| E enjte, 06.10.2022, 07:55 PM |
SHOQATA PËR TRASHËGIMI
DHE KRIJIMTARI KULTURORE ME SELI NË PRESHEVË REALIZOI ME SUKSES PROJEKTIN:
“NXËNIA E DITURIVE DHE EDUKIMI I TË RINJVE NËPËRMJET TRASHËGIMISË KULTURORE DHE
PREZANTIMI I VLERAVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE” NË KOMUNËN E BUJANOVCIT
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
1.Vizitë njohjeje,
edukimi dhe nxënie e diturive mbi objektet e trashëgimisë kulturore në komunën
e Bujanovcit
Të
dielën, më 18 shtator 2022, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore për
Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë organizoi vizitë objekteve të trashëgimisë
kulturore në komunën e Bujanovcit, me nxënësit e shkollës së mesme “Sezai
Surroi” në Bujanovc, në kuadër të projektit” “Nxënia e diturive dhe edukimi i
të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore të pa luajtshme dhe prezantimi i
vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Bujanovcit.
Vizita
ishte e qëlluar që të rinjtë ta njohin vendlindjen e tyre, të marrin njohuri e
dituri nga trashëgimia kulturore dhe të edukohen për dashuri ndaj objekteve të
trashëgimisë kulturore si dhe të mbushen me ndjenja, me perceptime, me
fotografi, me përfytyrime mbi objektet e vizituar që nesër në punëtorin që do
të organizohet t’i vizatojnë, t’i pikturojnë këto objekte të trashëgimisë
kulturore ashtu siç i ka pa syri dhe ndie shpirti i tyre.
Në
këtë vizitë ishim në Teqen e Nesalcës, ku spjegime mbi koncepte dhe kuptime të
trashëgimisë kulturore dhe ndarjen e saj foli Z. Xhemaledin Salihu, kryetar i
Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, menaxher i projektit, ndërsa
për historikun dhe Teqen foli Z.Afrim Agushi, u.d. i Shehut të Teqesë, në
kishën e Lluçanit, te Ura e Çartme në Lluçan, te Gradina-objekt arkeologjik me
plotë objekte brenda saj, kodra ndërmjet rrugës për Breznicë dhe rrugës për
Maltërnocit, ku është ish Xeherorja e antimonit dhe banesat e punëtorëve të
saj.Për objektet në vazhdim foli Z. Rexhep Kadriu, arheolog amator dhe anëtar i
Lidhjes së Numizmatikëve të Serbisë.
Me
nxënësit në vizitë ishin edhe Z. Nehat Ramizi, asistent në project, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe
nënkryetar i Shoqatës për Trashëgimi, Agim Arifi, mësimdhënës i Artit, anëtar i
Këshillit Drejtues i Shoqatës dhe menaxher i Punëtorisë, më 22 shtator dhe
Ekspozitës që do të organizohet më 29 shtator 2022, me fotografi të objekteve
të Trashëgimisë kulturore të komunës së Bujanovcit dhe punimet e nxënësve nga
Punëtoria.Me ne ishte edhe plaku Xhavit, mësues.
Në
fund të vizitës, për meritat e kujdesit dhe vëmendjes së nxënësve si dhe
interesimit të tyre, shkolla e mesme “Sezaoi Surroi “ i dha nxënësve nga një
sendviç, ndërsa Shoqata për Trashëgimi i qerasi me nga një pije, në restorantin
e bukur dhe me ajër të pastër “Bohemi” në Bujanovc.
Me
këtë rast i falënderojmë drejtorin e shkollës, Z. Zejni Fejzullahun dhe
psikologen Bukurije Boriçi për angazhimin dhe kontributin e tyre.
2.U realizua punëtoria e
vizatimit dhe e pikturimit në Bujanovc
Në
kuadër të realizimit të projektit "Nxënia e diturive dhe edukimi i të
Rinjve nëpërmjet të trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave
të trashëgimisë kulturore" në komunën e Bujanovcit, Shoqata për Trashëgimi
dhe krijimtari kulturore, më 22 shtator 2022, e enjte, në lokalet e shkollës së
mesme "Sezai Surroi", me një grup nxënësish, prej 30 vetave realizoi
Punëtorin e Vizatimit dhe Pikturimit.
Punimet
e nxënesve dhe fotografite e trashëgimisë kulturore të Luginës së Preshevës,
sidomos ato të Bujanovcit do të ekspozohen të enjten, më 29 shtator 2022, në
ora 18, në shtëpinë e kulturës në Bujanovc.
3.Ekspozitë
në Bujanovc
Të
enjtën, më 29 shtator 2022, me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë
Kulturore Shqiptare, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës
së Preshevës me seli në Preshevë, në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc, organizoi
Ekspozitë:
1.Me
fotografi të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Preshevës, Bujanovcit dhe
Medvegjës dhe
2.Me
punimet e nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanovc
Hapjen
e Ekspozitës e bëri Z.Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe
Krijimtari kulturore në Preshevë, në
prani të një numri të madh të dashamirëve të fotografive dhe punimeve që u
prezantuan në Ekspozitë.
Prezenca
e shumtë e dashamirëve, në mesin e tyre ishte drejtori i Shtëpise së kultures
në Bujanovc, drejtori i Bibliotekës në Bujaniovc dhe shumë profesorë e
intelektualë të Bujanovcit, sëbashku me nxënës të shkollës së mesme të
Bujanovcit, shumica pjesëmarrës të Vizitës së objekteve të trashëgimisë dhe
Punëtorisë së Artit.
Nga
stafi i projektit: “Nxënia e diturive dhe edukimi it ë rinjve nëpërmjet
trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në
komunën e Bujanovcit ishin: Ligjëruesi, Z. Rexhep Kadriu, arheolog amator dhe
anëtar i Lidhjes së Numizmatikëve të Serbisë, Nehat Ramizi, asitent në projekt
dhe Agim Arifi, arsimtar i Artit dhe menaxher i Punëtorisë së Artit dhe
Ekspozitës.
Ekspozitën
e zbehu pak mosprezenca e kryetarit të komunës së Bujanovcit dhe drejtorit të
shkollës së mesme.
Nxënësit
mbetën të kënaqur me projektin e realizuar, në realitet me vizitën objekteve të
trashëgimisë kulturore të paluajtshme, me punëtorinë e artit ku vizatuan dhe
pikturuan dhe me Ekspozitën e fotografive të trashëgimisë kulturore dhe
punimeve të pikturimit dhe vizatimit.
Pra,
me realizimin e projektit nxënësit mësuan dhe morën njohuri, duti mbi konceptet
elementare të trashëgimisë kulturore dhe realizimi I projktit ndikoi në edukimin e të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë
kulturore.
Kjo
dashuri, dituritë e nxëna, u vërtetua në drejtim të asaj se të rinjtë-nxënësit
kërkuan nga Shoqata që edhe në të ardhmenë të organizohen projekte të tila,
bile ishin konkret në kërkesë që në Preshevë të organizohet një realizim I
tillë, për t’I vizituar objektet e trashëgimisë të Preshevës, për të vizatuar
dhe pikturua objektet e vizituara si dhe organizuar ekspozite sinë Bujanovc. Në
realitet për ta njohur, për të nxënë dituri e njohuri për objektet e
trashëgimisë kulturore edhe të kësaj treve shqiptare.