| E premte, 07.10.2022, 07:01 PM |
Fiktivitet
nuk ka pasur vetëm rrjeti sekret i Sigurimit të Shtetit (përfshi edhe
rekrutimet fiktive), i cili me të dhëna të pavërtetuara mirë sot kërkohet të
merret seriozisht. Punëtorët operativë të Sigurimit, duke qenë më së shumti
dembelë, punën dhe takimet me agjenturën ua linin rezidentëve. Përgjithësisht,
raportet nga takimet me agjenturën, duke mos i realizuar, i shkruanin dhe
shpiknin vetë me makinë shkrimi, se gjoja ishin marrë gojarisht. Kur kjo mënyrë
u kuptua, u dha urdhër që raportet e bashkëpunëtorëve të ishin me shkrim dore.
Bela e madhe doli për shokët punëtorë operativë. Nga zoti gjetën një stil
tjetër, shkrimin e raporteve me dorën e majtë, për të plotësuar planin. Në
vitin 1984, partia vendosi të bënte shembuj dy punëtorë operativë, të cilët ua
kaloi drejtësisë popullore, sigurisht me dyer të mbyllura. Punëtori operativ i
zonës N kishte falsifikuar plot 100 raporte agjenturore të 14 bashkëpunëtorëve,
të cilat implikonin plot 43 persona. Raportet false përshtateshin sipas
situatës së kohës.