| E shtune, 29.10.2022, 06:55 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Prifti
gazmor
Një
klerik fetar, me Biblën në dorë,
E
njihnin në popull, si Prifti gazmor.
Vlerësimin
e gëzonte për sharmin e tij,
Ngase
gjitha punët i shkonin në vijë!
Desh
u çmend Mbreti, i ngrefosur fort,
-
E sillni tha shpejt, Priftin në raport!
Pse
t’quajnë gazmor, të priftë suksesi?
-
Tha nuk kam halle, as borxh interesi!
Obobo!-
klith Mbreti, kjo është mrekulli,
Tani
unë të bëjë, përgjithmonë borxhli!
-
Dëgjo me vëmendje, tri pyetje me rend,
Për
një javë përgjigjet i dua me mend!
-
Sa yje ka qielli ? – të gjitha numëroj…
Ku
është mes’ i botës?, Çfarë unë mendoj?
Po
s’mi the të gjitha, ta keni me dije,
Ka
me t’shkuar koka, pas qafe si hije!
Si
limon i verdhë, Prifti shkon në shtëpi,
E
presin me frikë, gruaja me fëmijë!
Ata
ish mësuar, ta shihnin përherë,
Ashtu
të qeshur, plot shend edhe verë!
Prifti
nuk e fshehu, shqetësimin për fare,
I
tregon familjes, rend me rend, ashiqare,
Pastaj
fton në popull, miq edhe këshilltarë:
Filozofë,
dijetarë, pleqnar e magjistarë!
Askush
nuk i jepte, përgjigje t’qëlluar,
Vendosi
të shkoj në mulli për t’ bluar!
Të
bluaj grurë e misër, të ketë me bollëk,
Që
mos t’mbetej familja, të paktën pa bukë!
Kur
e pa Mullisi, Priftin me shqetësime,
Dukej
shumë i humbur i tretur n’ kujtime!
I
rrëfen ngjarjen, ashtu si të themi
-
Mos keni merak, ka zgjidhje problemi!
Pasuritë
e patundshme t’mi bëni tapi,
Livadhet
nën ujë, zabel e mulli..!
Unë
vetë shkoj te Mbreti, mos e keni dert,
E
zgjidhi problemin, me shumë marifet!
Mullisi
vë mjekër, veshë mantel të zi,
Shkon
te Mbreti, me shumë siguri!
E
shikon nga lart me kureshtje prore,
Çfarë
përgjigje jep n’pyetjet mbretërore?
-
I numërova yjet në qiell për shtatë ditë,
Më
dolën sa qime i ka kali yt!
Nëse
nuk besoni, shkoni i numëroni,
Për
ndryshe, nuk del ajo që kërkoni!
Pastaj
me litar e mata krejt dynjanë,
Më
doli mesi, aty ku je në fron,
Sa
i përket: Çfarë mendon si mbret?
-
Unë nuk jam Prifti, po Mullisi vetë!
E
heq mjekrën ngadalë e mantelin priftëror,
-
Tha nga sot Prifti, nuk është më gazmor!
Nga
kjo histori Mbreti, mbet i gëzuar,
E
liron pa kushte, Mullisin kokë-zgjuar!
(Karikatura e përpunuar,
marrë nga interneti)