| E hene, 26.09.2022, 07:22 PM |
Promovime librore:
Poeti, prozatori dhe
publicist Xhevahir Cirongu
Nga
Hasan M. Shahinaj
Ditën
e enjte të dates 22 shtator 2022, në ora 10.00 Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës, në
odaonin ‘’Nikolin Xhoja’’ të Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu’’
organizoi në bashkëpunim me Bibliotekën Publike të qytetit bregdetar,
pronovimin e dy librave në presence të shkrimtarit Xhevahir Cirongu me titujt
“Udhë në kohë’’ dhe Shtigjet e vendlindjes’’. Mbi 3 orë referime e diskutime të
zjarrta u vlerësua shumë veprimtaria konkrete dhe e plotsukseshme e autorit
Xhevahir, njëherësh edhe anëtar I këtij klubi krijues, I cili rreshton në
kolonën e tij krijuese 14 botime deri më tani në gjini të ndryshme letrare. Në
këtë event mjaft mbreslënës, të mirëorganizuar dhe me pjesëmarrje të gjerë të
audicensës së oodaonit në fjalë,u procedua si vijon: Seketari I Klubit të
KSHA-së, z. Naim Kërçuku hapi siparin e tubimit të sotëm duke fokusuar mesazhin
e tij në vlerësimin e duhur të krijmtarisë së begatë të poetit dhe prozatorit
Xhevahir Cirongu. Dhe, nga paneli drejtues, këngëtari profesionist Naim Kërçuku
ia dha fjalën znj. Teuta Dhima, e cila në cilësinë e moderatores së Bibliotekës
të Durrësit, ku fillimisht bëri ekspozenë e CV- së së autorit dhe bibliografinë krijuese , më pas
vlerësoi kontributin real e
të pasur ndër vite të autorit Xhevo, I cili
veç tjerash , I ka falur
si donacion Bibliotekës së pasur të qytetit bregdetar libra
nga botimet e tij serial ndër vite. Gjithashtu znj. Teuta vlerësot
veçmas edhe punën skrupulize të redaktorit të librit prej shkrimtarit Hasan M.
Shahinaj përms analizës së thelluar e sa më dinjitoze e profesionale të punës
së palodhur e me prodhimtari gati të përvitshme të kolegut tonë Xhevahir
Cirongu.Diskutuesi i përzgjedhur i
moderatores Teuta u mirëprit dhe duartrokit bindshëm nga auditori. Fjalën e
mori z. Nikolla Spathari, kryetari i KSHA- së, i cili vlerësoi krijmtarinë e
autorit Xhevahir në disa plane dhe gjini letrare. Veçanërisht ai u ndal në
lëvrimin e teksteve të këngëve për fëmijë e të rritur të Xhevos; nderuar edhe
me çmime inkurajuse si pjesëmarrës nëpër festivalet e këngës për fëmijë në
Shkodër, Durrës, Gjirokastër e në Skraparin e tij të vendlindjes.Tipike dhe
shembull pozitiv për të gjithë shkrimtarët të KSHA-së së Durrësit është puna e
përditshme e autorit Cirongu, duke sfiduar çdo pengesë fizike e moshore në
lëmin e vështirë të të krijuarit poezi, prozë, publicistikë, ese, tregime e
rrëfenja;madje edhe tekste cilësore këngësh për fëmijë e të rritur.Shkurt, nga
KSHA-ja e Durrësit tone bregdetar janë shembull e model për të gjithë për
trajtimin e temës së vendlindjes në mënyrë të shtruar dy kolegët tanë në fjalë:
Xhevahir Cirongu për Tomorricën e Skraparit dhe Meçan Hoxha për Gramshin e tij
të dashur vendlinës. Eventi sotëm kulmoi duke dëgjuar vëmendshëm referimin e
zgjeruar të redaktorit të librit ‘’Udhë në kohë’’ referatin e zgjeruar të sotëm
nga Hasan M. Shahinaj, i cili kishte zbërthyer deri në detaje të kapitujve të librit prozadik e publicistik të
kolegut të dashur e të respektuar Xhevahir Cirongu prej 400 faqesh,pa kursyer
edhe disa vërejtje konkrete si dashamirëse si psh: përpjekje të mëtejshme
Xhevos për përmirësimin e fjalorit,
shmangien e disa përsëritjeve përsiatëse, zbatimin konkret e korrekt në çdo
rast dhe pa ekuvoke të normës standarte të plotë në përdorimin e kursyer të
gjuhës shqipe, maturë më të plotë në përdorimin e kursyer të mjeteve
stilistikore, krahas atyre metaforike që dominojnë me tepri etj, etj. Redaktori
serioz e me përvojë Shahinaj dha këndshëm një paralelizëm të qëlluar, kur e
krahasoi krijmtarinë e Xhevos me atë të të madhit Dritëro Agolli; dmth punën
e e tij cilësore porsi milingona
punëtore e dheut, e cila grumbullon me aq durim tërë verës grurin e lëmenjëve
në oponecë të hapur me gjinkallën-beluliane,lavdaraqe, të keqe, aspak letrare që
plagjaron,vegjeton e huazon me çdo kusht dhe vdes urie në prag dimri e krizash
të sotme, porsi një dembele e parazit tipike;shprehur qartazi alegorikisht me
efekt optimal për autorin e sotëm kaq të vëmendshëm. Le të citojmë e lustrojmë
veçse pak vërejtje në këtë rast
ilustrativ, ku shprehet haptazi kredoja e besimit të Xhevos- krijuesit tonë:
Nga Tomorri fron i parë /,dielli ngroh botën mbarë/,fshati im në faqen e një
mali/,aty ku rriten lulet e lajthia/,një burim uji rrjedh si kristali/,aty
nisën udhën ëndrrat e mija/,rrjedh nga shpirti si ujvarë/,kënga e zemrës sime
si shtegtar, o i yni Skrapar!...’’ Tashmë fjalën e mori redaktori i librit të
dytë publicistik të Xhevahir Cirongut, dr. Osman Hazizaj, i cili me elskuencë e
kopetencë zbërtheu mire e bukur pikat kyçe të këtij vëllimi, duke vënë në dukje
pasurinë tematike, shtjellimin e portreteve të personazheve, ngjyrimet
peisazhiste të trevës tomorriane, stilin e këndshëm të autorit që të rrëmben e
të flladit porsi larmitë guvave të kanioneve gurore e shpellave skrapariote
perms lumenjve të kaltër Tomorricës mespërmes luginës dhe tërsëllimat e lumit
Osumit plak ujrabollshëm që zbret sebesli malesh me vërtik nëpër Çorovodë – Poliçan- Berat-duke ndaluar vrapin
galopant prej kali azgan në detin Adriatik,kaltëroshin mikpritës e të
përjetshëm. Porsi një intermeco mjaft e goditur pikante dhe në kohën e duhur, e
cila i dha kënaqësi të vërtetë artistike auditorit të këtij takimi të pasur.
Ishte kënga tradicionale ’’Vjen deti
tallaz-tallaz’’ kënduar me patos e
përkushtim nga këngëtari durrsak i karrierës
Ylli Çiftja, madje shoqëruar edhe nga kolegu pasionant Naim Kërçuku i
panelit. Ndërkohë, z, Naim rrëfeu edhe si pasajë e luftës klasore po edhe
shtyrjes së bërrylave në vitin e largët 1972, atë e larguan me marifet nga repertori I estradës profesioniste
të Durrësit., duke e trasferuar si mësues muzike në Jubë – Skuthin periferik ku
punoi me përkushtim duke nxitur talented e reja me prirje muziko-letrare si
edhe pikturoro – sportive. Në vazhdim të përurimit të sotëm, fjalën e mori
diskutanti Besim Shahini, i cili në cilësinë e kryetarit të Komitetit të
Veteranëve dhe pasardhsëve të LANÇ,vlerësoi dukshëm krijmtarinë tematike të
Xhevahir Cirongut, sepse ka shkruar me
mjeshtëri siç duhet figura kontribore durrsake, skrapariote, e kombëtare,
ish-partizanë,dëshmorë rënë ndër beteja dhe heronj të Popullit në rrafsh
kombëtar deri në ditët e sotme,madje edhe për trevën Kosovës martire e të
Çamërisë fisnike. Në këtë hulli e frymë vlerësuese diskutoi edhe z. Gëzim
Aliaj, n/kryetar i shoqatës atdhetare e kulturore ‘’Tomorri’’ dega Durrës, ku
kontribon me shkrime dhe tekste këngësh për fëmijë e folklorike massive edhe
vetë shkrimtari ynë i përvojës dhe analizës së sotme Xhevahir Cirongu, duke
merituar mirënjohjen e vendlindjes, në rrafsh krahinor, prefekturor e mbarëkombëtar.
N/kryetari KSHA-së, z. Vladimir Muça, në diskutimin e tij u ndal në risitë e
poezive dhe prozës së gjerë së Xhevos,i cili ka contribute dhe në shtypin e
Kosovës;madje edhe në revistat letrare ballkanike e evropiane. Shkrimtari Xh.
Cirongu ka botime poezish për Atdheun, vendlindjen dhe pemën e ullirit , si një
symbol tradicional të trevave mesdhetare. Gjithashtu autori Cirongu ka meritën
sepse trajton e skalit portrete të
njerëzve të mençur,të urtë, bujarë,punëdashës cilësorë pa harruar figurat publike
si donator për komunitetin, të shoqatave të invalidëve me aftësi të kufizuara,
të fëmijëve dhe njëherësh brezit të
shkollor, si e ardhmja e sigurt e Shqipërisë sonë, e cila po hyn
denjësisht në familjen europiane të BE-së me
pasaportën e vyer të letërsisë dhe kulturës bashkohore të kulturuar
tradicionalisht e suksesshëm ndër dekada. Në përfundim, me dorë në zemër,
emocione të përveçme dhe lot në sy, autori Xhevahir Cirongu falnderoi panelin
drejtues të këtij eventi,ndihmën efikase
të Bibliotekës Publike të Durrësit me postrat e dy librave të afishuara
në sfondin ballor të odaonit ‘’N. Xhoja’’. Po edhe vlerësimet e merituara të
çdo diskutanti të eventit të sotëm kryesuar nga dy relatorët e përzgjedhur të
të dy librave të Xhevos; zotrinjtë-autorë Hasan M. Shahinaj dhe dr. Osman
Hazizaj. Evenimentin kaq të bukur e original, të pasur e cilësor të sotëm, e
filmuan me aparatet e tyredixhitale dy fotografët Luan Jaupi dhe Rako Paja. Por
edhe televizonet…Kënaqësi të veçantë i dha tubimit në fjalë,pjesmarrja dhe e
familjes së autorit, plus mbesës së prferuar të Xhevos. Fjalët ishin si tufa e
luleve pranverore të cilat ngjallnin shpresë e gëzim për autorin.Na mbetet për
ti thënë këtij autori: të lumtë pena, o Xhevahiri ynë dhe i të gjithëve, dhe
shpresojmë në lartësi të tjera në krijmtarinë tënde të begatë e të suksesshme!
Urime , urime zemre, të ndërsjella e gjithëmirënjohëse për sot e për mot!....
Hasan M. Shahinaj, shkrimtar
Durrës më, 22.09.2022