Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh ?eliku: Plumbi delë me plumbë

| E merkure, 26.10.2022, 05:20 PM |


PLUMBI DELË ME PLUMBË

NGA KALOSH ?ELIKU

Moti kohë nuk kisha ikur në pushime verore. Që, nga koha e sistemit komunist me nga një muaj në Ulqin (Mal i Zi). Dhe, Neokomunist në Durrës (Shqipëri, 1995). Vite, ku edhe në Shqipëri, me Koronovaris, dhe Pandemi: i fitova dy-tre libra me  poezi, në Durrës Hotelin (“Blu Moon”) “Loja e syve” (1995), “Vjellja e zorrëve” (1966), Korçë “Vdekja më deshi më pak se Ti” (Voskopojë, 2000). Dhe, në “Përrua-Thanë” (2007: “Engjëlli im është Grua”.

Vite më vonë, kur në karantinë më mbylli “armiku i padukshëm” Koronavirusi dhe Pandemia: mos dilë në rrugë pa maskë, laj duart me sapun, dy metra larg rri edhe me gruan besnike. Nuk guxon ta kalosh kufirin pa vaksinë, aqmëpak të hyjsh në restorant pa vaksinë. Larg, rri me vite nga gratë besnike: më ndau nga familja, miqtë dhe Gratë besnike. Vetëm më la të lirë me Poezinë dhe rakinë e rrushit te “Parku i Grave” në Shkup. Përballë Kuvendit të Maqedonisë Veriut.

Vitin 2022, shkaku Orës përkujtimore të poetit Sami Velçani, që e organizonte vajza e tij, dhe Dhimitër Pojanaku më ktheu në Durrës. I kalova pa masa Qeveritare: Dy-tri ditë mes poezive me verë dhe peshk në bregdet.

Përçudi, mi ktheu vitet e kaluara të pushimeve në Durrës. Ustain e restorantit “Blu Moon” në mes të detit. Ustain e Ri, i cili më përcolli në Shkup me pesë shtama verë të bardhë dhe të kuqe të shtëpisë Madhe, në Durrës.

Porosinë e Ustait Ri, në Durrës: Plumbi delë me plumbë...