| E merkure, 21.09.2022, 07:15 PM |
Kurti e publikon fjalimin e djeshëm me përmendjen e Adler-it, Frashërit e Nolit - me 55 gabime drejtshkrimore
Nga Nasuf
Abdyli
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e publikoi të mërkurën fjalimin që e
mbajti të martën në tubimin e partisë së tij. Fjalimi është i gjatë dhe
nevojitet goxha kohë për ta lexuar tërësisht. Kryeministri përmendi shumë tema.
Në tekst bëri shumë gabime drejtshkrimore – së paku 55, më shumë se përqindja e
votave të partisë së tij në zgjedhjet e fundit.
Gabimet janë kryesisht te përdorimi i shkronjës “ë”, te
trajtat e shkurtra, te përshtatja e emrit dhe foljes në numër, përshtatja e
emrave me përemra pronorë dhe te shkrimi i gabuar i emrave, foljeve e i pjesëve
të tjera të ligjëratës. Le t’i analizojmë gabimet me
radhë:
1. E përdori mbiemrin në numrin njëjës, “e nderuara”, para emrave “familje Dehari, Xheladini, Balaj”.
2. E shkroi me shkronjë të vogël emrin e partisë “Guxo”. Ky gabim është përmirësuar në versionin
e dytë të publikimit. Ndryshimi mund
të vërtetohet në “Facebook”. Aty mund
të lexohet versioni i parë i tekstit.
3. E përdori gabimisht foljen “humb” në
vetën e tretë, në numrin njëjës: “...qeverisja
jonë e humbet kontaktin...”.
4. E shkroi gabimisht togfjalëshin “popullsi
e re” në fjalinë: “Ne jemi shoqëri
e popullsi të re.”
5. Nuk e përshtati në gjini emrin “mosha” (femërore)
me mbiemrin “vjeç”.
6. E përdori gabimisht përemrin vetor të
gjinisë femërore, “ato”, për emrin e
gjinisë mashkullore, “libra”.
7. E shkroi gabimisht në numrin njëjës mbiemrin e numrit
shumës, “artistikë”, pas emrit në
numrin shumës, “filma”.
8. E ngatërroi foljen “ndihen” me
foljen “ndjehen”.
9. E shkroi gabimisht mbiemrin “të
sigurt” pas emrit “ambient”, duke e shkruar me “ë” në fund - "të
sigurtë".
10. E shkroi gabimisht përemrin pronor, “sime”, pas emrit të gjinisë femërore, “lirisë” – dy herë. E shkroi "lirisë time".
11. E shkroi gabimisht përemrin pronor, “sonë”, pas emrit të gjinisë femërore, “shoqërisë”.
12. E shkroi gabimisht emrin në numrin shumës, “njohuritë”.
13. E shkroi gabimisht, me “ë” në fund, foljen “i ngjan”.
14. E shkroi gabimisht, me “ë” në fund, foljen “ndodh”.
15. Nuk e përdori lidhëzën “së” në
togfjalëshin “kurrikulës të gjitha
niveleve”.
16. E shkroi gabimisht përemrin pronor, “tanë”, pas emrit të gjinisë mashkullore në
numrin shumës, “aktivistë”, duke
shkruar “aktivistë tonë”.
17. E shkroi gabimisht foljen “ngre” në
vetën e tretë, në numrin njëjës të mënyrës lidhore. Shkroi “duhet
ta ngrisë veten” në vend të “duhet
ta ngrejë veten”.
18. E përdori gabimisht trajtën e shkurtër për numrin
njëjës, “ta”, te folja që pasohet nga dy emra.
19. E shkroi gabimisht foljen “vij” në
vetën e tretë të numrit njëjës, në mënyrën lidhore. Shkroi “sa të vie” në vend të “sa të vijë”.
20. Nuk e përshtati përemrin pronor, “tonë”, me emrin “ekonomisë”.
Duhet të shkruhet “ekonomisë sonë”.
21. E shkroi gabimisht përemrin vetor “ata”, pas parafjalës “për”.
Kur përdoret pas parafjalëve, ky përemër shkruhet “ta” – “për ta”, jo “për
ata”.
21. E shkroi gabimisht të ndarë në dy pjesë lidhëzës “saqë” – “sa
që”.
23. Nuk e përshtati në numër foljen “futet” me emrat “ekonomia
dhe shoqëria”. Folja duhet të jetë në numrin shumës.
24. E përdori gabimisht trajtën e shkurtër, “i”, para dy emrave. Duhet të përdoret trajta e
shkurtër, “u” – “u dedikohet gjyqësisë dhe prokurorisë”.
25. E shndërroi gabimisht në gjini mashkullore emrin e gjinisë femërore, “balanca”,
duke e shkruar “balancit”. Duhet të
shkruhet “balancës”.
26. E përdori gabimisht përemrin pronor, “tonë”, me emrin “Lëvizjes”. Duhet të shkruhet “Lëvizjes sonë”, jo “Lëvizjes
tonë”.
27. E përdori gabimisht përemrin dëftor të gjinisë
femërore, “kjo”, para emrit të gjinisë
mashkullore, “ndryshim”.
28. E shkroi me “e” e
jo me “ë” në fund emrin “hapësirë”.
29. E përdori gabimisht foljen në numrin njëjës, “do të shërbejë”, pas dy emrave, “rritja e shtrirja”. Folja duhet të jetë në numrin shumës.
30. E shkroi gabimisht emrin “entuziazëm”,
duke e shkruar “entuziasmi”.
31. E shkroi gabimisht në gjininë femërore emrin e gjinisë mashkullore, “arkiv”.
32. E përdori në vend të gabuar lidhëzën “sesa”, aty ku duhet të shkruhen ndaras lidhëza “sa” dhe përemri pyetës, “sa” – “të mësojnë se sa i
domosdoshëm...”
33. E shkroi - përsëri - gabimisht në gjininë femërore emrin “arkiv” duke
shkruar “arkivën e tyre”.
34. E shkroi gabimisht foljen “mund” – “mundet” -, kur është vendosur para foljes
kryesore, “ta përcjellë”.
35. E shkroi gabimisht në rasën
emërore përemrin vetor “ne”,
kur duhet të shkruhet në rasën dhanore, “neve” –“Kosovës
dhe neve si aktivistë të Lëvizjes...”
36. E shkroi gabimisht emrin “plotësi” – “në plotninë e saj”.
37. E përdori gabimisht trajtën
e shkurtër për numrin njëjës, “e”,
para tre emrave. Duhet të përdoret
trajta e shkurtër për numrin shumës, “i” – “i freskojnë, zhvillojnë dhe thellojnë
diskutimin e brendshëm, mendimin dhe praktikën e Lëvizjes”.
38. E shkroi gabimisht trajtën
e shkurtër “t’ju” para
përemrit të vetës së tretë në numrin shumës, “atyre”.
39. E përdori gabimisht trajtën
e shkurtër të numrit njëjës, “t’i”,
para emrit në numrin shumës, “qëndrimeve”.
40. E përdori gabimisht trajtën
e shkurtër të numrit njëjës, “i”,
para emrit në numrin shumës, “marrëdhënieve”.
41. E shkroi gabimisht numërorin e
gjinisë mashkullore, “tre”, para emrit
që në numrin shumës shndërrohet në gjininë femërore, “rrafshe”.
42. E shkroi gabimisht emrin “mafie” në
rasën gjinore. Shkroi “të mafias”,
duhet të shkruhet “të mafies”.
43. E shkroi gabimisht mbiemrin në numrin shumës, “ndërkombëtarë”. E shkroi me “e” në fund, si të ishte mbiemër i gjinisë
femërore – para emrit të gjinisë mashkullore, “partnerët”.
44. E shkroi gabimisht foljen “hap” në
vetën e tretë të numrit njëjës – “Lëvizja
jonë hapë pothuajse...”
45. Përsëri, e përdori gabimisht trajtën e shkurtër të
numrit njëjës, “i”, para emrit në
numrin shumës “lëvizjeve”.
46. E përdori gabimisht trajtën e shkurtër të numrit
njëjës, “t’i”, para emrit në numrin
shumës, “tendencave”.
47. E shkroi gabimisht në numrin njëjës mbiemrin “ndërkombëtar” prapa emrit në numrin
shumës, “partnerëve”.
48. E përdori gabimisht në numrin njëjës
foljen “kërkon” prapa dy emrave, “krijimi dhe mirëmbajtja”.
49. Përdori grup fjalësh pa kuptim: “i pari është dhe i dyti është Sekretariati për
Zhvillim të Bashkëpunimeve.” Nuk përmendet sekretariati
i parë, i cili përmendet më poshtë, në po atë paragraf.
50. E shkroi gabimisht togfjalëshin “Lëvizjes
tonë”. Duhet të shkruhet “Lëvizjes
sonë”.
51. E shkroi gabimisht ndaras mbiemrin “e pakursyer” – “për
mbështetjen e pa kursyer”.
52. E shkroi gabimisht foljen “vjen” në
vetën e tretë të numrit njëjës – “kur vije
puna”.
53. E shkroi gabimisht togfjalëshin “mundësisë
tonë”. Duhet të shkruhet “mundësisë
sonë”.
54. E përdori në vend të gabuar lidhëzën “se”, duke dashur që t’i përdorë pjesëzën “s” dhe trajtën
e shkurtër “e”, që shkruhen me
apostrof në mes, para foljes “tejkalojmë”.
55. E përdori pikën
(.) në fund të dy fjalive dëshirore-thirrmore.
Në fund të tyre duhet të përdoret pikëçuditja
(!).
nacionale.com