Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Fanar dritësie (Kadri Osmanit)

| E enjte, 25.12.2008, 10:00 PM |


Demir KRASNIQI

FANAR DRITËSIE
-Kadri Osmanit –

Djem petritë ka rritë Makreshi –
Për armiq s’ ua ndien veshi!
S’ iu bën vër rrembi i qerpikut -
Nga fallangat e armikut !

Në familjet atdhetare,
Arsimdashëse , guximtare -
Linden
djem vizionarë
Me  guxim  revolucionarë.

Për t’ i bërë thirrje lirisë –
Ngritën grusht  kundër robërisë !
Kundër forcave  serboçetnike -
Për  Kosovë demokratike !

Mendjeartë, zemërluani -
Prijatar Kadri Osmani .
Me fanarë të dritësisë -
Priu në rrugën e lirisë .

Për të shtrenjtat ideale -
Fuqi t’ madhe i dhanë këto male !
Kishte forcë intelektuale ,
N’ rrjedha t’ luftës ilegale .

Në lëvizjen atdhetare –
Për  bashkim tokash shqiptare,
Për Kosovën heroike ,
Për Shqipëri t’ pastër etnike !

Me gjithë qenien e tij njerëzore -
Në shërbimet popullore !
I paepur me forcë t’ Anteut -
N’ shërbim t’ popullit dhe t’ Atdheut !

Dashurinë ndaj këtij atdheu -
S’ pat armik që mund  t’ ia theu ,
As me poste dhe  pallate ,
As me burgje e kazamate !

Shumë procese ia montuan -
Njëzetë e pesë  vjet e dënuan !
Nuk pat burg që nuk e çuan ,
S’ pat torturë që s’ ia ushtruan !

Ai qëndroi dhe iu bëri ballë ,
Është i fortë dhe është i gjallë .
Nuk dorëzohet zemra stoike -
Pa u jetësua Shqipëria etnike !
 

(Gjilan, më 24 Dhjetor 2008 )