| E diele, 18.09.2022, 07:59 PM |
Islami agresiv ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Serbinë
Nga
Gani Mehmetaj
Kohë
më parë tri bashkësitë islame të Serbisë, Maqedonisë e Luginës së Preshevës u
takuan në Beograd për të marr këshilla veprimi kundër shqiptarëve. Hoxhallarët
e Preshevës janë të përkëdhelurit e presidentit serb, bedel të BIK-ut, por
shqiptarët nuk duhet të marrin model këta të shkombëtarizuar.
Të
frustruar nga islami agresivë që përdhosi qytete shqiptare, të pafuqishëm ta
orientojnë si duhet shtetin e tyre që është bërë vasal i Turqisë islamike e
arabëve vehabistë, ndonjë shqiptar ka nis të kërkojë aleatë atje ku më së paku
mund t’i gjej, të serbët e Serbia.T’ia kërkosh ndihmën Serbisë është t’ia bësh
gjëmën popullit shqiptarë. Të përpiqesh ta luftosh agresionin islamik me një
armik tjetër po aq të egër, është marrëzi, është vetëvrasje. Ia kërkoi ndihmën
Serbisë e Rusisë Enver Hoxha që ta luftonte Perëndimin e Vatikanin, por e solli
popullin buzë greminës.
U
përpoqën edhe princërit arbërorë para 700 vjetësh t’i bënin aleatë serbët kundër
Perandorisë osmane, por mbetën në fushë të betejës, sepse një princ serb i
tradhtoi e u bë me Turqinë, serbët tjerë ia mbathën kah sytë këmbët.Për tradhti
serbët i ndëshkoi edhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, sepse e penguan ta
ndihmonte princin hungarez Janosh Huniadin, që luftonte kundër Turqisë, prandaj
heroi ynë në shenj hakmarrje e dogji Serbinë. Nga mosnjohja e historisë disa
përpiqen ta përtërijnë aleancën me nipërit e Dushanit e Miladinit.Mund të
arsyetohej shtypi perëndimor në fillim të shekulli XX në mungesë të njohurive
për masakrat ndaj shqiptarëve, kur i paraqiste në harta- vizatime tri shtetet
ballkanike: Serbinë, Greqinë e Malin e Zi, kinse po e vrisnin kuçedrën turke,
ndërsa vrisnin shqiptarë, por s’ka si arsyetohen shqiptarët kur thonë se menia
serbe ndaj shqiptarëve është pjellë e rreshtimit të shqiptarëve myslimanë me
pushtuesin turk! Kjo është një sajesë serbe, që herë-herë e kapërdijnë
shqiptarët e painformuar.Sepse ushtarë grekë, shqiptarë e serbë pati në
ushtrinë turke derisa u shpartallua kjo perandori.
Por
dihet botërisht se ushtarët grekë e hebre qëndruan në ushtrinë turke më së
voni, deri në vitin 1916, kur aleatët francezë, anglezë e rusë u futën në
Konstantinopojë (Stamnboll).Pra, urrejtja serbo- shqiptare nuk nisi atëherë kur
shqiptarët myslimanë qenkan bërë me pushtuesin turk, sikurse shkruanin
propagandistët e Beogradit. Urrejtja serbo- shqiptare është njëmijëvjeçare.
Lufta me serbët, nisi kur ata shkelën në Iliri, nuk rreshti as pas konsolidimit
të disa principatave shqiptare të pavarura.Princi Gjin Bua Shpata e shpartalloi
ushtrinë serbe që bëri krime ndaj arbërorëve të Follorinë e Janinë. Balshajt
dëbuan kontë serbë nga pjesë të Dardanisë, ndërsa serbët pas humbjeve nga Gjin
Bua Shpata e Balshajt iu desh gati 500 vjet ta merrnin vetën.
Po
ashtu çetat serbe që i solli ushtria austriake e Pikolominit në Dardani me
shpresën se do ta ndihmonin kundër turqve, gjenerali austriak u detyrua t’i
dëbonte e t’i shfaroste, sepse serbët në vend të luftonin turkun, nga urrejtja
e vjetër e plaçkitnin dhe e vrisnin popullatën arbërore.Serbia bëri krime të
mynxyrshme pas Kongresit të Berlinit, vrau shqiptarë pa i dalluar në fe,
Sanxhaku i Nishit pati sa shqiptarë myslimanë aq shqiptarë të krishterë, por
Serbia nuk i la asnjë për be në këtë territor. Në Rrafshin e Dukagjinit gati i
shfarosi shqiptarët katolik më shumë se sa turku, rrjepi për se gjalli
priftërinj shqiptarë etj.Më vonë kryeministri serb Vladan Gjorgjeviç arsyetonte
se, Austro-Hungari për shkak të
shqiptarëve katolik e bëri Shqipërinë. Austriakët u përpoqën ta bënin
Shqipërinë nga Pazari i Ri në Selanik. Urrejtja e këtij halabaku serb, sikurse
i thotë kryeministri Mustafa Kruja, shpërthente në shpifje e urrejtje të pafre.
Serbi
racist duke e cituar diplomatin rus në Prizren, shkruante se shqiptarët ishin
njerëz më bishta, prandaj kërkonte t’i shuante nga faqja e dheut.Pra serbët
urrenin më shumë shqiptarët katolik. Shqiptarët myslimanë i dëbonin në Turqi,
sipas marrëveshjes me Turqinë, shqiptarët katolik i vrisnin, sepse s’kishin ku
t’i dëbonin. Shqiptarëve ortodoks, nuk ua pranuan as shqiptarësinë, i detyruan
të flisnin serbisht ose i shfarosnin.Me islamin agresiv është i frustruar edhe
ndonjë grup i shqiptarëve (propagandistëve) ortodoks, prandaj ndonjëherë në
polemikat virtuale e huqin cakun, duke i futur në një thes të gjithë shqiptarët
që kanë emërtime-mbetje turke a arabe, pavarësisht që emri a mbiemri i tyre
fatkeq nuk ua zbeh as mendësinë evropiane as shqiptarësinë.Të frustruar nga
islami agresivë janë edhe grupe të rinjsh shqiptarë me priftërinjtë ortodoks,
ndërsa bëjnë mirë të jenë më të matur në takimet nëpër kishat e manastiret që
na i uzurpuan serbët, ose t’i kërkojnë të na i kthejnë (Manastiri i Deçanit,
Patrikana e Pejës, kisha e Deviqit etj), ashtu sikurse duhet të jenë të
kujdesshëm në bashkëpunim më kreun e Kishës Ortodokse Serbe, sepse kreun e
kësaj kishe më shumicën e priftërinjve i kanë akuzuar për nxitje të luftës së
përgjakshme në ish-Jugosllavi, për krime kundër kroatëve katolikë e boshnjakëve
myslimanë e katolikë, ashtu sikurse kisha serbe ka nxitur policinë e ushtrinë
serbe për gjenocid në Dardani.
Kjo
kishë nuk ka ndryshuar mendësi e qëndrim as sot e kësaj dite. Dëgjojini më
vëmendje fjalimet e kryepeshkopit të tyre dhe do të bindeni, nuk e dini jeni në
kohën e Milosheviqit a të Daciqit.Prandaj nuk
është mirë që njerëzit e gjaku tonë t’ua hapin rrugën për amnisti
kishtarëve serbë, as t’ua harrojmë krimet.Islami agresiv ka bashkëpunim të
shkëlqyeshëm me serbët e me Serbinë.
Kohë
më parë tri bashkësitë islame të Serbisë, Maqedonisë e Luginës së Preshevës u
takuan në Beograd për të marr këshilla veprimi kundër shqiptarëve. Hoxhallarët
e Preshevës janë të përkëdhelurit e presidentit serb, por shqiptarët nuk duhet
të marrin model këta të shkombëtarizuar.
dardaniapress.com