| E enjte, 20.10.2022, 06:19 PM |
Të mos pranohen kushtëzimet për liberalizim të vizave!
Përderisa
është duke u zhvilluar lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Ballkani Perëndimor,
përkatësisht Kosova është vatër e krizës dhe mundësi potenciale e një lufte të
re në këto hapësira!
Shkruan:
Florim Zeqa
Kushtëzimet e njëanshme
ndaj Kosovës
Përderisa
të gjitha shtetet demokratike në krye me Amerikën janë në përkrahje të
Ukrainës, përfshirë edhe Kosovën, Serbia e vetme në Ballkan e mbështet
agresionin rus në Ukrainë!
Përderisa
bashkësia ndërkombëtare i ka ndezur “motorët” për arritjen e një marrëveshje
mes Kosovës dhe Serbisë, kësaj të fundit nuk ende nuk i ka vënë asnjë kusht për
zgjidhjen finale, ndërsa ndaj Kosovës sa vijnë e shtohen presionet e natyrave
të ndryshme, duke e tërhequr të njëjtën paralele mes liberalizimit të vizave
dhe kompromisit politik në dialogun me Serbinë.
Vizitat
e shpeshta të zyrtarëve evro-perëndimorë në Prishtinë dhe takimet e ndara me
pushtetin dhe opozitën janë sinjale të qarta për presion ndaj palës kosovare!
Edhe
përkundër presionit nga ndërkombëtaret, liderët shtetërorë dhe partiak ende
janë të mbyllur dhe jo transparent në raport me qytetarët, përkatësisht me
opinionin publik dhe politik, për faktin se jo çdo gjë është duke shkuar në
favorin tonë!
Mungesa e garancisë në
dialog
Lëvizjet
rutinore të zyrtarëve perëndimor nga Prishtina në Beograd, më tepër po bëhen
për ta krijuar përshtypjen tek pala kosovare se kinse është duke u bërë presion
i madh edhe ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës dhe se po kërkohet hapur që
deri në dhjetor të gjendet një zgjidhje dhe të arrihet një marrëveshje
përfundimtare!
Sikur
të kishte presion të dyanshëm dhe të mirëfilltë, fillimisht bashkësia
ndërkombëtare do duhej ta detyronte Serbinë që ta heqë Preambulen nga
Kushtetuta, e cila e njehë Kosovën pjesë integrale të saj dhe jo vetëm.
Kërkesa
e tjetër e ndërmjetësuesve në dialog do duhej drejtuar Këshillit të Sigurimit
të OKB-së për anulimin e Rezolutës 1244, e cila e njehë sovranitetin e Serbisë
ndaj Kosovës, dhe e cila Kosovën e trajton vetëm si njësi territoriale e jo si
shtet të pavarur dhe sovran.
Janë
këto dy veprime, të cilat do ta shtonin garancinë se dialogu është duke shkuar
në rrugë të mbarë, në të kundërtën askush dhe më asgjë nuk e siguron Kosovën që
nuk del humbëse e madhe në fund të dialogut me Serbinë!
Mungesë e skajshme
transparence nga liderët tonë shetërorë
Mungesa
e transparencës në raport me ecurinë e dialogut me Serbinë, dhe opcionet që po
i propozon faktori ndërkombëtar, si formula jo shumë të qarta për opinionin
publik, i kanë vënë në lajthitje qytetarët e Kosovës!
Draft-dokumenti
i marrëveshjes së ofruar për palët në dialog nga Gjermania dhe Franca ende
mbetët i paqartë, pasi politikanët kosovarë akoma nuk i kanë bërë transparente
detajet, se çka në të vërtet paraqet ky draft-dokument!
Si
qytetarë i këtij vendi, nuk e kam problemin se çfarë përfiton Serbia nga ky
draft-dokument, por e kam shqetësimin, çfarë mund të humbasim ne nga ky
propozim! Këtë shqetësim e kam nga e kaluara jo shumë e largët, me ç’rast
Kosovës ju kishte ofruar nga Brukseli liberalizimi i vizave në këmbim të
Ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e
Republikës së Kosovës, nga i cili, neve kosovarëve na mbeti në dorë “të trashtë
e surlës! Pra, sot e asaj dite ish liderët shtetërorë mbetën të “lagur” nga
hapja e shampanjës, kurse qytetarët pa viza!
Që
kjo të mos na ndodhë edhe në dialog me Serbinë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe
të vëmendshëm! Assesi nuk guxon të ndërlidhet liberalizimi i vizave me
marrëveshjen finale, gjegjësisht me kartelen e “Zajednicës”, të cilën tashmë
Serbia e ka në xhep nga viti 2013, gjegjësisht 2015, por ajo nuk është duke u
mjaftuar më kaq, ajo është duke kërkuar diçka më shumë se kaq!
E
këtë duhet t’ua thonë publikisht qytetarëve të Kosovës politikanët tonë, në
radhë të parë kryeminstri Kurti dhe presidentja Osmani, pa anashkaluar edhe
liderët opozitarë.
Meqë
nuk ka transparencë në dialog, draft-dokumenti i propozuar nga Gjermania dhe
Franca jo vetëm që duhet të bëhet publik, duhet të hudhet në diskutim publik
paraprakisht pranimit apo jo nga pala kosovare.
Rreziku potencial dhe
permanent nga Serbia
Përderisa
janë të alarmuar Brukseli dhe Washingtoni nga rreziku i invazionit serb, as ne
në Kosovë nuk guxojmë ta bëjmë “gjumin” rehat! Pasi, për aq sa janë reale
gjasat për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, aq më i madh është rreziku
nga sulmet ushtarake të kësaj të fundit ndaj shtetit tonë!