| E shtune, 29.10.2022, 07:50 PM |
ANTONELA
E KËRKON
NJË
BURRË ME LEKË
NGA
KALOSH ?ELIKU
Antonela
e “Përputhjes” në Top Chanal, gjatë një emisioni debativ në “Shqipëria lave”,
publikisht e kërkon një burrë me lekë. Aspak e çuditshme. Normale, edhe unë si
shkrimtar me rreth shtatëdhjetë libra, i përkthyer në disa gjuhë të botës, e
kërkoj një Grua me lekë, siç e kishte Balzaku Hanskën. Edhe, atëherë do të
shihnit si lindë poezia. Librat, Natën e Madhe.
Poezia
e Dashurisë, nuk shkruhet brenda katër mureve me bark të zbrazët, pa Dy shtama
me verë. Dhe, një Grua të bukur besnike.
Fatkeqësisht,
artistët shqiptarë deri më Sot, nuk e kanë pasur një Grua Hanskë shqiptare.
Ndoshta, pas vdekjes mund të dali ndonjëra me lekë?! Fat, përsëgjalli pati
vetëm Balzaku, që i doli zot me dashuri dhe lekë Hanska. Nuk e di populli
shqiptar, sipas mendimit të Antonelës: artisti shqiptar, a do të ketë një
Hanskë?!
Unë,
si shkrimtar kam vetëm libra. Vepra të cilat, gjysmën e tyre i kam shkruar dhe
publikuar, falë Grave të mia besnike pa lekë. Muza si personazhe nëpër libra.
Tri Engjuj gra, që Njëra më ka pri para, e dy të tjarat më kanë mbajtur pëkrahu
Rrugës për në Baba Tomorr. Malin e Perëndive, ku lindë poezia, pihet vera...
Dhe, bëhet Dashuri...
Sot,
edhe unë e kërkoj një Grua besnike me lekë!...