
Instituti Kulturor Rumun, nëpërmjet Departamentit
të Komuniteteve Historike pranë Drejtorisë së Përgjithshme “Përfaqësime jashtë vendit dhe në komunitete
historike”, organizon në Tiranë
(Shqipëri), më 21 shtator 2022, në amfiteatrin e Katedrales Ortodokse,
veprimtarinë kulturore "Lidhje kulturore Rumani-Shqipëri: Ciprian
Porumbescu dhe Voskopoja", e cila do të përfshijë:
- -mbajtjen e një recitali me kompozime nga Ciprian Porumbescu, George
Enescu, Thoma Gaqi nga kuarteti i Dhomës Mbretërore [i përbërë nga
Radu-Teodor Chi?u, Irina Nanushi, Iulia Goian? dhe Mircea-Alexandru
Marian, shoqëruar në piano nga Verona Maier dhe me zë nga Ornela Liçi] dhe
gjashtë këngë arumune të kompozitorit Ion Dumitrescu;
- -një leksion për Ciprian Porumbescu mbajtur nga prof. dr. Stanca
Scholz-Cionca, pasardhës i familjes Porumbescu;
- -mbajtjen e një leksioni për Voskopojën dhe lidhjet kulturore midis
Rumanisë dhe Shqipërisë nga dr. Ardian Muhaj; ekspozitën fotografike
"Voskopoja - trashëgimi kulturore e rumunëve ballkanikë",
realizuar në vitin 2020 nga Dr. Emil ?îrcomnicu dhe Dr. C?t?lin Alexa.
Veprimtaria
i kushtohet si kompozitorit rumun Ciprian Porumbescu, ashtu edhe qytetit të
arumunëve, Voskopojës, qendrës më të rëndësishme kulturore dhe tregtare të
arumunëve në Gadishullin Ballkanik në shekullin XVIII.