| E diele, 09.10.2022, 06:58 PM |
ÇMIMI “NOBEL” PËR LETËRSI - LAUREATËT
Nga Prof.
Xhelal Zejneli
Çmimi “Nobel” për
letërsi ndahet vit për viti. Laureati mund të jetë nga cilido vend i botës i
cili ka shkruar “vepër të jashtëzakonshme me synime idealiste”.
Çmimi mund t’i jepet laureatit vetëm për një vepër të tij, por edhe për edhe
për opusin jetësor të tij. Se kujt do t’i jepet çmimi, për këtë vendos Akademia
Suedeze. Është e mundur që çmimi edhe të mos ndahet.
Shënim: Akademinë Suedeze e
ka themeluar në vitin 1786 mbreti i Suedisë Gustavi III. Është kopjuar
mënyra e punës e Akademisë Franceze, e cila ka qenë e para akademi e themeluar
në botë. Akademia Suedeze ka 18 anëtarë. Motoja e akademisë është “Talent
dhe shije”.
Laureatët e çmimit “Nobel” prej viti 1901 deri më sot
Më 1901 – Laureati i
parë i çmimit „Nobel“ për letërsi është poeti dhe eseisti francez Syli
Prydom (Sully Prudhomme, emri i vërtetë Rene François Armand Prudhomme,
1839-1907), Francë;
Më 1902 – historiani
dhe eseisti gjerman Teodor Momzen (Theodor Mommsen, 1817-1903),
Gjermani;
Më 1903 – prozatori,
dramaturgu dhe poeti norvegjez Bjornstjern Martinius Bjornson (Bjørnstjerne
Bjørnson, 1832-1910), Norvegji;
Më 1904 – poeti dhe
tregimtari provansal, Fredrik Mistral (Frédéric Mistral,
1830-1914), Francë, (ka shkruar në gjuhën oksitane);
Më 1904 – dramaturgu
spanjoll Hose E?egarai i Eisagirre (José Echegaray y Eizaguirre,
1832-1916), Spanjë;
Më 1905 –
romancieri, novelisti dhe publicisti polak Henrik Shenkieviç (Henryk
Sienkiewicz, 1846-1916), Poloni;
Më 1906 – poeti
italian Xhozue Karduççi (Giosuè Carducci, 1835-1907), Itali;
Më 1907 – prozatori
dhe poeti anglez Radjard Kipling (Rudyard Kipling; Bombei, Indi, 1865 –
Londër, 1936); u shkollua në Angli; më 1882 u kthye në Indi ku jetoi deri në
vitin 1889; Mbretëri e Bashkuar;
Më 1908 – filozofi
gjerman Rudolf Euken (Rudolf Eucken, 1846-1926); iu dha çmimi “Nobel”
për letërsi, edhe pse ka botuar vetëm shkrime filozofike;
Gjermnai;
Më 1909** –
prozatorja suedeze Selma Lagerlov (Selma Lagerlöf), Suedi;
Më 1910 – novelisti
gjerman Paul fon Haize (Paul von Heyse, 1830-1914), Gjermani;
Më 1911 –
dramaturgu, poeti dhe eseisti belg i shprehjes gjuhësore franceze Moris
Meterlenk (Maurice Maeterlinck, 1862-1949), Belgjikë (ka shkruar në gjuhën
frënge);
Më 1912 – dramaturgu
dhe tregimtari gjerman Gerhart Hauptman (Gerhart Hauptmann, 1862-1946),
Gjermani;
Më 1913 – poeti,
prozatori dhe dramaturgu indian i shprehjes gjuhësore bengale Rabindranat
Tagor (Rabindranth Tagore / Thakur; Kalkutë, 1861 – Kalkutë, 1941), ka shkruar në gjuhën bengale; Indi;
Më 1914X
– çmimi “Nobel” nuk është ndarë;
Më 1915 –
romancieri, dramaturgu dhe eseisti francez Romen Rolan (Romain Rolland,
1866-1944), Francë;
Më 1916 – poeti
suedez Verner fon Heidenstam (Verner von Heidenstam, 1859-1940), Suedi;
Më 1917* – poeti dhe
tregimtari danez Karl Adolf Gelerup (Karl Adolph Gjellerup, 1857-1919), Danimarkë;
Më 1917* -
shkrimtari danez Henrik Pontopidan (Henrik Pontoppidan, 1857-1943), Danimarkë
(dy laureatë në të njëjtin vit);
Më 1918X
- çmimi “Nobel” nuk është ndarë;
Më 1919 – poeti dhe
tregimtari zviceran Karl Spiteler (Carl Spitteler 1845-1924); u bë
ateist; Zvicër (ka shkruar në gjuhën
gjermane);
Më 1920 – shkrimtari
norvegjez i një familjeje fshatare Knut Hamsun (Knut Hamsun, mbiemri i
vërtetë Pedersen, 1859-1952), Norvegji;
Më 1921 – romancieri
dhe tregimtari francez Anatol Frans (Anatole France, emri i vërtetë
Anatole-François Thibaukt, 1844-1924), Francë;
Më 1922 – dramaturgu
spanjoll Hasinto Benavente i Martines (Jacinto Benavente y Martínez,
1866-1954), Spanjë;
Më 1923 – poeti dhe
dramaturgu irlandez Uilljam Batler Jeitz (William Butler Yeats,
1865-1939); vdiq në Francë; Irlandë (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 1924 – romancieri
dhe novelisti polak Vladislaf Rejmont (Wladyslaw Reymont, 1867-1925), Poloni;
Më 1925 – dramaturgu
irlandez Xhorxh Bernard Sho (George Bernard Shaw, 1856-1950), Irlandë
(ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 1926** –
prozatorja italiane, pa shkollim të rregullt, Gracia Deledda (Gracia
Deledda, 1871-1936); rrjedh nga një familje e kamur pronar tokash; Itali;
Më 1927 – filozofi
dhe shkrimtari francez Anri Lui Bergson (Henri Louis Bergson, 1859-1941),
Francë;
Më 1928** –
shkrimtarja norvegjeze Sigrid Unset (Sigrid Undset, 1882-1949),
Norvegji;
Më 1929 – prozatori
gjerman Tomas Man (Thomas Mann, 1875-1955), Gjermani;
Më 1930 – romancieri
amerikan Sinkler Luis (Sinclair Lewis; Sauk Center/Minnesota, 188 5-
Romë, 1951), ShBA;
Më 1931 – poeti
suedez Erik Aksel Karlfelt (Erik Axel Karlfeldt, 1864-1931), Suedi;
Më 1932 – prozatori
dhe dramaturgu anglez Xhon Golsuorthi (John Galsworthy, pseudonimi John
Sinjohn; 1867-1933), Mbretëri e Bashkuar;
Më 1933 – tregimtari
dhe poeti rus Ivan Aleksejeviç Bunjin (Voronjezh, 1870 – Paris, 1953);
në vitin 1920 emigroi në Francë; BRSS/Federata Ruse (në egzil, ka
shkruar në gjuhën ruse);
Më 1934 – dramaturgu
dhe tregimtari italian Luixhi Pirandello (Luigi Pirandello, 1867-1936),
Itali;
Më 1935* - çmimi
“Nobel” nuk është ndarë;
Më 1936 – dramaturgu
amerikan Juxhin Ounil (Eugene O’Neill, 1888-1953), ShBA;
Më 1937 – romancieri
dhe tregimtari francez Rozhe Marten dy Gar (Roger Martin du Gard,
1881-1958), Francë;
Më 1938** –
shkrimtarja prozatorja amerikane Perl Bak (Pearl Buck, mbiemri i vërtetë
Sydenstricker, 1892-1973); pseudonimi John Sedges; u rrit në Kinë, ku prindërit
i qenë misionarë; studioi në ShBA dhe u kthye në Kinë; prej vitit 1935 jetoi në
Amerikë; ShBA;
Më 1939 – prozatori
finlandez Frans Emil Sillanpa (Frans Emil Sillanpää, 1888-1964),
Finlandë;
Në vitet 1940-1943*
- çmimi “Nobel” nuk është ndarë;
Më 1944 – shkrimtari
danez Juhanes Vilhelm Jensen (Johannes Vilhelm Jensen, 1873-1950), pas
studimeve të mjekësisë, nisi të merret me letërsi; Danimarkë;
Më 1945** – poetja
kiliane Gabriela Mistral (Gabriela Mistral, emri i vërtetë Lucia Godoy
Alcayaga; Vicuna, 1889 – Hempstead/Nju-Jork, 1957); mësuese në moshën
15-vjeçare; Kili (ka shkruar në gjuhën spanjolle);
Më 1946 – tregimtari
dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonimi Emil Sinclair,
1877-1962); vjen nga një familje misionare evangjelistë; Prej viti 1911 jeton
në Zvicër; Gjermani – Zvicër (ka shkruar në gjuhën gjermane);
Më 1947 –
romancieri, eseisti, dramaturgu dhe poeti francez Andre Zhid (André
Gide, 1869-1951), Francë;
Më 1948 – poeti,
kritiku dhe dramaturgu anglo-amerikan, i shkolluar në Harvard, në Sorbonë dhe
në Oksford Tomas Stërnz Elliët (Thomas Stearns Eliot, 1888-1965),
ShBA-Mbretëri e Bashkuar;
Më 1949 – prozatori
amerikan Uilliam Fokner (William Faulkner, mbiemri i vërtetë Falkner;
New Albany/Mississipi, 1897 – Oxford/ Mississipi, 1962), ShBA;
Më 1950 – prozatori
dhe filozofi anglez Bertrand Rasel (Bertrand Russell, 1872-1970); kreu
matematikën dhe filozofinë në Universitetin e Kembrixhit, ku ishte profesor
deri në vitin 1916; e dëbuan që andej për shkak të agjitacionit kundër luftës;
më 1944 e përsëri rikthyen; Mbretëri e Bashkuar;
Më 1951 – prozatori,
poeti dhe dramaturgu suedez Paer Lagerkvist (Per Lagerkvist, 1891-1974),
Suedi;
Më 1952 –
romancieri, dramaturgu dhe poeti francez Fransua Moriak (François
Mauriac, 1885-1970), Francë;
Më 1953 –
burrështetasi dhe shkrimtari anglez Uinston Çërçill (Winston Churchill,
1874-1965 ), Mbretëri e Bashkuar;
Më 1954 – prozatori
amerikan Ernest Heminguej (Ernest Hemingway, 1899-1961), ShBA;
Më 1955 – romancieri
islandez Haldor Kiljan Laksnes (Halldór Kiljan Llaxness, emri i vërtetë
Halldór Gudjonsson, 1902-1998), Islandë (ka shkruar në gjuhën islandeze);
Më 1956 – poeti
spanjoll Huan Ramon Himenez (Juan Ramón Jiménez, 1881-1958), Spanjë;
Më 1957 –
romancieri, eseisti dhe dramaturgu francez Alber Kamy (Albert Camus,
1913-1960), Francë;
Më 1958 – poeti dhe
prozatori rus Boris Leonidoviç Pasternak, (1890-1960); pas fushatës
kundër tij në BRSS, nuk shkoi për ta marrë çmimin; pas shumë vitesh shkoi dhe
ia mori i biri; BRSS/Federata Ruse;
Më 1959 – poeti
italian Salvatore Kuazimodo (Salvatore Qusimodo, 1901-1968), Itali;
Më 1960 – poeti
francez Sen-Xhon Pers (Saint-John Perse, emri i vërtetë Alexis Léger,
1887-1975); Francë; lindi dhe u rrit në ishullin e Karaibeve Guadeloupe;
Më 1961 – shkrimtari
serb Ivo Andriq (Ivo Andri?, 1892-1975); ka shkruar në gjuhën serbe, që
atëherë quhej serbokroatisht; RSF e Jugosllavisë;
Më 1962 – romancieri
amerikan Xhon Shtajnbek (John Steinbeck, 1902-1968), ShBA;
Më 1963 – poeti grek
Jorgos Seferis (Giorgos Sepheres/Seferiadis; Izmir, 1900 - Athinë,
1971), Greqi;
Më 1964Y
– romancieri, filozofi, dramaturgu dhe kritiku Zhan-Pol Sartrë (Jean-Paul
Sartre, 1905-1980), Francë (e
refuzoi çmimin “Nobel”);
Më 1965 – novelisti
dhe romancieri rus Mihail Shollohov (Mihail Aleksandrovi? Šolohov,
1905-1984), autodidakt me prejardhje kozake; BRSS/Federata
Ruse;
Më 1966* –
shkrimtari izraelit Shmuel Josef Agnon (1888-1970); u shkollua në
mënyrë jashtë-institucionale; Izrael (ka shkruar në gjuhën hebraike
dhe në jidish); dhe
Më 1966*(**) – poetja
e shprehjes gjuhësore gjermane Neli Zaks (Nelly Sachs; Berlin, 1891 –
Stokholm, 1970), Gjermani-Suedi (ka shkruar në gjuhën gjermane); dy
laureatë në të njëjtin vit;
Më 1967 – prozatori
dhe poeti guatemalas Miguel Ángel Asturias (Guatemala de la Asunción,
1899 – Madrid, 1974), Guatemalë (ka shkruar në gjuhën spanjolle);
Më 1968 – prozatori
japonez Jasunari Kavabata (Yasunari Kawabata, 1899-1972); iu bashkua
lëvizjes letrare të neosenzualizmit që i kundërvihej realizmit;
Japoni;
Më 1969 – romancieri
dhe dramaturgu irlandez, kryesisht i shprehjes gjuhësore frënge, Semjuel
Beket (Samuel Beckett, 1906-1989); Irlandë (ka shkruar anglisht dhe
frëngjisht); Një kohë, Beketi ka qenë sekretar i prozatorit dhe poetit irlandez
Xheimz Xhojs (James Joyce, Dublin, 1882 – Cyrih, 1941); Irlandë –
Francë;
Më 1970 – prozatori
rus Aleksandër Solzhenjicin (Aleksandr Isajevi? Solženjicin, 1918-2008),
BRSS/Federata Ruse;
Më 1971 – poeti
kilian Pablo Neruda, emri i vërtetë Neftali Ricardo Reyes Basoalto,
1904-1973), Kili (ka shkruar në gjuhën spanjolle);
Më 1972 – tregimtari
gjerman, njëri prej pjesëtarëve më të shquar të “Grupit 47”, Hajnrih Bël (Heinrich
Böll, 1917-1985); Gjermani;
Më 1973 – romancieri
australian Patrik Vait (Patrick White, 1912-1990); Australi (ka
shkruar në gjuhën angleze);
Më 1974* – prozatori
suedez Eivind Junson (Eyvind Johnson, 1900-1976), Suedi; dhe
Më 1974* – poeti dhe
prozatori suedez Hari Edmund Martinson (Harry Edmund Martinson,
1904-1978), Suedi; (dy laureatë në të njëjtin vit);
Më 1975 – poeti
italian Euxhenio Montale (Eugenio Montale, 1896-1981); i filloi studimet
e letërsisë, por nuk i kreu; Itali;
Më 1976 – prozatori
amerikan, bir i emigrantit çifut të ardhur nga Rusia në Kanada, Sol
Bellou (Saul Bellow, 1915-2005); Kanada – ShBA (ka shkruar në gjuhën
angleze);
Më 1977 – poeti
spanjoll Visente Aleiksandre (Vicente Aleixandre, 1898-1984); Spanjë;
Më 1978 – prozatori çifut
Isak Jiçok Bashevis Zinger (Isaac Jichok Bashevis Singer;
Radzymin/Poloni, 1904 – Miami/ShBA, 1991), Poloni-ShBA (ka shkruar në gjuhën jidish-hebraisht);
Më 1979 – poeti grek
Odiseas Elitis (Odysseas Elytes, 1911-1996); Greqi; studioi drejtësinë
në Athinë, ndërsa letërsinë në Sorbonë;
Më 1980 – poeti,
prozatori dhe eseisti polak Çesllaf Millosh (Czeslaw Milosz, 1911
-2004), Poloni-ShBA (ka shkruar në gjuhën polake);
Më 1981 –
tregimtari, dramaturgu dhe eseisti me prejardhje nga Bullgaria, Elias Kaneti
(Elias Canetti, 1905-1994); çifut sefard me shtetësi britanike;
Bullgari-Austri (ka shkruar në gjuhën gjermane);
Më 1982 – prozatori
kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1928-2014),
Kolumbi (ka shkruar në gjuhën spanjolle);
Më 1983 – romancieri
anglez Uiljam Gollding (William Golding, 1911-1993), Mbretëri e Bashkuar;
Më 1984 – poeti çek Jaroslav
Sajfert (Jaroslav Seifert,1901-1986), Çekosllovaki/Çeki;
Më 1985 – romancieri
francez, studioi në Paris, Oksford dhe Kembrixh, Klod Simon (Claude
Simon; Tananarive, Madagaskar, 1913-2005), Francë;
Më 1986 –
dramaturgu, poeti dhe prozatori nigerian Uol Sojinka (Wole
Soyinka, emri i plotë Akinvande Oluwole Babatunde Soyinka; 1934-); Nigeri (ka
shkruar në gjuhën angleze);
Më 1987 – poeti,
dramaturgu dhe eseisti rus Josif Brodski (Josif/Joseph Aleksandrovi? Brodsky;
Leningrad, 1940 – Nju-Jork, 1996), BRSS/Federata Ruse-ShBA (ka shkruar rusisht
dhe anglisht);
Më 1988 – prozatori egjiptian
Nagib Mahfuz (emri i plotë Naguip Mahfouz Abdul Aziz Ibrahim Ahmed
Pasha; 1911-2006), Egjipt (ka shkruar arabisht);
Më 1989 – prozatori
spanjoll Kamilo Hose Sela (Camilo José Cela, 1916-2002), Spanjë;
Më 1990 – poeti dhe
eseisti meksikan Oktavio Paz (Octavio Paz, 1914-1998), Meksikë
(ka shkruar në gjuhën spanjolle);
Më 1991** –
prozatorja jug-afrikane me prejardhje hebraike, nga nëna angleze,
Neidin Gordimër (Nadine Gordimer, 1923-2014), Republika e Afrikës së
Jugut (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 1992 – shkrimtari
nga ishulli i Karaibeve, Shën-Lucia (Sain Lucia), Derek Alton Volkot (Derek
Alton Walcott; lindi në Castries, Saint Lucia, më 1930 dhe vdiq në Cape Estate,
Saint Lucia më 2017); Mbretëri e Bashkuar (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 1993** –
prozatorja amerikane Toni Morison (Toni Morrison, emri i vërtetë Chloe
Anthony Wofford, 1931-2019), ShBA;
Më 1994 – prozatori
japonez Kenzaburo Oe (1935- ), Japoni;
Më 1995 – poeti
irlandez Sheimës Hini (Seamus Justin Heaney Mria, 1939-2013),
Irlandë (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 1996** – poetja
dhe eseistja polake Vislava Shimborska (Wislawa Szymborska, 1923-2012),
Poloni;
Më 1997 - dramaturgu
italian Dario Fo (1926-2016), Itali, në vitet 1943-1945 ka qenë
vullnetar në Republikën e Musolinit – Salo, te liqeni Garda;
Më 1998 – romancieri
portugez, jo shumë i shkolluar, Jose Saramago (José Saramago,
1922-2010), Portugali;
Më 1999 –
romancieri, dramaturgu dhe poeti gjerman Gynter Gras (Günter Grass,
1927-2015), Gjermani;
Më 2000 – shkrimtari
kinez, tajvanez, francez i natyralizuar, Gao Xingjian
(1940- ), Kinë-Francë (ka shkruar në gjuhën kineze);
Më 2001 – prozatori
anglez që vjen prej Karaibeve, me prejardhje indiane Vidiadhar
Suraxhprasad Naipaul (Vidiadhar Surajprasad Naipaul; lindi në Trinidad dhe
Tobago, 1932 – vdiq në Londër, 2018), Trinidad dhe Tobago-Mbretëri e Bashkuar
(ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 2002 – shkrimtari
hungarez Imre Kertes (Imre Kertész, 1929-2016), Hungari;
Më 2003 – shkrimtari
jug-afrikan me prejardhje nga emigrantë holandezë, Xhozef Majkëll
Kuci (Joseph Michael Coetzee, 1940- ), Republika e Afrikës së Jugut –
Australi (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 2004** –
prozatorja dhe dramaturgia austriake Elfriede Jelinek (1946-), Austri
(ka shkruar gjermanisht);
Më 2005 – dramaturgu
anglez, nga babai çifut, Harold Pinter, pseudonimi David
Baron (1930-2008), Mbretëri e Bashkuar;
Më 2006 – shkrimtari
turk Orhan Pamuk (1952- ), Turqi;
Më 2007** –
prozatorja angleze Doris Lesing (Doris Lessing, e lindur si Doris May
Tayler; pseudonimi Jane Somers; lindi në Kermanshah, Iran, më 1919; vdiq në
Londër në vitin 2013; si fëmijë, nga Persia e atëhershme u shpërngul për në
Rodezi (Zimbabve); u shkollua deri në moshën 15-vjeçare; më 1937 (apo më 1939)
u martua me Frank Charles Wisdom me të cilin lindi dy fëmijë; më 1949 u nda nga
burri dhe e la familjen; u shoqërua me komunistët; më 1943 u martua
me veprimtarin politik gjerman Gottfried Anton Nicolai Lessing, nga i cili u
nda më 1949; po këtë vit u vendos në Londër; është prozatore e Mbretërisë së
Bashkuar (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 2008 –
romancieri, tregimtari dhe eseisti francez Zhan-Mari Gystav Lë Klezio (Jean-Marie
Gustave Le Clézio, 1940- ), Francë;
Më 2009** – poetja
dhe eseistja gjermane Herta Myler (Herta Müller; Nitchidorf, Rumani,
1953 -), Gjermani;
Më 2010 – tregimtari
dhe eseisti peruan Mario Vargas Llosa (1936- ), u martua me emtën
e shkurorëzuar; mori pjesë në qerthujt e marksistëve; më vonë u
martua me të mbesën Patricia; pas procesit të H. Padilit, u nda nga
opsioni politik kubanez; kah fundi i viteve ’50 të shekullit XX, jeton në
Madrid, Paris dhe Londër; më 1993 mori shtetësinë e Spanjës; përfaqësues “i
realizmit të ri’; një prej nismëtarëve të boom-it latino-amerikan;
Peru (ka shkruar në gjuhën spanjolle);
Më 2011 – poeti
suedez Tomas Transtromer (Tomas Tranströmer, 1931-2015), Suedi;
Më 2012 – shkrimtari
kinez Mo Jan (emri i vërtetë Guan Moye, si krijues njihet me emrin Mo
Yan, 1955- ), Kinë;
Më 2013** –
prozatorja kanadeze Aelis Manrou (Alice Ann Munro, 1931-), Kanada
(shkruan në gjuhën angleze);
Më 2014 – romancieri
francez, bir i aktores flamane dhe i çifutit italo-egjiptian, Patrik
Modiano (Patrick Modiano, 1945-); pasi e kreu gjimnazin, shkollimin e
mëtejmë nuk e vazhdoi; Francë;
Më 2015** –
gazetarja hulumtuese, eseistja dhe historiania bjelloruse Svetllana
Aleksieviç (Svetlana Aleksijevi?; lindi në Stanislav/Ivano-Frankivisk,
Ukrainë, 1948 -); Bjellorusi (veprat letrare i shkroi në gjuhën ruse);
Më 2016 – poeti dhe
kantautori amerikan Bob Dilën (Bob Dylan, emri i vërtetë Robert Allen
Zimmerman, 1941 -), ShBA;
Më 2017 – prozatori
anglez me prejardhje japoneze, Kazuo Ishiguro (Nagasaki, 1954-); prej
vitit 1960 jeton në Angli; Mbretëri e Bashkuar (shkruan në gjuhën angleze);
Më 2018** –
shkrimtarja polake, veprimtare dhe intelektuale e angazhuar, Olga Tokarçuk (Olga
Tokarczuk, 1962 -) (çmimi u nda në vitin 2019), Poloni;
Më 2019 – prozatori,
dramaturgu dhe poeti austriak, i cili ka edhe prejardhje sllovene, Peter
Handke (1942 -); në vitin 1966 tërhoqi vëmendjen e publikut letrar
ndërkombëtar me paraqitjen e në tubimin e grupit letrar gjerman - “Grupi 47” të
mbajtur në ShBA, me ç’rast kritikoi në
mënyrë radikale letërsinë bashkëkohore, të cilën e cilësoi si “impotente
gjatë pasqyrimit të realitetit”; ishte kundër ndërhyrjes ushtarake të
NATO-s në vitin 1999 ndaj forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe;
mbështeti politikën e Sllobodan Millosheviqit; Austri (shkruan në gjuhën
gjermane);
Më 2020** – poetja
dhe eseistja amerikane Luiza Elizabet Glyk (Louise Elisabeth Glück,
1943-), ShBA;
Më 2021 – shkrimtari
britanik, i lindur si tanzanian, Abdulrazak Gurnah
(lindi në Sulltanatin e Zanzibarit më 1948 -), Tanzani-Mbretëri e Bashkuar
(shkruan në gjuhën angleze);
Më 2022** –
prozatorja franceze Ani Erno (Annie Ernaux, 1940-), Francë.
* * *
Shënim:
- Simboli yll (*)
tregon se çmimi „Nobel“ në të njëjtin vit u është
ndarë dy laureatëve. Kjo ka ndodhur në vitet 1917, 1966 dhe 1974;
- Simboli dy yje
(**) tregon se laureati është femër. Që nga viti 1901 e deri në vitin 2022,
laureatë të çmimit “Nobel” kanë qenë 17 femra;
- Simboli iks (X)
tregon se në vitet 1914, 1918, 1935 dhe 1940-1943, çmimi “Nobel” nuk është
ndarë;
- Simboli ipsilon
(Y) tregon se laureati e ka refuzuar çmimin “Nobel”. Kjo ka ndodhur në
vitin 1964;
- Në vitin 1958, për
shkak të kritikave të ashpra nga autoritetet bolshevike, laureati sovjetik/rus
Boris Pasternak, nuk ka shkuar ta marrë çmimin;
- Në vitin 1908,
çmimi “Nobel” për letërsi i është dhënë filozofit gjerman Rudolf Euken (Rudolf
Eucken), edhe pse s’ka botuar shkrime letrare, por vetëm shkrime filozofike.