Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Edison Ypi: Po a lajthi

| E shtune, 01.10.2022, 04:06 PM |


Po a lajthi

Nga Edison Ypi

Mu çfaq befas gjatë një muzgu vjeshtak si Magjistricat Makbethit diku mes Moglicës dhe Lozhanit.

Seç po bënte mbi ca degë varur anës udhës.

-Çfarë po bën në këtë yrt të shkretë vëlla faqendritur i mistereve të Gorës ?

-Po a lajthi.

Mornica nga koka te këmbët.

Dialekti i tij mozartian m'i lujti ment e krytit, aq i bukur.

E folura e tij e butë, e ngrohtë, e javashme, e njerzishme e pandotur, vinte nga kohët e vjetra kur Shqipëria ishte e pastër.

Kishte ardhur aty nga katundi i vet me pesë shtëpi prapa maleve diku rrëzë Valamarës, pasi kishte kaluar nëpër pesë fshatra.

Kishte udhëtuar si ikanakët e sotëm nga Kalaja e Dodës në Londër, pasi kalojnë nga Roma, Milano, Vjena, Berlini.

Fatkeqët rrënjëshkulur duke belbëzuar gjuhë të huaja, që nuk i mësojnë kurrë, e duke kafshuar hamburgera, që ua shkatërrojnë shëndetin duke i bërë të duken 50 ndërkohë që janë 30.

Madhështori i Gorës nga Valamara në Lozhan duke folur dialekt të vjetër të pastër ik e ik e a lajthi.