| E hene, 17.10.2022, 07:45 PM |
Na duhet nje qen ne vend te shtetit!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Une
e due qenin si kafshe! E due per hir te cilesise qe mbart, shpesh asht magjik!
Kjo m’ka ardh si pasoje se gjithmone me ta, te njohun e te panjohun te gjej
gjuhen! Shume ma shpejt se me njerzit, shuma ma hareshem, pse jo, shume ma
natyrshem! Kurre s‘e kam konsiderue si kafshe qe me duhet, me sherben, me ruan
etjjj, por per zgjuarsine hyjnore qe ka, per besen e perhershme qe te imponon,
per aftesine me njofte e zoterue kufij! Se une kshtu di me dashte….
Po
kam kohe qe kerkoj nje qen qe me duhet! E di qe nuk asht ne natyren teme me
kerkue gjana, kafshe apo njerez qe me duhen, por nje qen asht domosdoshmeri
jetike per ne! Per ne si shtet e kam fjalen! Na jena krejt te mjere pa te! Jena
si te thuesh mall pa zot!
Nevoja
ne mendjen teme me nisi te nesermen e termetit! Dritherimat e mia qe me rrinin
mbi ato rrenoja jete-vdekjeje me diktuen pafuqi tanesore! Hartoja ne mendjen
teme te shushatun atyne oresh nje mije menyra operative me hy poshte pirgjeve
qe kishin marre jete njerzish e me i nxjerre te gjithe me fryme, prisja qe
shteti te gjente njerzit e duhun me e ba ate pune siç prita edhe qente e
shkolles se qenve te ishin aty! Sa besim kisha ne ta, veç nji Zot e di! Si
perfundim na nuk e kishna! Na e sollen
fqinjet e mire po na e moren prape me vedi! Fundja ishte i tyne!
Meqe
u vetmbylla per ma shume se dy vjet pa ba rruge jashte vendi, ngaqe une kam
refuzue vaksinen e per pasoje nuk kam ba as asigjaje qe kta e quajne pasaporten
e vaksinimit, nuk e kisha ndjere nevojen e nje qen domosdoshmerisht! Ate nate,
kur po kaloja ne Kapshtice, te dogana greke, doli polici grek me nji qen! I
duhej me kontrollue makinat tona se kah pala jone nuk punonte asnji gja; ishin
vjedh jo vetem sistemet… U mahnita me qenin grek! Nisa me fol me te! Doja me e
marre! I thashe policit grek: ma fal mue dhe e kisha seriozisht! E doja me e
marr me vedi e me ia sjell nji polici te mire qe di me e mbajt siç e meriton!
Polici grek qeshi se kujtoi se po bajshem shaka me te! Rruges, tue shkue per
Athine, e kuptova policin pse qeshi!
Ika
e erdha me qenin ne mendje! Dje mu fanit prape nevoja e domosdoshme per te!
Policia turke na shiti mend e na tha se qeni jone ua kapi policin e pamjeker me
valixhe droge qe kishte kalue kah Rinasi! Mallkova vedin pse s’kembengula ma
teper te polici grek me ia marre qenin! Nese do e kishim ne Rinas me 5 tetor,
polici rrugor nuk do te kapej nga qeni turk po nga i joni! Fundja ai nuk i
kishte tregue botes ç’a bahet ne shpine tone te pashtet e te paqen! Do ta
shpetonte edhe ate djale 27 vjeç nga mania me u ba me pare, vila e makina te
bukura si koleget e tij te rendit, krimeve, FNSH-se, RENEA-s, te Standarteve
etjjj!
Na
duhet nji qen ne vend te shtetit fasade e maskarade! Ai gjendet edhe pa tender
milionash, ska nevoje me vjedh, as me vra me pagese! E mban kushdo, veç mjafton
me ia dite vlerat dhe pse na duhet!