| E diele, 09.10.2022, 07:38 PM |
Të përfillim dhe respektojmë KODIN PATRIOTIK!
Shkruan:
Florim Zeqa
Patriotizëm është dashuria ndaj atdheut, besnikëria,
gatishmëria e të qenurit në shërbim të popullit e vendit tënd në çdo rrethanë
kohore e politike, duke mos kursyer asgjë nga vetja dhe pasuria e jote, pasi
atdheu është mbi të gjitha, është i shenjtë.
Kosova nuk është plaçkë
lufte
Historia
jo shumë e largët e popullit shqiptar na tregon mjaft mirë sesi patriotët e
vërtetë gjithmonë kanë sakrifikuar gjithçka nga pasuria e tyre për popull e për
atdhe deri tek më e shtrenjta-jetën e tyre.
Ndërsa
tek "patriotët" e ditëve të sotme çuditërisht jo vetëm që nuk po e
bejnë një gjë të tillë, po e bëjnë të kundertën, duke e shfrytëzuar pasurinë
shtetërore dhe fatkeqësinë e popullit për t’u pasuruar tejë mase, nga hiqi duke
u bërë milionerë.
Disa
politikanë, duke u thirrur në gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, qëllim kishin
marrjen e primatit të çlirimtarëve dhe shpëtimtarëve të kombit, u bënë
shkelësit më të medhënj të gjakut të dëshmoreve dhe martirëvë të lirisë së
Kosovës.
Në
të kaluarën, patriotët e vërtetë si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka,
e shumë të tjerë si këta e kishin shkrirë tërë pasurinë e tyrë për çështjen
madhore kombëtare, kurse patriotët e ditëve të sotme, vetëm thirren e shtirren
në emër të kauzes kombëtare, jo vetëm që nuk dhanë asgjë nga vetja e tyre,
Kosovën e trajtuan si plaçkë, muarën gjithçka që munden nga pasuria shoqërore
dhe shtetërore.
Edukata familjare,
morali, sinqeriteti, dashuria ndaj atdheut
Çështja
kombëtare është diçka që ka të bejë më përceptimin personal të individit ndaj
kombit dhe atdheut. Kjo mbase dikujt mundë ti duket e thjeshtë, por në realitet
është pak ma komplekse, për disa arsye:
¬E
para, ka të bejë me burimin e patriotizmit, i cili në radhë të parë rrjedhë nga
edukata familjare. Një kryefamiljarë i mirë, i cili e respekton dhe krijon
harmoni në familjen e vet, padyshim se do të jetë i aftë të kontribuojë për të
mirë edhe për fqinjët e tij, në të kundërtën, nëse kryefamiljari nuk arrinë të
krijojë harmoni e mirëqenje në familjen e tij nuk ka pse të shkoi më tutje me
“patriotizmin” e tij.
E
dyta, është etika (morali), një person që qendron mirë në aspektin moral, të
njejtin e donë dhe e çmojnë shumë edhe fqinjët e tij, i cili pa dyshim do të
jetë i dobishëm për rrethin dhe shoqërinë, në të kundërtën, një person që ka
probleme morale, nuk është i deshiruëshem në familjen e tij dhe as tek fqinjët
dhe farefisi i gjërë.
E
treta, është sinqeriteti, kjo e treta varet shumë nga dy të parat, çka do të
thotë se një person që rrjedhë prej një familje të mirë e të moralshme, pa
dyshim se do të jetë edhe vetë i tillë, në të kundërtën personi që nuk ka
edukatë të shëndoshë familjare, e ka të vështirë të krijojë personalitetin e
vetë të ndryshëm nga familja e tij!
Familja,
morali, sinqeriteti, janë këto tri nga shumë elemente tjera që e bejnë
individin të jetë patriot (atdhetar) i mirë. Përfshirja e këtyre elementeve dhe
të tjerave si: humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria, burrëria,
qëndresa, dashuria ndaj atdheut, të cilat me një ëmër të përbashkët do t’i
quaja KOD PATRIOTIK.
Kod
ky, i cili duhet të jetë i respektueshem nga të gjithë, e në veçanti nga ata që
e marrin guximin të thirren në emër të popullit, në emër të vlerave kombëtare
dhe patriotizëm. Sesa e kemi përfillur KODIN PATRIOTIK më së miri e shohim nese
e bëjmë krahasimin e historisë më të re të Kosovës nga viti 1990 e deri më sot.
Veprimtarët e viteve të
’90-ta sinonim i së mirës
Në
vitet e 90-ta, udhëheqësit politik, veprimtarët dhe patriotët ishin sinonim i
së mirës, admiroheshin e respektoheshin aq shumë nga populli i tyre, saqë
trajtoheshin si idhujë, për faktin se kemi pasur një lidership të përgjegjëshem
siq ishte Ibrahim Rugova, i cili në plotni ju ka përmbajtë KODIT PATRIOTIK, i
cili si rezultat, ka gëzuar e pushtetin moral në tërë territorin e vendit nën
rrethanat e okupimit klasik të Serbisë, duke arritur të mbajë për afro 10 vjet
rresht shtetin paralel të Kosovës, në veçanti sistemin arsimorë, asistencën
sociale dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët karrshi një okupimi
të egër e barbarë.
Kur
e kujtoj periudhën e viteve të 90-ta, më bënë të ndjehem krenarë dhe i
privilegjuar që isha pjesë e aktiviteteve dhe veprimtarisë politike në levizjen
paqësore (LDK), ku secili prej nesh dhamë krejtë çka mundem e ditëm për lirinë
dhe pavarësinë e vendit tonë.
Ideal
i vetëm i veprimtarëve të kësaj periudhe historike ka qënë çlirimi dhe bërja e
shtetit të Kosovës, e jo pushteti.
Ndërsa
pas përfundimit të luftës e këndej, e veçmas pas Ri-shpalljes së pavarësisë së
Kosovës, udhëheqësit politik, pozitë dhe opozitë shikohen më një sy krejt
tjetër nga popullata, për faktin se nuk e kanë përfillur dhe respektuar aspak
KODIN PATRIOTIK të qasjes ndaj shtetit dhe qytetarëve.
Politikanët shtetin e
konsiderojnë burim të pasurimit
"Patriotët"
djeshëm apo politikanët e ditëve të sotme, shtetin e konsiderojnë jo si atdhe,
por si burim të pasurimit të tyre, kurse popullin e shfrytëzojnë si instrument
gjatë fushatave zgjedhore për marrjen e pushtetit. Patriotizmin e kanë
shndërruar në biznes për përvetësimin e pronave shoqërore e publike, duke u
shkëputur skajshmërisht nga hallet dhe problemet e popullit.
Klasa
aktuale politike, pa dallim pushtet dhe opozitë, në emër të privatizimit,
Kosovën gati e kanë kthyer në pronë private, ndërsa qytetarët i kanë shndërruar
në skllevër të tyre duke i trajtuar vetëm si numra për vota e jo si qenje
njerëzore!
Nga
keqperdorimi i KODIT PATRIOTIK, klasa aktuale politike janë pasuruar e janë
ngritur aq lartë saqë popullin nuk e degjojnë më për asgjë, po mendojnë se janë
berë vetë-Zoti. Ata që vetën e krahasojnë të tillë, vlejnë vertetë shumë pak
dhe janë më pak se njerëz!
Si
pasojë e kësaj situate, njerëzit e politik-bërjes, shiqohen më ironi nga
popullata, janë bërë sinonim i së keqës dhe mashtrimit. Shumë aktivistë,
veprimtarë politikë dhe atdhetarë të devotshëm janë duke u djegur nën hijen e
këtyre keq-përdoruesve të KODIT PATRIOTIK.
Populli
i nderon dhe i çmon shumë veprimtarët e të gjitha periudhave historike,
luftetarët e vërtetë të lirisë, i çmon çlirimtarët dhe invalidët e luftës të
cilet i dhanë gjymtyrët e trupit për lirinë e Kosovë, më pietet të lartë i
kujton të gjithë deshmorët e martirët, i kujton dhe nuk i harron asnjëherë të
vrarët dhe të zhdukurit gjatë luftës, ku të gjithë së bashku janë bërë
gurthemel i fortë i shtetit të Kosovës.