| E premte, 14.10.2022, 07:43 PM |
Kujdes nga izolimi!
Nga
Enver Bytyçi
Fjala
e kryeministrit Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës duhet
marrë seriozisht nga qytetarët shqiptarë. Sidomos nga opozita. Eshtë njësoj
sikur një kryeplak fshati diku nga veriu apo nga jugu i vendit të vijë në
parlamentin e Shqipërisë e t'u thotë deputetëve se "ju jeni turpi i
civilizimit"! Edhe pse ky parlamenti jonë e meriton një klasifikim të
tillë.
Por
çfarë ndodh në kësi rastesh? Pasojat nuk i vuan Edi Rama. I vuajmë ne
shqiptarët. Europianët më duket se janë të lodhur me egon tonë provinciale.
Prej vitit 1991 e këtej, kur kanë ndodhur ngërçe të ngjajshme si ky i
pardjeshmi në Strasburg, perendimorët kanë përdorur si mjet shërimi ndryshimin
politik, rrotacionin. Por me Edi Ramën rrotacioni është shumë i vështirë. Mafia
në pushtet është më e rrezikshme sesa diktatura në pushtet!
Atëherë
çfarë mund të ndodhë, kur nuk ka më shpresë se Shqipëria mund të
vetëkontrollohet dhe vetëzhvillohet?! Ajo që ka ndodhur në kohën e diktaturës.
IZOLIMI. Por ky izolim nuk mund të jetë i njëjtë me atë të periudhës së telave
me gjemba. Izolimi politik, financiar dhe ekonomik mund të jetë në rend dite.
Madje dhe bllokimi i integrimeve në BE. Nëse ndodh kjo, atëherë do të thotë më
shumë boshatisje dhe ikje nga ky vend. Më shumë arrogancë mafioze në pushtet
dhe më shumë patronazhistë. Më shumë kontroll të jetës së qytetarëve e dhunë
fizike, politike, psikologjike kundër tyre. Më pak dinjitet, liri dhe të
drejta, ndonëse kryeministri ynë i famshëm foli në Strasburg për këto të drejta.
Na
duhet të bëjmë kujdes e të ruhemi nga egoja e një kryeministri të çmendur, të
cilin e kemi zgjedhur vetë për e me çmendurinë e tij! Opozita së paku duhet të
ofrojë edhe para ndërkombëtarëve një projekt të ri, të ndryshëm nga projekti i
një diktatori mafioz që sot e sundon Shqipërinë. E ndërkohë t'u bëjë me dije
atyre se sa ajo e ka vuajtur brenda vendit arrogancën e kreut të mazhorancës së
shqiptarëve. Nëse Perendimi nuk i ka besuar ankesave të opozitës ndaj
kryeministrit deri ditën e pardjeshme, prej kësaj kohe nuk mund të ndodhë më
kjo! Kur ai tronditi dhe çmendi deputetët e mbi 50 vendeve në Strasburg,
imagjino sjelljen e tij ndaj deputetëve shqiptarë!