur gojë mbyllur kur bëhen shumë gjëra në dëm të Kosovës dhe
çështjes shqiptare në përgjithësi. Goja ju ka mbyllur për faktin se ata kanë
shkelur në shputë të shatit, apo në dërrasë të kalbur, siç thotë fjala
popullore shqiptare. Kanë bërë milionat me projektet që është duke i shpërndarë
Sorosi,Tika turke dhe organizata të ndryshme të fshehta nga Serbia dhe Rusia. Ata shumë mirë e dinë se si është por kanë
mbetur shurdhë dhe memec. E shurdhmemecia apo mosreagimi në momentët kur
dëmtohet palca ashtnore e kombit shqiptar është një veprim ogurzi.
Përsonaliteti i njeriut, i politikanit apo i atdhetarit nuk mvarët nga
veprimtaria e ti apo e saj vetëm në një moment të shkurtër dy apo tre vitësh në
shërbim të kombit e gjithë jetën kundër atij me veprime të këqia. Atdhetari i mirfilltë është vetëm ai i cili
prej dritëjetës apo dritëlindjes e deri tek dritëvdekja qëndron i palëkundër në
rrugën e shejtë kombëtare. Ai nuk
përkulët edhe kur sulmohet nga ato lloje të shiturish që nuk e dijnë se si
është por thonë se nuk është ashtu. Ta elaburosh një qeshtje duke e matur
veprimtarinë pozitive dhe negative i ngjanë atij kërcnimit për vrasje, që një
bashkëvendas i kishte quar fjalë Ramë Bllacës.
Ramën e kishte kërcnuar për vdekje. Por mënquria e Ramë Bllacës ishte
një menquri që kanë ditur ta bëjnë vetëm dijetarët tanë atdhetarë. Ai i qon
fjalë kercnuesit dhe i thotë këto fjalë: "Para se ta marrësh atë veprim
merre orën shikoj dhe mati të mirat dhe të kqiat e mija që ti kam bërë unë ty.
Po në të njëjten kohë mati edhe të mirat që mi ke bërë ti si dhe ato të
këqijat. Kërcënuesi kishte vepruar në
atë mënyrë. Të mirat e Ramë Bllacës dolën rrafsh dy orë kurse të këqija nuk i
kishte bërë. Të mirat që ja kishte bërë
ky Ramës i dolën pesë minuta kurse të këqijat gjysmë ore. U nis kërcënuesi e
shkoj tek Ramë Bllaca dhe i kërkoj falje.
" E Rama që kundërshtoj shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi dhe e
grisi në Parlamentin e Sërbisë në Beograd marrëveshjën jugosllave-turke, duke
thënë se unë jam shqiptar e jo turk dhe kishte në krahun e ti deputetin tjetër
Sherif Vocën, u vra pikërisht në të njejtën ditë në vitin 1937 duke u kthyer në
shtëpi. Kurse Sherifi u vra katër vjet më vonë 1941 duke bërë përpjekje për
riorganizimin e atdhetarve shqiptar kundër Serbisë. Ashtu siç vepruan serbët me Ramë Bllacën në
të njëjten mënyrë vepruan edhe komunistet serbo-shqiptar me atdhetarin Qazim
Bllaca, djalin e Ramë Bllacës që ishte anëtar i kryesisë qendrore të Lidhjes se
Dytë të Prizrenit duke e burgosur shumë vjet. Kjo tregon se është ardhur koha
që të gjithë ne ti vendosim në peshore dhe ti masim të mirat dhe të këqijat që
ja kemi bërë Kosovës. E mos të veprojmë siç vepronte ai personi me thënien e ti
: "Se si thua nuk është e si është nuk e di. "E kur terri e mbuloi
tokën të gjithë kërkojnë një dritë për tu ndriçuar. Drita dihet se ku ësht duke
ndriçuar por fatkeqësi është se dikush që nuk e dinë se si është, ai gjithmonë
shkon në rrugën e territ. E rruga e territ e sjell perspektivën e tmerrit. Ora
është pesë para dymbëdhjetëve për të ndryshuar diçka në aspektin pozitiv, që
çështja shqiptare të vëndosët në binarët e duhur.