Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Muharremi: Tartufi si mysliman për përfitime personale

| E premte, 26.12.2008, 05:56 PM |


Ilir Muharremi
Ilir Muharremi
Tartufi  si mysliman për përfitime personale

Nga Ilir Muharremi

Në shfaqjen Tartufi një koprac i autorit Molier, që është dhënë premierë të mërkurën në Teatrin Kombëtar, nuk është paraqitur si krishter sic njihet në origjinalitetin e veprës, por si mysliman i cili shfrytëzon religjionin për disa përfitime përsonale. Regjisori i shfaqjes Rahim Burhan me renome ndërkombëtare ishte munduar që të tregoj se edhe në botën myslimane ekziston një Tartuf i tillë, një kopracë i cili për mrekullihst dij ti maskojë ndjenjat e tij e të shtiret si një njëri i mirë dhe besnik. Këtë rol ai ia kishte besuar aktorit nga shkupi Bajrush Mjakut. Me një mjeshtri tejet profesionale, Mjaku ka ndërtuar rolin e Kopracit, i cili gjatë interpretimit ngjallte momente intrige e që vazhdimisht pranoheshn nga publiku. Me zërin e tij karakteristikë dhe me një figurë të qëndrushme, Mjaku ka dëshmuar kreativitetin e tij të lartë profesional, madje në disa momente me mish e shpirtrë ai tejkalonte veten dhe zgjonte disa momente komike. I veshur me petka te gjelbërta, ai gjatë gjithë shfaqjes shfrytëzonte religjionin, për arsyje përsonale, sa që nganjëherë kalonte edhe në komedi me mimikën që fuste në funksion. Po ashtu edhe aktori Cun Lajqi, i cili kishte ndërtuar një rol të fuqishëm, e që vazhdimish tradhtohej nga miku tij i mirë Kopraci, ka arritur të na fus në ngjarje. E përzë djalin nga shtëpia, ngase i bindet fjalëve të Kopracit, këtu hasim në sinqeritetin e këtij personazhi dhe në mendjen e pa prishur e cila asnjëherë nuk e ka njohur të keqen. Gjatë gjithë kohës Lajci na jepte këtë emocion. Ndërkaq, temë kryesore e kësaj vepre është martesa e pa dëshiruar e vajzës së Lajcit të cilën e interpretonte aktorja e re Florentina Ademi. Vazhdimisht ajo urdhërohet nga babai i saj që të martohet me Kopracin, njeriun të cilin ajo as që mund ta imagjinoj në mendjen e saj, e le më të ketë ndonjë marëdhënie. Ademi, me mjaftë pedantri dhe seriozitet ka ndërtuar këtë rol. Mirëpo, gjatë gjithë kohës shfaqja shumë herë kalon edhe në monotoni të kobshme. Është paksa anemike, por me veprime të pastërta dhe të ndërtuara bukur mirë. Disa pauza, në vazhdimësi pengojnë shfaqjen dhe na krijojnë monotoni. Shfaqja nuk ka ndonjë estetikë që të vecohet, apo ndonjë kulminacion që të mbahet mend, por aktorët janë ata të cilët me mish e shpirtë janë munduar ti japin shmek dhe bukuri kësaj shfaqje. Nuk ka ndonjë gjetje të vecantë regjisoriale e filozofike, konkrete, por monotoni të tepruar. Vlen të vecohen lëvizjet e pastërta skenike të cilat me mjeshtri të madhe i bënin aktorët. Nganjehër ata edhe krijonin figura interesante. Ndërsa, skenografia dhe kustumet ishin ndërtuar mirë, sidomos skenografia ishte në nivel të mirë artistikë dhe e shfrytëzueshme në tërësi. Ndërsa, muzika e cila i ngjante e ndonjë filmi triller amerikan, bëhej nganjëherë e tepërt, sepse nëse muzika mbisundon shfaqjen, atëherë ja merr vlerat e shfaqjes dhe behët qendër kryesore, e kjo nuk guxon të ndodh në teatër. Sa i përket kohës kishte një gërshetim me kohën moderne, ku ky moment vërehet vetëm në fund të shfaqjes. Shfaqja në tërësi nuk kishte ndonjë moment psikologjik të thellë i cili do të na zgjonte ndjenjat më të thella, por ishte krijuar vetëm sipërfaqësisht e kapluar me një monotoni dhe pauza të gjata të pa nevojshme. Në këtë lloj teatri klasik duhet më shumë të përdoret konflikti dhe të zhduken pauzat e tepërta, gjë që nuk ndodhte. Vecohet interpretimi i gjithë aktorëve të cilët me mundësitë e tyre  të thella janë munduar të ndërtojnë dicka të mirë, e cila pranohej nga publikë. Ndërsa, ndricimi ishte në nivel të mirë dhe të pastër. Lëvizjet e aktorëve nuk i ngjanin kohës së molierit, mungonte ajo eleganca dhe pedantëria të cilën e bënin gratë dhe burrat e asja kohe. Këtu regjisori nuk është munduar ta ruaj traditën e veprës, por ti modernizoj lëvizjet, andaj shfaqja është një gërshëtim me kohën moderne, por tema nuk është shumë e qëlluar sepse kjo temë në Kosovë ishte e pranishme para disa vjetëve. Martesat më nuk janë të urdhëruara nga prindërit, femrat nuk martohen pa dëshirën e tyre, kjo ndoshta është një keqkuptim i regjisorit ndaj kësaj kohe tek ne. Cdo shfaqje që bëhet ka një qëllim pse inskenohet dhe atë qëllim duhet ngritur lartë, ose thënë më mirë me atë qëllim duhet të ndrojmë dicka. Me këtë shfaqje ne skemi cfarë të ndrojmë se këso gjëra nuk ndodhin tek ne.