| E enjte, 20.10.2022, 06:55 PM |
“MALËSORJA” QË MBIJETOI VITET
Shefqet Dibrani, “MALËSORJA, romani monumental i
Kosovës” dhe “KARAKTERI dhe ARKETIPI në romanin ‘Malësorja’ të Nazmi Rrahmanit”,
Botoi “Faik Konica” Prishtinë, 2021.
“Kur
leximi ju lartëson shpirtin dhe ju ngjall ndjenja fisnike e burrërore, mos
kërkoni arsye të tjera për të çmuar atë vepër, ajo është e mirë dhe e ka
shkruar një mjeshtër“ - (Zh. La Bryjer)
Nga
Ajete ZOGAJ
Romani
“Malësorja” me autor Nazmi Rrahmanin, është ndër romanet e para të botuara në
Kosovë, i cili përgjatë gjithë këtyre viteve, u vlerësuadhe është i pranishëm
pothuajse tek secila familje shqiptare, gjithandej.
Lexuesit
e këtij romani, qëpër kohën bëri ‘revolucion’
janë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, ndërkaq, për kohën kur u shkrua
dhe u botua, ishte libri më i lexuar i cili pati ndikim të jashtëzakonshëm, duke
ndryshuar konceptin mbi jetën dhe botëkuptimet mbi të drejtat e femrës, jo vetëm
në regjionin prej nga vjen autori (Llapi), por në tërë Kosovën.
Malësorja,
personazhi kryesor i këtij romani, nuk ishte më thjeshtë një personazh libri,
Malësorja ishte emri me të cilin u pagëzuan shumë vajza në fshatra e qytete të
Kosovës. Malësorja e romanit të Nazmi Rrahmanit u bë personifikimi i jetës dhe
fatit të hidhur të femrës shqiptare të asaj kohe, i vuajtjeve dhe fatkeqësive të
cilat e rëndonin si litari rreth qafës.
Se
romani “Malësorja” mund të shkruhet vetëm një herë dhe atë nga një mjeshtër i
fjalës, e dëshmojnë studime e punime të shumta nga studiues të letërsisë, të
cilët vlerësojnë lartë punën e autorit Nazmi Rrahmani, romanin “Malësorja” dhe
gjithë krijimtarinë e tij letrare (edhe pse jo shumë voluminoze) por me
vlera që do të lënë gjurmë në zhvillimet letrare e kulturore ndër ne.
Në
vazhdën e studimeve për veprimtarinë letrare të Nazmi Rrahmanit, vitin qëlamë pas,
literaturës shqipe i shtohet një studim voluminoz dy vëllimesh nga Shefqet
Dibrani, poet, publicist dhe kritik letrar, studimi për romanin
“Malësorja” me titull: “MALËSORJA, romani monumental i Kosovës” dhe “KARAKTERI
dhe ARKETIPI në romanin ‘Malësorja’ të Nazmi Rrahmanit”.
Derisa në pjesën e parë autori Shefqet Dibrani, i qaset në
mënyrë analitike romanit “Malësorja”, në pjesën e dytë, thellohet në konceptin e psikoanalizës së
këtij romani në rrafshe të ndryshme interpretimi.
Në parathënien “Jeta e një romani” vlerësimi ’romani monumental i Kosovës’, ka jovetëm
simbolikën e veçantë, por edhe vlerësimin e merituar që autori i bën
romansierit Nazmi Rrahmani dhe romanit “Malësorja” në 56 vjetorin e botimit dhe
80 vjetorin e lindjes së autorit, ’’’Malësorja” është Romani monumental për
Kosovën dhe Letërsinë e saj. Fillet e tij datojnë qysh nga data 4 korrik 1962,
atëherë kur autori ishte njëzetenjë vjeç. Në një pusullë të cilën kemi pasur
fatin ta kemi në shqyrtim, vetë autori ka shkruar “Kam fillue me e shkrue më
04.VII.1962, në Prishtinë dhe kam vazhdue me ndërpremje të gjata për arsye të
mungesës sëkohës”[1],
dhe se, “[...] Nazmi Rrrahmani, autor i shumë romaneve të tjera, por edhe i
romanit “Malësorja” , është prozatori më i njohur në Kosovë. Ai sfidoi
diktaturën komuniste duke iu përkushtuar prozës së karakterit social, siç është
edhe romani ”Malësorja”, një nga veprat më të lexuara, më të komentuara dhe
padyshim më të adhuruarat.”[2]
Pjesa e parë e studimit “MALËSORJA, romani monumental
i Kosovës” ndahet në katër kapituj ku trajtohen aspekte teroiko-letrare të
këtij romani, duke përdorur literaturë shterruese për njërin ndër romanet më të
dashura për lexuesin.
Një jetë e begatë letrare ‘pa zhurmë’
Në kreun e parë “MALËSORJA, romani monumental i Kosovës”
të ndarë në katër kapituj, narrativa kohë dhe hapësirë shpërfaqet në mënyrë analitike
në disa këndvështrime të cilat i trajton autori; duke u nisur nga subjekti,
struktura, vlerat humane, ndërtimi i karaktereve, heshtja si karakter dhe
triumfi i Hajrijes, besëtytnia dhe religjioni, universalja si vlerë e këtij
romani, procedeu i veprës, zona gjeografike ku zhvillohen ngjarjet e romanit, veçoritë
tematike në romanin “Malësorja” bashkë me “Bibliografia e botimit të romanit
“Malësorja”,e orientojnë lexuesin për njohje sa më të plotë të veprës letrare
dhe jetësore të Nazmi Rrahmanit.
Sipas autorit, “Në jetën e zakonshme, Nazmi Rrahmani, nuk
ishte i zhurmshëm, as i bujshëm, por ishte punëtor i zellshëm, redaktor i
shkëlqyer dhe së fundmi edhe botues, duke arritur (si askush tjetër në këtë 80
vjetor të jetës së tij), të përmbushë misionin e intelektualit, shkrimtarit,
pedagogut dhe Njeriut, që adhurohet shumë. Romani ‘Malësorja’ i Nazmi Rrahmanit,
mbetet i pakalueshëm në këto 55 vjet krijimtarie publike. Si asnjë autor
tjetër, shkrimtari e ka vulosur me emër e mbiemër afinitetin e tij krijues edhe
nëpër mijëra libra të tjerë, tek qindra autorë, veprat e të cilëve iu kanënënshtruar
redaktimit profesional dhe konsultimeve të tija pedagogjike. Nazmi Rrahmani,
padyshim mbetet shkrimtari i cili me vlerën e tij ka ndikuar në rezistencën e
heshtur dhe në ngritjen intelektuale tek gjeneratat e shumta”[3].
Nëkëtë studim janë trajtuar elemente të shuma nga autori,
që e veçojnë romanin ‘Malësorja’, si fjala vjen elementi kohë: nata, terri,
muzgu, mëngjesi, agimi, stinët e vitit, apo figura të rëndësishme, si ajo e
mësuesit, figura e Hajrijes, Nezirit, etj. Me të drejtë autori konstaton se,
‘Hajria, u bëkarakteri dhe arketipi i gruas shqiptare, jo vetëm në
prozën e NazmiRrahmanit, por si realitet i përjetuar në Kosovë e gjetiu”[4],
ndërkaq, falja dhe pajtimi sipas autorit Dibrani, ‘janë mesazhi kryesor i
romanit “Malësorja” të Nazmi Rrahmanit![5]
Në pjesën përmbyllëse (të pjesës së parë të studimit)
gjegjësit Kreu i katërt, i është dhënë hapësirë mendimit profesional e miqësor
të kritikut e studiuesit të zellshëm prof.dr. Sabri Hamitit, që autori e
cilëson ‘uverturë e veçantë’, si dhe shënimi i prof. dr. Zejnullah Rrahmanit
dhe poezia përkushtuese për autorin dhe veprën e tij, nga autori i këtij
studimi Shefqet Dibrani.
Derisa në pjesën e dytë të këtij studimi, “KARAKTERI dhe
ARKETIPI në romanin ‘Malësorja’ të Nazmi Rrahmani” në dhjetë kapituj sa
ka kjo pjesë e studimit, autori synon që ‘tëbëjënjë interpretim ndryshe tëveprës
letrare dhe njëkohësisht për të nxitur idetë depërtuese në psikologjinë e
personazhit dhe tëveprës e cila po shkruhet, me rastin e 80 vjetorit të lindjes
së autorit dhe 56 vjetorin e botimit të romanit Malësorja, roman ky që ka hyrë
si arketipi më pozitiv i shkollës dhe arsimit shqip në Kosovë”[6].
Duke iu referuar pamjes dhe hijes, e cila mund të ndahet
si “Bukuri e hijes-Karakteri”, dhe në “Bukuri e pamjes-
Arketipi”, për mes tëtë cilave nxirren vlerësime për një vepër të realizuar mirë.
Janë këto arsye pse themi se romani Malësorja, si vepër artistike është bukuri
më vete, kurse rrëfimi magjeps tëpërvetëson, sidomos suksesi i Hajries e cila,
jo vetëm për atë kohë, por edhe sot, ishte paradigmë për gruan dhe shoqërinë”[7].
Mjeshtëria e krijimit të figurave stilistike
Në pjesën e dytë të këtij studimi, autori i kushton rëndësi
karakterit human i cili e përshkon romanin në rrafshin shumëdimensional, ndërkaq
vlerëson mjeshtërinë e autorit për krijimin e figurave letrare e stilistike.
“Si rrallëkush, ai ngriti një monument letrar përfigurën
e fshatarit, veçanërisht e lartësoinë piedestal figurën e femrës, tëcilës i dha
epitetin Malësore! Sigurisht gjetje fatlume përletërsinë, traditën dhe shkencat
humane, të cilat sot mburren me figurën mëtë spikatur letrare, me epitetin më
pozitiv që shqiptari e nderon femrën, prandaj shoqëriajonë nuk ka pse tëvuajë e
komplesohet me rolin e fshatarit e fshatares nëshoqëri, në shkolla dhe sëkëndejmi
edhe nëletërsi. Shoqëria shqiptare, shkolla dhe letërsia e saj, tashmëkanëFigurën
Letrare, edhe si Arketip Letrar i realizuar mirë, por edhe si Shprehje
Figurative. Romani MALËSORJA plotëson kriteret për t’u themeluar një Çmim Letrar e Human që do të
personifikohej me Figurën e Malësores nga dhënjimtare, pasi psikologjia e
romanit personifikon fytyrën e gruas së dhunuar e të diskriminuar, gruas me
skamje të skajshme por që ka ngadhënjyer, gruas së vejë, të asaj femre që
sakrifikoi gjithçka për bimësinë e saj, d.m.th. për të vërteten e pafajësisë së
saj.[...] “Romani Malësorja, është arketip më i realizuar në letërsinë shqipe,
së këndejmi epiteti Malësore, jo vetëm në aspektin figurativ, por edhe në
shkencat humane dhe ato të traditës e ka kuptimin e femrës shqiptare me të
gjitha vetitë pozitive që i posedon individi, prandaj epiteti Malësore,
automatikisht ka krijuar arketipin më karakteristik në letërsinë shqipe, jo vetëm
brenda romanit Malësorja, por si tërësi etnokulturore e letrare në tërë hapësirën
shqiptare”.[8]
Trajtimi i figurave letrare është një veçori tjetër e këtij
studimi, si dhe karakteret e personazheve, sidomos karakterin e personazhit
kryesor Hajries.
Shefqet Dibrani vlerëson se romani “Malësorja” është
ditari më autentik i realitetit të asaj kohe nëpër të cilën ka kaluar shoqëria
jonë, kultura dhe arsimi...”[9]
Një kapitull i veçantë i këtij studimi (kapitulli VI i
pjesës së dytë të studimit) përmbledhë kronologjinë e botimit të romanit “Malësorja”
duke e ilustruar edhe me të gjitha fotokopertinat e botimit ndër vite.
Po ashtu, në këtë studim janë trajtuar elemente të
shumta, të cilat e veçojnë këtë roman, i cili ruan vlerën dhe origjinalitetin e
tij edhe pas shumë vitesh kur u botua për herë të parë.
Përkundër trajtimit të disa prej veçorive të romanit të
cilat janë të vlefshme për studiuesit e veprës së Nazmi Rrahmanit, shfrytëzimi
i burimeve të shumta refereraletë
përdoruara nga autori Dibrani dëshmon për hartimin e këtij studimi. Megjithatë,
gjatë leximit të të dy vëllimeve kam hasur edhe në mangësi të studimi:
përdorimi gabim i trajtave foljore, përdorimin gabim i përemrit vetor, si dhe përsëritjet
e shumta të cilat janë të panevojshme dhe që ngjallin monotoni tek lexuesi.
Ndërkaq, ky studim dhe studime të shumta për krijimtarinë
letrare të Nazmi Rrahmanit, dëshmojnë thënien e Zh. La Bryerit, i cili shprehet
kështu:”Kur leximi ju lartëson
shpirtin dhe ju ngjall ndjenja fisnike e burrërore, mos kërkoni arsye të tjera
për të çmuar atë vepër, ajo është e mirë dhe e ka shkruar një mjeshtër.“
Rrugëtimi
i suksesshëm letrar i romanit “Malësorja” dëshmon për vlerën e tij dhe se është
shkruar me përkushtim nga një mjeshtër i fjalës së shkruar - shkrimtari ynë meritor
Nazmi Rrahmani.
Prishtinë, tetor 2022.
[1]ShefqetDibrani, “Malësorja‘
romani monumental iKosovës” botoi, sh.b. “Faik Konica” Prishtinë, 2021, fq.12
[2]Po aty, fq. 25
[3]Po aty, fq. 26
[4]Po aty, fq.191
[5]Po aty, fq.274
[6]ShefqetDibrani, “KarakteridhearketipinëromaninMalësorjatëNazmiRrahmanit, Prishtinë, 2021; fq. 15
[7] Po aty, fq. 19.
[8] Po aty, fq.23.
[9]Po aty, fq. 94