| E shtune, 08.10.2022, 07:45 PM |
Anomalitë e Ministrisë së Arsimit
Nga
Ndue Ukaj
Pse
duhet, anomalitë serioze të Ministrisë së Arsimit t'i paguajnë fëmijët tanë?
Është
kërkesë e pastër abuzive që për epshe hakmarrëse politike - fëmijët tanë të
paguajnë faturën. Mësimi të shtunave, pastaj shkurtimi i pushimeve dimërore,
janë "eksperimente" mediokre të trutharëve që s' mendojnë asgjë për
fëmijët.
Dhe
më e keqja: Kosova, më sa di unë, duke kopjuar Bosnjën, mund të jetë i vemmit
vend në Kontinentin e Europës që mban mësim gjatë festave të Krishtlindjes. Dhe
kështu i ndanë fëmijët tanë prej Europës.
Është
e padrejtë që fëmijët e Kosovës të dallohen prej krejt Europës dhe të shkojnë
në shkollë deri me 30 dhjetor, kohë kjo kur të gjithë bashkëmoshatarët e tyte
pushojnë.
Pra,
në këtë mënyrë, Ministria e Arsimit vetëdijshëm po i ndanë fëmijët e Kosovës prej
Europës dhe idealeve europiane.
Ne
përditë çirremi përpara dyerve të Europës, por sjelljet tona i kemi fort jo
perëndimore.
Nervozohemi
sa herë që nuk marrim lajme të mira prej saj, por veprimet tona janë fort
joperëndimore.
I
tillë është vendimi për t’i detyruar fëmijët tanë të shkojnë në shkollë të
shtunave dhe në kohën e Krishtlindjeve kur e gjithë Europa pushon.
Me
siguri, vendimi i Ministrisë së Arsimit nuk është motivuar nga nevoja për të
mësuar, as nuk është rrjedhojë e një analize pedagogjike dhe nuk ka për qëllim
të rritë cilësinë në shkolla.
Ky
vendim la natyrë hakmarrëse dhe si i tillë është vendim i lig. Fëmijët tanë nuk
duhet të abuzohen për t'i kënaqë epshet politike të atyre që kanë mendësi
hakmarrëse.
Punët
e arsimit dhe të kulturës janë vepra fisnike të dashurisë dhe jo të urrejtës.