Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan Blakaj: Pengu i lotit tim

| E diele, 30.10.2022, 07:50 PM |


Hasan Blakaj

Pengu i lotit tim

Kushtuar Poetit Zeqir Lushaj

Mos u shofsha pa u taku

Një ditë vere nxehtë më diell

Mos o zot ty me të harru

T ‘rrimë  pranë Drinit nen t ‘kaltërtin qiell

Kështu ti thash këto fjalë atëherë

Ti o pengu i lotit t´im

Brengë në zemër më ngeli përherë

Që s´bëmë bashkë një takim

Vetëm i herë të kisha pa

Dy fjalë zemre me ti thënë

S´kisha dert më vonë më u nda

Sikur ndahet dielli më hënë

Nga mërgimi të përkujtoj

Miku im që kurrë s´të pashë

Vdekja jote sa shumë më lëndoi

O bedeni i kalasë

Hasan Blakaj 

Stockholm 20 shkurt 2022