| E merkure, 26.10.2022, 07:54 PM |
Flet pedagogu Dr. Enriko Ceko: - Deklarata e Kryeministrit që pedagogët e sektorit publik “nuk ka se ç’farë të kërkojnë”, i la ata me gojëhapur të gjithë
-
Nëse pedagogu ka pagë dinjitoze, ai zhvillon mësim me përkushtim dhe pasion
Intervistori:
Albert Z. ZHOLI
Pas
një jave injorim nga qeveria, ka marrë jetë lëvizja universitare për të çuar
përpara misionin akademik për tëvendosur në vendin e duhur figurën e
pedagogut.Tani në javën e dytë të bojkotit, pas replikash e kundër replikash me
qeverinë e Ministrinë e Arsimit. Sindikata e Punonjësve të Arsimit në vend
është më e vendosur se kurrë në atë që kërkon.Sipas tyre kërkesat e tjera, veç
pagës, duhet të ishin realizuar me kohë, e po ashtu edhe trajtimi financiar
duhet të ezaurojë inflacionin në vite. Niveli i pagave të pedagogëve është
ndryshuar për herë të fundit në vitin e largët, 2004.Ndonëse kërkesat janë me
karakter financiar, stafi pedagogjik këmbëngul që nuk është veçse çështje
parash, por po protestohet për mbrojtjen e universitetit.Ja si shprehet pedagogu
Enriko Ceko:
Pedagogët protestojnë,
po studentët a duhet t’i mbështesin dhe pse?!
Pedagogët
e punësuar në sektorin publik të arsimit të lartë prej ditësh janë në një
protestë të drejtë.Fakti se ata bëjnë krahasim me kolegët e tyre në disa vende
të Ballkanit më trishton. Duket se këta pedagogë nuk janë të mirëorganizuar dhe
kanë njohuri jo të sakta për Ligjin 80/15 “Për Arsimin e Lartë dhe Këkimin
Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, ligj tepër i diskutuar dhe i kontestuar
në kohën që u kalua në Parlament. Aq i vërtetë është fakti, sa deklarata e
Kryeministrit që pedagogët e sektorit publik “nuk ka se çfarë të kërkojnë”, i
la ata me gojë hapur, aq sa edhe deklarata e mëpasme e Ramës se “pavarësisht se
kanë apo nuk kanë të drejtë pedagogët, paga do rritet me disa përqind në
vazhdimësi”, gjithashtu i la ata me po të njëjtin pozicion goje. Padyshim që
studentët duhet të jenë mbështetje për pedagogët e tyre.Për mua personalisht,
nuk ka kënaqësi më të madhe kur vjen tetori dhe studentët futen në auditor. Ne
pedagogëve Zoti na ka dhënë një dhuratë shumë të madhe, ndoshta dhurata më e
madhe që mund të ketë një njeri në jetë. Veç fëmijëve që kemi në shtëpi, në
familje, ne pedagogëve Zoti na sjell me dhjetra e qindra fëmijë çdo vit dhe kjo
është një dhuratë e pakrahasueshme. Ata janë të shkëlqyer.Sejcili prej tyre
mbart në vetvehtë një mundësi të madhe për të qenë numri një në fushën e
studimeve që kryen.Por për të bërë që të tërë ata të aspirojnë të jenë numri
një, janë pedagogët e tyre që duhet t’i bëjnë ata që të fitojnë aftësi, të
ndërtojnë njohuri dhe të krijojnë kompetenca. Pavarësisht se në cilat kushte
ndodhet arsimi në një vend, dëshira që studentët të fitojnë aftëti, të
ndërtojnë njohuri dhe të krijojnë kompetenca mbetet e pamposhtur dhe kjo vlen
edhe për punonjësit e arsimit të lartë në Shqipëri. Sa më të mira kushtet e
arsimit në vend, shtuar këtu edhe pagat e personelit akademik dhe jo akademik
në institucionet e arsimit të lartë, janë parakusht që studentët e sotëm të
jenë qytetarë të devotshëm në të ardhmen dhe kjo nuk ka asnjë ekuivok për
diskutim. Këtu qëndron edhe arsyeja madhore se përse studentët duhet që të
mbështesin pedagogët e tyre në kërkesat që ata parashtrojnë në kërkesat e tyre
për përmirësimin e kushteve të punës dhe pagesës.Nëse bëjmë krahasim, duhet
bërë me Gjermaninë dhe Japoninë. Janë dy vendet që kanë pagesat më dinjitoze
dhe trajtimin më të mirëplotë për punonjësit e arsimit të lartë, që nga ana
tjetër kompensohet me faktin se këto dy vende janë ndër vendet e para në botë
për krijueshmëri, inovacion, sofistikim biznesi, sofistikim tregjesh,
inxhinering, bërje biznesi, etj, pasi në këto vende shkolla lidhet shumë
ngushtë me praktikën dhe këtë e realizon një trupë pedagogjike e përkushtuar
dhe e mirëtrajtuar, e cila përgatit nga brumi i studentëve, qytetarë dhe
punonjës të së ardhmes, të pajisur me aftësi, njohuri dhe kompetenca. Në
Shqipëri, sado të duan pedagogët që studëentët të pajisen me aftësi, njohuri
dhe kompetenca dhe sado që vetë studentët të duan që në përfundim të studimeve
të tyre të jenë të pajisur me aftësi, njohuri dhe kompetenca për të qenë
konkurrues në tregun e punës, kjo gjë është e pamundur, pasi në të vërtetë në
Shqipëri gjendja e auditorëve është si në Kinë përpara revolucionit kulturor
dhe nga ana tjetër tregu i punës është amorf. Këto janë edhe arsyet se përse
studentët duhet që të mbështesin pedagogët e tyre.
Gjatë protestave
studentore 2018 – 2019 përkrahja e studentëve nga pedagogët ishte shumë e vogël
pse sot kërkojnë ndihmë? Madje kishte pedagogë që thërrisnin ta ndaloni
protestën studentë, po sot?
Unë
mendoj se ajo nuk ishte protestë.Ajo ishte një revoltë. Për atë revoltë kam
shkruar disa artikuj ku e kam konsideruar revoltën si e vetmja që mundi të
përbënte një shuplakë të fortë për Qeverinë. Është shumë e vërtetë që përkrahja
e studentëve nga ana e pedagogëve të sektorit publik ishte minimale. Unë jam
një nga pedagogët që i mbështeti fuqimisht studentët në atë revoltë dhe ashtu
si unë me dhjetra pedagogë të sektorit privat i mbështetëm ata dhe do ne e
bëjmë përsëri këtë nëse studentët do të revoltohen përsëri. Vetë i kam patur
fëmijët e mi në ato vite studentë dhe fëmijët e mi kanë marrë pjesë aktive në
atë revoltë dhe nuk mund të lejoja që ata të shkonin pa mbështetjen time atje.
Në atë kohë paralelisht vazhdonte edhe protesta për mbrojtjen e Teatrit
Kombëtar. Nëse studentët në atë kohë do mbështeteshin fuqimisht nga pedagogët e
tyre të sektorit publik, tashmë do flisnim ndryshe dhe ju do më drejtonit
pyetje krejt të tjera në lidhje me arsimin e lartë në vend. Vërtet që në atë
kohë ka patur edhe disa pedagogë të arsimit të lartë, të cilët kanë kërkuar që
studentët të ndalonin protestën, por mendoj se këta pedagogë janë një pjesë e
trupës akademike të sektorit publik që karakterizohen nga animi i peshores në
pasjen e më mirë një vezë sot, se sa një a disa pula më pas. Pyetja juaj, që në
fakt përbën një argument shumë të fuqishëm, hedh dritë në marrëdhëniet që duhet
të ekzistojnë midis pedagogut dhe studentit, që në Shqipëri janë marrëdhënie
midis të rriturit dhe fëmijës, kur në tërë botën e qytetëruar marrëdhëniet
midis pedagogëve dhe studentëve janë marrëdhënie midis të rriturve. Në momentin
kur ne do të arrijmë që t’i konsiderojmë sejcilin nga studentët tanë
individualisht si indidiv e/i rritur dhe studentët në tërësi si grup i
individëve të rritur, atëhere do jemi në gjendje që t’i mbështesim ata në
kërkesat e tyre dhe të kërkojmë që edhe ata të n’a mbështesin në kërkesat tona.
Tjetër argument që
shumica e studentëve ndalojnë për çështjen e rritjes së pagave është miti i
“ZARFIT” apo “KAFES” ku pedagogë të papërgjegjshëm kërkojnë rrushfete për
kalimin e një provimi të caktuar. A egzistojnë probleme të tilla? Si shmangen?
Padyshim
që probleme të tilla ekzistojnë.Si e spjegoni ju faktin që ka korrupsion në
sistemin e drejtësisë? Po faktin që në vend ka nivel të lartë të evazionit
fiskal? Po në prokurimet publike?Po në shëndetsi?Ka vetëm një spjegim. Një
pjesë e atyre që tashmë janë të punësuar në këta sektorë, kryesisht në zyrat e
shtetit, dhe që tashmë bëjnë korrupsion, përpara disa vitesh kanë qenë studentë
dhe e kanë marrë “zanatin” nga “ustallarët”. Ata nuk e filluan ditën e parë të
shkollës duke qenë të korruptuar. Brumi ngjizet me atë miell, ujë e kripë që
ked he me atë stufë që disponon. Nëse mielli është me cilësi të keqe, uji i
qelbur, kripa e pa pastër dhe furra jo e përshtatshme, atëhere edhe buka do
jetë mysybet. Kjo shmanget me disa veprime të menjëhershme.Eliminim të
katapultimit në krye të organizatave studentore si Senati i studentëve apo Qeveria
studentore të njerëzve të afërt me drejtuesit e universiteve dhe studentë që
kanë afërsi me politikën. Eliminim i kontrollit të organizatave studentore nga
politika dhe lobi i trupës akademike, pasi ky kontroll shkatërron arsimin e
lartë. Eliminimi i manipulimit të zgjedhjeve për drejtimin e universiteteve
publike, duke kërkuar në mënyra jo të hijshme dhe aspak serioze mbështetjen për
këto zgjedhje nga ana e studentëve, në këmbim të përfitime që drejtuesit e
qeverisë studentore mund të kenë më pas. Vendosje e kritereve për përdorimin e
kuotave studentore dhe pagesave që ata bëjnë për shërbime që ofrohen nga ana e
institucioneve publike të arsimit të lartë, në mënyrë që të ketë më shumë
investime për auditore dhe kërkim – zhvillim se sa për pagesa të policive
private, që kontraktohen me arsyetimin fals se duhen ruajtur e mbrojtur dyert e
karriget e auditorëve. Politika e bilbil fryrësit duhet të futet gjerësisht në
arsimin e lartë publik, si në auditor, ashtu dhe në aspektet e kryerjes së
praktikës mësimore dhe profesionale, ashtu dhe për aspektet e procedurës së
realizimit të diplomës dhe mbrojtjes së saj. Kryerja e trainimeve për Ligjin
80/15 dhe aktet e tjera nënligjorë për arsimin e lartë, është një domosdoshmëri
për të cilën koha nuk pret, sidomos për ata që janë të rinj në këtë profesion.
Kërkesa e drejtë e pedagogëve për paga dinjitoze është një armë e mirë në këtë
drejtim, por personalisht mendoj se shtesa në pagë duhet të shoqërohet me
detyra dhe përgjegjësi për pedagogët. Mesa di unë në shumicën e institucioneve
publike të arsimit të lartë në vend procedura vetjake e vlerësimit të punës së
kryer individuale dhe procedura e vlerësimit të punës nga ana e eprorit, ose
mungojnë ose lenë shumë për të dëshëruar. Si rezultat kërkesa e llogarisë është
shumë e ulët dhe nga kjo vjen edhe cilësia e ulët e mësimdhënies dhe
mësimnxënies.
Kemi studentët që e
përkrahin këtë protestë pasi pedagogët e meritojnë të paguhen në mënyrë
dinjitoze por edhe ata të rrisin cilësinë e mësimdhënies. A kanë të drejtë
studentët?
Padyshim.
Nëse pedagogët do keqpaguhen, studentët do vazhdojnë që në orë të mësimit
tëtëittërojnë, Ëhats-upërojnë, facebookërojnë, instagramojnë, gugëllojnë, etj,
si këto. Nësepedagogët, kryesisht ata të rinj, nuk do kenë mundësi për trainim
përgjatë tërë jetës, universitetido mbetet shumë mbrapa, duke ofruar për
studentët njohuri që në vendet e tjera të përparuaramerren që në shkollën e
mesme. Nëse pedagogët tanë nuk kanë mundësi të njihen me metodat ereja të
kërkimit shkencor, atëhere krijueshmëria dhe inovacioni që kërkohen në sektorët
endryshëm të ekonomisë do jenë në nivele mediokre dhe Shqipëria do vazhdojë të
mbetet në fundtë renditjes për avantazh konkurrues dhe rritje ekonomike.
Pedagogu duke pasur një
rrogë dinjitoze ul mundësinë e korrupsionit dhe rrit mirëqëniendhe dëshirën për
mësimdhënie. Por sa ndikon në buxhetin e shtetit kjo kërkesë?
Më
vjen shumë mirë që e bën këtë pyetje, që në fakt është një pyetje shumë
profesionale.Nëbuxhetin e shtetit kjo gjë ndikon vetëm në mënyrë pozitive.Nëse
pedagogu ka pagë dinjitoze, aizhvillon mësim me përkushtim dhe pasion.Ulet
mundësia për korrupsion dhe shtohet shumëmundësia që pedagogët të kërkojnë nga
njëri tjetri më shumë standard në mësimdhënie emësimnxënie. Kjo bën që studentë
të fitojnë më shumë aftësi, të ndërtojnë më shumë njohuri dhetë krijojnë më
shumë kompetenca, me anë të të cilave kur të shkojnë në vendin e punës
nësektorin privat do bëjnë më shumë krijueshmëri, më shumë inovacion, më shumë
produkte dheshërbime që kërkohen nga tregu dhe nëse punësohen në sektorin
publik do ofrojnë më shumë dheme më shumë cilësi dhe pa korruosion shërbime për
publikin dhe të tëra këto ndikojnë vetëm dhevetëm pozitivisht në rritjen
ekonomike dhe në forcimin e shtetit ligjor. Këto të fundit sialancues ndikojnë
përsëri në mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e cilësisë sëmësimdhënies dhe
kështu në vazhdimësi.
Studentët shohin se ka
shumë ngelësa dhe pedagogët nuk marrin asnjë nismë për të rriturcilësinë apo
dhe bashkëbisedime, konsultime jashtë mësimit. A duhet ta bëjnë këtëpedagogët?
Gjetja
juaj është e vërtetë.Numri më i madh i studentëve ngelës është në fund të vitit
të parë tëstudimeve në programet bachelor.Ka një spjegim të qenësishëm për këtë
fakt.Një pjesë e këtyrestudentëve që ngelin në këtë fazë të studimeve të tyre
mendojnë se hyrja në universitet u jepatyre diplomën. Një pjesë tjetër e tyre
hyjnë në studime për të cilat nuk kanë ndonjë afeksion, porfuten në shkollën e
lartë për idenë se u duhet diploma dhe ndjekin studime për të cilat, duke
mospatur interes, nuk shikojnë te këto studime të ardhmen e tyre. Një pjesë
tjetër edhe pse nëshkollën e mesme kanë patur rezultate të mira, me kalimin në
fazën e studentit tregojnëperformancë tjetër që nuk përputhet me rezultatet e
shkollës së mesme. Një grup tjetër për tëmbuluar shpenzimet e shkollës hyjnë në
punë dhe kjo u merr pjesën më të madhe të kohës që nëfakt duhet për të
studiuar.Një pjesë e tyre, me ardhjen në kryeqytet nga rrethet e tjera të
venditnuk e kanë më mbështetjen dhe mbikqyrjen e prindërve dhe të familjarëve
të tjerë dhe kjo bën qëata të humbasin sensin e kontrollit të jetës së tyre
private dhe studentore.Një pjesë e studentëvebien në shoqëri, e cila ka kërkesa
të ndryshme nga trendi i kohës dhe kjo i detyron ata që tëkryejnë veprime, të
cilat i largojnë nga kryerja në mënyrë intensive e studimeve në mënyrë
tëpërditëshme.E kështu me radhë mund të klasifikojmë studentët që ngelen që në
vitin e parë edhepër disa arsye të tjera apo studentë që kanë karakteristika të
tjera, të cilat ndikojnë në rezultatet etyre studentore dhe akademike.Reduktimi
i numrit të studentëve që nuk arrijnë të fitojnëprovimet dhe që ndoshta edhe
nuk harrojnë të diplomohen mbetet detyrë e institucioneve tëarsimit të lartë.
Për këtë ka metoda, procedura dhe procese të ndryshme, përfshirë edhe
bashkëbisedimet, konsultimet jashtë mësimit, ofrimi i literaturës së
përshtatshme, dhënia eorientimeve për provimet, organizimi i veprimtarive, që
lidhen me procesin mësimor, leksionet ehapura, organizimi i veprimtarive të
tjera universitare dhe akademike që e plotësojnë jetënstudentore dhe nxitin
kureshtjen e studentëve për disiplinat për të cilat ata duhet të kenë
aftësi,njohuri dhe kompetenca, etj. Në fund të fundit, secili nga ne pedagogët
duhet që të arrijë tëkuptojë se studenti ngelës është kosto për shoqërinë, për
vetë pedagogun dhe për studentin efamiljen e tij. Është një kosto shumë e madhe
si për zhvillimin ekonomik, ashtu dhe përzhvillimin individual dhe si komb.