| E diele, 30.10.2022, 07:48 PM |
Pse duhet të dorëheqet Albin Kurti!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Kryeministrja
britanike, Liz Truss dha dorëheqje vetëm pse nuk arriti të përmbushte detyrën
për të cilën ishte zgjedhur! Truss e mori detyrën gjatë një periudhe të
paqëndrueshmërisë së madhe ekonomike dhe ndërkombëtare dhe se ishte e
shqetësuar se si familjet dhe bizneset do të paguanin faturat e tyre. Pas dëmit
që i shkaktoi sistemit financiar në vend, pas uljes së taksave, pas gjashtë
javësh, kryeministrja britanike, Liz Truss dha dorëheqje si akt moral ndaj
institucionit të lartë shtetërorë dhe zgjedhësve të saj.
Papërgjegjësia e
kryeministrit Albin Kurti
Sikur
të ishin “Targat” dështimi i vetëm i Albin Kurtit, do të ishte e keqja më e
vogël për vendin, por deri më tani kryeministri ynë dështoi në çdo premtim
publik të dhënë para qytetarëve të vendit.
Konsistenca
e qëndrimeve i bën njerëzit e mëdhenj në politikë dhe jo premtimet e mëdha dhe
gjuha populliste! Nëse Albin Kurti vazhdon të sillet me të njëjtën inkosistencë
të qëndrimeve dhe papërgjegjësi politike, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e
saj do të jenë tepër të mëdha në të ardhmen e afërt!
Pas
tërheqjës për "Targat", Albin Kurti nuk është më kryeministër i
qytetarëve të Kosovës! Sikur të kishte vetëm pak ndërgjegje njerëzore do duhet
të jepte dorëheqje të mënjëhershme pas dështimit të mbajtjes së fjalës së dhënë
para qytetarëve për shtrirje të sovranitetit me Targat RKS në veri të vendit më
1 Nëntor 2022.
Kurti
qëllimshëm po harron se fjala e thënë dhe e dhënë publike e kryeministrit kanë
peshë dhe përgjegjësi shtetërore. Ndryshe, fjala e thënë e një qytetari të
zakonshëm nuk i shkakton asnjë dëm vendit, kurse e një lideri shtetërorë mund
të shkaktojë dëme të pallogaritshme!
Dështimet
e njëpasnjëshme dhe mosmbajtja e fjalës së dhënë para qytetarëve të vendit janë
pak më tepër sesa papërgjegjësi shtetërore, janë lojë e rrezikshme me ndjenjat
e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit.
Kur
dështimet e kryeministrit ngarendin njëri pas tjetrit, bie besimi i qytetarëve.
Kur lëshimet në politikën e jashtme e përcjellin njëra-tjetrën, askush nga
ndërkombëtarët nuk e merr seriozisht lidershipin e atij vendi.
Konsistenca e qëndrimeve
e rritë imazhin e politikanit
Shëmbullin
më të mirë në mbrojtjen e qëndrimeve politike e ka dhënë ish presidenti
historik Ibrahim Rugova, i cili ishte gjithmonë konsistent në qëndrimet e tij
para ndërkombëtarëve. Fjalët Liri, Pavarësi, Demokraci ishin dhe mbetën tre
postulatet më të fuqishme dhe të pandryshuara politike të Rugovës deri në
frymën e tij të fundit.
Kjo
e kishte bërë liderin tonë historik të nderuar nga populli dhe të respektuar
nga bashkësia ndërkombëtare. Fjala e tij kishte peshë tek ndërkombëtarët dhe
vlerë tek qytetarët e vendit.
Për
fatin e keq të qytetarëve dhe të shtetit në përgjithësi, asnjëri nga liderët
shtetërorë pas Ibrahim Rugovës nuk arritën të qëndrojnë vertikalisht në
mbajtjen e qëndrimeve politike dhe premtimeve të dhëna para qytetarëve të
vendit.
Kur humbet besimi, e ke
të humbur çdo gjë në këtë botë!
Besueshmëria
nuk është vetëm frazeologji, është vlerë dhe vyrtyt i lartë njerëzorë!
Pas
vendimit të njëanshëm të Kurtit për “Targat” dhe refuzimit të propozimit të
dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun
Kosovë-Serbi, Gabriel Eskobar për një afat shtesë prej 10 muajsh për targat, e
ka dëmtuar seriozisht partneritetin me aleatin tonë kryesor!
Plani
vetiak i Albin Kurtit për dalje nga kriza për “Targat”, jo vetëm që nuk është zgjidhje
dhe as shtyerje, është futje e Kosovës në një krizë të re dhe të thellë, kthim
i dialogut politik në atë teknik!
Kush
nga ndërkombëtarët i beson më kryeministrit të vendit tonë?
Askush!
Kush
nga qytetarët e vendit i beson Albin Kurtit në premtime?
Askush
përveq trushpërlarëve dhe injorantëve që nuk shohin përtejë hundës së tyre!
Kryeministri
Albin Kurti është bërë për ta qeshur dhe për ta vajtuar!
Për
ta qeshur, sepse nuk ka të ndalur me gafet e tij politike!
Për
ta vajtuar, sepse nuk i frikësohet Serbia dhe nuk i beson më askush nga
ndërkombëtarët!
Albin
Kurti, nga një nacionalist është shndërruar në palaço politikan, të cilin nuk e
marrin më seriozisht as në organizatën e tij politike-LVV.
Andaj,
vetëm dorëheqja nga posti i kryeministrit e shpëton Albin Kurtin me “faqe” të
bardhë. Çdo prolongim i dorëheqjes nga ana e Albin Kurtit, do t’ia ulë atij
imazhin politik dhe do ta dërgojë Kosovën drejt humnerës së pakthim, të harruar
dhe anashkaluar nga miqtë perëndimorë!