Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Granit Zela: Bertrand Russell - Dhjetë urdhëresat e mendimit të lirë

| E hene, 03.10.2022, 06:43 PM |


Filozofi dhe laureati i Nobelit për Letërsinë (1951) Bertrand Russell (1872-1970) duke mbajtur një fjalim në sheshin Trafalgar, Londër

DHJETË URDHËRESAT E MENDIMTARIT TË LIRË

1. Mos ji i sigurt në mënyrë absolute për asgjë.

2. Mos mendoni se ia vlen të fshehësh  provat, sepse provat me siguri do të dalin në dritë.

3. Kur hasni kundërshtim, edhe nëse vjen nga bashkëshorti/ja ose nga fëmijët, përpiqu t’i kapërcesh me argumente dhe jo me autoritet, sepse një fitore prej autoritetit është joreale dhe e gënjeshtërt.

4. Mos ki respekt për autoritetin e të tjerëve, sepse gjithmonë mund të gjenden autoritete të kundërta.

5. Mos e përdor fuqinë për të shtypur mendimet që ti mendon se janë të dëmshme, sepse nëse e bën, mendimet do të shtypin.

6. Mos ki frikë të jesh i çuditshëm në mendim, sepse çdo mendim i pranuar tani, dikur ishte i çuditshëm.

7. Gjej më shumë kënaqësi te mospajtimi inteligjent sesa te dakordësia pasive, sepse, nëse e vlerëson inteligjencën ashtu siç duhet, e para nënkupton një dakordësi më të madhe se e dyta.

8. Ji i sinqertë deri në fund, edhe nëse e vërteta është e pavolitshme, sepse është më e pavolitshme kur përpiqesh ta fshehësh.

9. Mos ki zili lumturinë e atyre që jetojnë në parajsën e budallenjve, sepse vetëm një budalla mund të mendojë se është lumturi.

10. Asnjëherë mos u përpiq të shkurajosh të menduarit sepse me siguri do të kesh sukses. Me pak fjalë, mos resht kurrë së mos rëni dakord, së bëri pyetje, së vëni në dyshim autoritetin, hierarkitë e zakonshme, dogmat. Gjithmonë mos bjer dakord sepse mospajtimi është armë. Ji gjithmonë i informuar dhe mos u vetëmbyll brenda dijes sepse edhe dija është armë. Ti mund të mos e ndryshosh botën, por do ta anosh peshoren nga ti dhe ta bësh jetën të të vlefshme. Njeriu që nuk kundërshton është një farë që nuk mbin dhe nuk rritet kurrë.

Bertrand Russell, “Një dekalog liberal”, 1951. Përktheu: Granit Zela