| E enjte, 15.09.2022, 07:40 PM |
Energjia, kjo plagë e pashërueshme e Kosovës!
Nga
Ramush Haradinaj
Në
shtatorin e vitit 2017, gjendja elektro-energjetike ne Kosovë, ishte
katastrofike. Më e vështirë se sa që është aktualisht. Kishin shteruar rezervat
e thëngjillit dhe eskavatorët nuk gërmonin më. Termocentralet e Kosovës nuk
prodhonin rrymë e Kosova shpenzonte miliona euro duke mos prodhuar e duke e
blerë rrymë.
Arsyetimi
ishte se nuk ishin shpronësuar banorët në Shipitullë!!!
Në
fakt që në vitin 2014 Qeveria e Kosovës kishte marrë një vendim për
shpronësimin e 54 hektarëve tokë ku gravitonin 20 shtëpi, për të hapur minierën
e re, por vendimi nuk ishte realizuar asnjëherë dhe në ata 54 hektarë ishin
ndërtuar gjithsej 226 shtëpi. Kishin mbirë si kërpudhat pas shiu, natyrisht kjo
edhe sepse aty i kishin futur duart grupe të ndryshme interesi, që nga vet
pushteti i atëhershëm e deri te tuxharët e energjisë.
Kosova
nuk prodhonte rrymë e Banka Botërore kërcënonte se do të tërhiqej nga çdo lloj
investimi në sektorin e energjisë.
Kjo
ishte gjendja që unë e kisha trashëguar me ta marrë detyrën e Kryeministrit.
Duke
qenë se situata ishte e rëndë e Kosova po hynte në dimër, pata kaluar javë të
tëra në KEK e me banorët e zonës, në kërkim të një zgjidhjeje.
Në
një raport të Bankës Botërore thuhej se nëse Kosova nuk do të bënte një
zgjidhje të shpejtë do të detyrohej të paguante mbi 150 milionë euro për blerje
të energjisë, ndërkaq parallogaria e shpronësimit ishte 20 milionë.
Kështu
duke analizuar përfitimet e rreziqet, vendimi im i parë si Kryeministër ishte
që të shpronësoheshin banorët, që KEK-u të rikthehej në prodhim me mbi 900
megavatë, që të mos shtrenjtohej rryma dhe që Kosova t’i shpëtonte rreth 150
milionë euro.
Duke
e parë se situata elektro-energjetike edhe sot është e rëndë dhe mund të shkojë
drejt kolapsit total, i pata kërkuar kryeministrit: që ministrat e tij të
kalojnë më shumë orë pune në KEK, që të “mërdhijnë” duke kërkuar zgjidhje; që
ta rishikojë projektin e Kosovës së Re; që ta rishikojë projektin e
gazsjellësit Shkup-Prishtinë; që të bëjnë marrëveshje për blerje të energjisë
sa nuk është bërë tepër vonë…
Por
nga gjithë këto e masa të tjera emergjente e afatgjate për përballjen e
kolapsit të mundshëm energjetik, ai e ministrat e tij kanë vendosur që të
navigojnë në internet dhe të gjejnë modele të kursimit të energjisë, e t’ia
kalojnë popullit për t’i lexuar.
Dhe
natyrisht të mos harrojnë të na thonë se “Ky dimër do të jetë i rëndë”!
Plaga
energjetike e Kosovës, që kullon, nuk shërohet me këshilla nga interneti, por
me vendime të mëdha të Kryeministrit.
Luaj
nga vendi Albin Kurti, mos u tut!