Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjosho Vasija: Dhurata per fundvitit

| E shtune, 27.12.2008, 01:44 PM |


Gjosho Vasija

Dhurata per fundvitit

Po shfrytzoj do çaste t'shpejta
me që due t'më ndihet zani,
sa me'u thanë 3-4 bejta
çka n'zanatë e ka shkodrani.

  Edhe pse nuk jemë n' Atdhe
po'u pershndes vllazen shqiptàrë,
kush Krisht-lindje e Vjetë të re
t'i kaloni mirë e mbarë.

  Edhe pse nder t'huej, t'a themi
se rrimë t'kapun dorë per dorë,
se per fat kemë qenë e jemi
pjesë e shkambit arbënorë  

  Per kush ka pjestarë n' Shqipni
n'Konispol deri në Shkoder
t'ngasin vrap e fillë n'shtëpij,
të rreshtohet te 'ajo voter.

  Porsa t'mrrijnë Zoti e thrret
(per nji këshillë që don me 'i dhanë),
mos t'mendojnë veç per shpij t'vet
por t'ndimojnë dhe fukaranë

  50 vjet njoftem urinë
e ka prap shqiptàr t'mjeruem,
shko me vrap gjeja shtëpin
se do jeshë shum i nderuem..

  Ju n'Prendim nuk jeni n'hije
por jetoni n'qytetnim,
keni marrë kulturë dhe dije
njihni mirë çdo perparim..

  E ato dije t'grumbullueme
çojeni atje n' Atdhe,
nxirni jashtë çdo gja t'vjetrueme
edhe futni frymë të re.

  Nder keto festa shkyni zanin
der që mjesi të jetë pà,
cep më cep tundni vatanin
se kjo moshë s'persritet ma.

  Merrni kangët mbarë e mbarë
si moderne e popullore
e nder valle hyni n'garë
me ato vajza engjellore.

  T' krisë shampaja, të shkumbzinë,
t'plasin dritat mbrenda n' dhomë,
nuk ka gja se mbetë n'errsinë
se t'ndriçojnë dy sy të njomë..

  Por kujdes ti e gjithkush
rrij larg helmit që t'drogon,
se po u shfaqe karabush
n'kazan t'plehit perfundon...

  Pra po s'kje njeri i dlirtë,
(shum i gatshem per nenbishte),
ke me mbetë ndoj ditë pa shpirtë
te ndoj bankë diku n'lulishte.

  Edhe ti me bark sa'i vorr
veni gojes dy tre shula,
sepse zemra si motorr
s'e duron trupin me tula

  Mishin n'tavë putarkë me mazë, 
rakin trio e torten dopjo,
d.m.th.ke ardhë n'atë fazë
me 'i herë zemra me t'ba skopjo

  Me veturë nëse perdridhesh
i droguem mbrapa kokonash,
mjerisht vjen nji ditë e mblidhesh
me kullojce makaronash..

  N'se aty ka kush hundë t' madhe
që ngjason me kollomoqin,
mos e futni atë' njeri n'valle
se u pengon me pà shoshoqin...

  N'se aty ka ndoji tollac
mos ia len pirunin lidhë,
se tollac e pak koprrac
me atë piru ai krehet fillë.

  N'se do t'keni ndoj krye-madh
asht shum mirë per qiell e dhe,
se n'sallë t'vogel ju ban hall,
nxjerr dy dhoma e nji wece  

Per shum vjet vllazen shqiptàrë
per shum vjet Atdhe i lirë,
sot nji vjet e prap ma mbarë
edhe ma me zemer t'mirë...

albanovaonline.info