| E marte, 11.10.2022, 07:15 PM |
Spartak
Ngjela:
Letërsia,
historia, arti, dramaturgjia, gjuha shqipe, dhe sociologjia shqiptare, assesi
nuk janë në krizë. Ato janë në progres.
Por
lufta kundër shqiptarizmit që ndjek, si gjithmonë Beogradi dhe Moska, sot është
shumë e intensifikuar kundër shqiptares.
Kudo
janë lëshuar serbë e rusë, por edhe shqiptarë të paguar, në të gjitha fushat e
dijes, për të dëmtuar Shqipërinë me destabilizim.
Por
nuk kanë bërë dot asgjë.
Historiografia
aktuale në nivel të lartë botëror po shkruan të vërtetën historike
iliriko-shqptare, kurse gjuha shqipe tani po u jep shqiptarëve që e kanë
ruajtur që nga lashtësia, vlerë të lartë për historinë gjithë-botërore.
Dhe
kot lodhen anti-shqiptarët, jashtë dhe brenda Shqipërisë...
l.
Më
e kapëshmja nga kjo veprimtari anti-shqiptare është sulmi që veglat e tyre në
Shqipëri, në thelb, disa individë pa dije dhe pa thellësi mendimi, paguhen që
të njollosin vlerat kombëtare të shqiptarizmit. Dhe flasin me fantazi prej
injorantesh.
Por,
kështu kanë folur në dy shekuj rresht edhe serbët, edhe grekët mediatikisht:
gënjeshtra pa asnjë vlerë të faktit historik.
Tani
nuk i dëgjon më njeri, dhe historiografia e madhe botërore qesh me ta.
Kurse
televizionet shqiptare që, që prej vitesh, po i hapin hapësirë injorancës
antishqiptare, janë të paguar nga Moska dhe Beogradi.
Po
shteti shqiptar, ende do ta lejojë anti-shqiptarizmin mediatik të paguar nga
Moska dhe Beogradi që të flasë fantazi anti-shqiptare nëpër ekranet e
televizioneve shqiptare?!
Godasin
Gjergj Kastriot - Skënderbeun, godasin historinë e Shqipërisë dhe flasin në një
rrjedhe injorance për origjinën e shqiptarëve si popull, për trojet shqiptare
dhe për mohimin e rrjedhës historike Iliri-Arbëri-Shqipëri.
Por,
nuk e dinë këta injorantë dhe ata që i paguajnë se gjuha shqipe sot po spikat
si një e madhe vlerë botërore?!.
Këta
injorantë godasin nëpër televizonet shqiptare gjithashtu Ismail Kadarenë, Fan
Stilian Nolin; godasin Nënë Terezën dhe origjinën e lashtë historike të botës
shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dhe këta janë mjeranë, sepse tani nuk
frenohet dot e vërteta për historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Por, ata
që i paguajnë lodhen kot.
ll.
Iamail
Kadare, me veprën të tij i solli
Shqipërisë historinë e shkruar poetikisht në ngjashmëri të madhe me
Iliadën e Homerit. Vepra e tij sigurisht që në funksion të mitit poetik,
risolli në Shqipëri epizmin mitik të
historisë së Shqipërisë, pas poetëve të mëdhenj kombëtarë Gjergj Fishta e Naim
Frashëri.
Edhe
Gjergj Fishta edhe Naim Frashëri, përballë rrezikut të Shqipërisë, sollën në
dijen, letërsinë dhe në historinë e Shqipërisë identitetin kombëtar si poezi
gjithë-kombëtare të Shqipërisë. Lahuta e Malcisë e Fishtës dhe Historia e
Skënderbeut e Naim Frashërit përbëjnë epopenë historike në vargje e popullit më
të vjetër të Evropës që, me heroizëm historik, ai ka mbrojtur jetën dhe
identitetin e tij.
Historia
mbrojtëse e një populli përherë nxjerr në pahun historik të rrezikut të vet
poetët dhe shkrimtarët e mëdhenj, përpara filozofëve, historianëve,
antropologëve, kozmologëve, dhe etnologëve.
Kjo
ndodhi edhe me rrezikun e Shqipërisë në fund të Shekullit të Nëntëmbëdhjetë, në
fillimet e Shekullit të XX-të dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Pikërisht
këtë përfaqësojnë, në historinë e Shqipërisë të këtyre periudhave, edhe Naim
Frashëri, Gjergj Fishta e Ismail Kadare.
Periudhat
historike kanë qenë të ndryshme, por rreziku për shfarosjen e Shqipërisë ka
qenë i njëjtë. Tani rreziku nuk ekziston më, dhe shqiptarët janë drejt frymës
bashkuese si një popull në të dy shtetet shqiptare në Ballkanin Perëndimor:
Shqipëria dhe Kosova.
Në
vitin 1999, me luftën për çlirimin e Kosovës, Lidhja e Prizrenit ka filluar të
ecë drejt objektit të saj, sipas poetikës së madhe historike të Gjergj Fishtës.
Edhe
brezi i ri, edhe shqiptarizmi pret që sociologët, antropologët dhe historianët
të vijojnë të shkruajnë historinë e Shqipërisë drejt pjekurisë maksimale të
shoqërisë shqiptare.
facebook.com/spartak.ngjela