Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Halli, ma kalli!

| E premte, 21.10.2022, 06:09 PM |


HALLI, ma kalli!!!

Libri "Pylli me lisa" i BASHKIM SALIASI

Nga Përparim HYSI

Tek libri "Pylli me lisa" të BASHKIM SALIASI gjeta jo vetëm veten time (për 12-vjet me radhë e kam pirë "hapjen e  emigrimit"), por edhe të mijërave  të tjerëve që, për halle nga më të ndryshme, marrin rrugën e mërgimit. Titulli i kësaj eseje sikur është koncetrat për gjithë të mërguarit. Nuk  është imi, por i një bashkë të emigruari.Unë qeshë tek të gjashtëdhjetat dhe ai po u afrohej të tetëdhjetave,  E kujtoj mirë, kur e takova dhe, në vija të trasha,  kur e pashë që punonte akoma, pyetjes sime:-Përse punon akoma? M'u përgjigj:-Halli,  ma kalli! Kjo përgjigje kaq domethënëse m'u ngul si peronë në kokë,  dhe, kur lexova"Pylli me lisa" të Bashkim Saliasit,  m'u faneps ai, plaku, dhe thashë:-Të gjithë në emigrim i çon halli.Po, sado që halli, hallit nuk i ngjan, tek  libri në faqe të tëra hasë në atë"maratonë" të dhimbshme, në rrugë e në skërka, jo për të marrë"dafinën e fitores"  në ATHINË, por vetëm për punë, për"ca dhrahmi më tepër."

*     *     *

Unë lexoj çdo ditë se, siç duket,  të lexuarit e librave, është bërë"karburanti" i motorit tim të jetës.As e di se ç'ka në kokë iks autor, por "trapis" me hamendësimet e mia dhe gjykoj po me mendësitë e mia. Tek shoh që autori bashkë me një"skalion" tjetër, niset përmes rrugëve të pashkelura, duke lënë familjet, pothuaj në zgrip e mjerim, mendja ime fluturon larg e qendron tek MIGJENI, poeti gjeni, që thotë në një nga skicat e tij:"... dhe kur nuk ka hekur e çekiç", puna del e dyshimtë dhe rrezikshme". Është kthyer prapë ajo kohë(pra, nuk"ka hekur e çekiç") dhe ndaj autori, së bashku me të njohur e të panjohur, "çajnë ferrën" vetëm nga "halli që ua kalli". Tek ndjek peripetitë e dhimbshme,  të rrezikshme të frikshme të kësaj"ikjeje, më shumë natën se sa ditën"; tek shikon që u thahet buza për ujë dhe, kur kujtojnë se arritën"Edenin", nuk ke  se si mos brengosesh. e të të ligështohet zemra.Nuk mjaftojnë ç'heqin rrugës, por ndeshin me"shkopinjtë e policëve", në diskriminim dhe nëpërkëmbje, që tek i rrekë, përmjet penës të autorit që është dhe protagonist në"këtë maratonë të dhimbshme" bindem me një fakt shumë domethënës:tek"Pylli me lisa"gjen edhe"ferrin" e ralitetit; gjen parajsën e natyrës, por dhe purgatorin e imagjinatës të autorit.Kur them kështu, nuk ke pse e vret mendjen shumë:realiteti(nuk ka hekur e çekiç dhe ik të ikim).Nëse do që në mes kësaj ikjeje të dhimbshme, të gjesh pak qetësi, atëherë ndalu, kur autori  zë e pëshkruan malet e pyllin dhe do relaksohesh, se nuk i shpëton dot"thirrjes së profesionit, si biolog". Dhe nuk do mend që nuk mungon as imagjinata. Imagjinata e autorit as që e deformon realitetin. Aty, duke lexuar faqe pas faqeje, kupton që halli i bashkon dhe i miqëson njerëzit. Libri është formues: aty kupton se njerëzit e thjeshtë janë miqësor, sado që nuk janë të një vendi.

Pyetjes se sa i vërtetë është autori,  se lind tek një iks lexues dyshimi, si puna e SHËN THOMAIT që thotë"Unë të besoj, kur plagën ta zë me dorë", po i them cilitdo "dyshuesi":"Merr dhe SHËN THOMAN dhe shko zërë me dorë këmbët e gjakosura të GENCIT tek po i mjekon  mësuesi i biologjisë.Pra, pak a shumë, kemi të bëjmë "me një fshat që duket dhe që nuk do kallaus."

*      *     *

BASHKIM SALIASIT i është bërë natyrë e dytë të shkruarit,  Me të ndodhë ai fenomen që shumë bukur e ka thënë poeti ILIRIAN ZHUPA që thotë:-Unë shkruaj se marrë frymë. Dhe kështu, "pse merr frymë", auotri në"lupën e tij vëzhguese" jo vetëm e ndjek realitetin,  por, ku haptas dhe ku nën rreshta, di të ndajë të bardhën nga e zeza dhe anasjelltas. Me humor si"qesh e ngjesh", ai ta çon  buzën vesh më vesh, me skica , si:"Rakia të bën qejfli":"Lopa nuk më ka pjellë kurrë tre viça";"Sa shumë janë shtuar qentë" apo"Mallkimi e kthen rakinë në ujë".

Me skicën"Pastroni korridorin"  është"tthirrja e gjakut":si mësues profesionist e drejtues, paqyron me dhimbje degradimin dhe "militantizmin" në arsim.Të paaftit i vunë kazmën dhe është therëse sikca ku ravijëzohet jo fytyra, por surrati i nëndrejtoreshës.

Kur e mbyll leximin e këtij libri, kur shoh vujatjet e mundimet që ka hequr edhe vet autori,  pyetjes se si është e mundur?Përgjigjen e gjej, tek SHANTOBRIANDI që ka thënë:"Nëse vuan më shumë se të tjerët, mosu çudit:një shpirti madh vuan më shumë se të tjerët". Që është shpirtmadh autori, as që e vë në dyshim, por, në fund të fundit, një gjë e kam të qartë:" Pranë çdo burri të sukseshëm, qëndron një zonjë e denjë dhe e nderuar.Kortezia ime është për bashkëshorten, ZONJËN ANGJELINË që është si balsam dhe inspirim njëherësh, për fushën krijuese të BASHKIM SALIASIT.

Së fundi, si biolog që është, po e uroj me fjalët e CHARLES DIKENS:"Paç një zemër që nuk bëhet gur kurrë! Një temperament që nuk lodhet kurrë dhe një prezencë që nuk lëndon kurrë."

Tiranë, 20  tetor 2022