Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: “Lugina” Ekspres

| E shtune, 15.10.2022, 04:45 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

“Lugina”  Ekspres

Këta liderët tanë

As vetë nuk e dinë,

A janë me Beograd,

Apo me Prishtinë?!

E kanë humb’ rrugën

Në oborr të vetë,

Bëhen pikë e pesë

Në luftë për pushtet!

Nuk u bie n’fije

Dreqi as i biri,

Ditën te Kurti

Natën te Lumiri!

Tani  marrin rrugë

Për në Amerikë,

Ta mësojnë Eskobarin

Për t’bërë politikë!

Dhe takime tjera...

Që s’janë në agjendë,

Po u bënë publike

Kalon nëpër mend!

Në fund te Vuçiqi

Sillen me interes,

E lexojnë nga prapa

“Lugina” Ekspres!

(Karikatura marrë nga interneti)