| E diele, 18.09.2022, 01:18 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Peshku
i artë
Shqiptari
dhe serbi
Dy
fqinj kapedanë,
Dalin
për t´peshkuar
N´Liqenin
Ujman.
Mirëpo,
me siç thonë
Çdo
kujt s´i ecë zari,
Nën
një kulm jetojnë
Qari
dhe zarari!
Hidhet
grepi n´ujë
Shqiptari
me fat,
Pa
prit e kujtuar
Zë
peshkun e artë!
Qe
një gëzim i madh
Shqipja
me përvojë,
Peshku
majë grepi
Nis
e flet me gojë!
A
ma falni jetën
-
O të priftë e mira,
Do
t´ua plotësojë
Me
qejf tri dëshira!
Jo!
- tha peshkatari
-Çfarë
po medon?
Mos
deshe të mbetem
Pa
një racion?!
Fqinji
për bri
Kërcen
sikur plesht,
-Po
fale, ore
Mos
u bënë i leshtë!
Nuk
ka më mirë
Se
të jesh ballëlartë,
T´ia
falësh jetën
Një
peshku të artë!
U
bind shqiptari
Të
falë si gjithmonë,
Peshku
kërcen n´ujë
Dhe
nis të vibron…
O
peshkatar i mbarë
-Të
falem sërish,
Çdo
dëshirë e jote
Për
fqinjin dyfish!
Desh
plasi shqiptari
Një
mllef e tërbon,
Për
pak sa nuk ra
Me
kokë në Ujman!
E
mendon shqipja
Dëshirën
e parë,
-Dua
sa një kodër
Një
thesar me ar!
Dyfishin
e kësaj
E
merr fqinji troç,
Po
i vijnë të mirat
Si
shiu n´kollomoç!
Dëshira
e dytë
Vjen
me dashuri,
-Dua
dy nuse
Të
bukura hiri!
Serbi
nuk përmbahet
Nga
të mirat plus,
Por,
dëshirë e tretë
I
doli baksuz!
Shqiptari
kërkon
Një
diçka të vogël,
T´i
hiqet me nder
Vetëm
njëra gogël!
Serbi
desh u çmend
Nga
dëshira e tretë,
Pa
të cilat jeta
S´ka
fare lezet!
Kjo
mesele ngjanë
Në
Open Ballkan,
Dikush
pa dy gogla
Mbetet
përgjithmonë!
(Karikatura e përpunuar
marrë nga interneti)