| E marte, 13.09.2022, 08:00 PM |
A KA EKSTREMIZËM DHE RADIKALIZËM ISLAMIK TE SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS!?
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Mobilizimi
i policisë së Kosovës dhe Apeli i Ambasadës së SHBA-ve, se gjatë Festës së
Pashkëve, para disa viteve, mund të ketë shprehje të ekstremizmit dhe
radikalizmit islamik në Kosovë, shtron menjeherë edhe konstatimin se ai
ekstremizëm dhe radikalizëm islamik mund të bartet edhe në Luginë të Preshevës.
Në
Luginë të Preshevës, me fillimin e luftës në Siri, ku u shfaq shteti islamik
pati tendenca të ftesës së Shqiptarëve të Luginës për pjesëmarrje në këtë luftë
të shenjtë fetare.Këto tendenca tashti nuk shpërfaqen, sepse pati shumë reagime
në at drejtim dhe filluan ata që ndihmuan këtë shtet islamik në Kosovë të
pësojnë me dënime, ndërsa në Luginë të Preshevës nuk kemi raste të tilla të
gjykimit si në Kosovë.
Të
kuptohemi, sa kam përcjellur polemikat, reagimet, komentet lidhur me
ekstremizmin dhe radikalizmin islamik në Luginë të Preshevës, askush nuk akuzon
fenë islame për dukuritë që po ndodhin, por akuzohen ata që propagandojnë dhe
mbështesin këtë dukuri, mos të them që e ligjërojnë.
Të
gjithë pajtohemi se ajo çfarë po ndodh me popullin sirian është për keqardhje
dhe meriton çdo dënim moral e juridik.Mirëpo, komentet lidhur me Sirinë, sikur
nga disa komentues shqipëfolës e disa hoxhallarë shkojnë në drejtim të asaj se
e gjitha kjo luftë është në dëm të islamit.Se SHBA-të po bënë një luftë të
padrejt ndaj shtetit islamik, se Rusia po i mbron shtetet islamike dhe islamin.
Në
shtypin e shkruar dhe elektronik nuk hasa që të gjykohet nga hoxhallarë dhe
shqipfolësa.
Kohëve
të fundit, në Luginë të Preshevës qëndron pezull një konstatim se po ndodh një
fuqizim i identitetit fetare islamik ndaj identitetit nacional shqiptar.Kjo
vërehet në shkrimet e shumta, kur reagohet për dukuri të ndryshme shoqërore,
sidomos fetare, atëherë dalin në skenë shqipfolësat dhe disa hoxhallarë, të
cilët nuk shprehen qartë se cili identitet duhet ta ketë përparësinë, pra ai
kombëtar e pastaj ai fetar.Bile një hoxhë nga Bujanovci publikisht e pranoi
këtë konstatim. Në ketë drejtim shpesh janë shtruar edhe pyetje konkrete lidhur
me identitetin shqiptar dhe fetar, asnjëherë deklarime të qarta nga hoxhallarët
nuk pati, pos disa shqifolës në Luginë të Preshevës, të cilët me sharje, me
ofendime deshën ta mbyllin këtë temë të ndieshme për Shqiptarët në Luginë të
Preshevës, por edhe gjithë shqiptarinë.
Shqiptarët
e Luginës së Preshevës ishin pjesëmarrës të të gjitha Lëvizjeve kombëtare me
shekuj, në të cilën vetëm pak individë të klerit islam morën pjesë.Sidomos
intelektualët shqiptarë të Luginës së Preshevës, në mesin e tyre edhe anëtar të
PKJ që në mbarim të LDB shpëtuan me mijëra shqiptarë të komunës së Preshevës
dhe Bujanocit. Po këta anëtarë të PKJ bartën luftën për të drejtat e
Shqiptarëve, ato politike kombëtare deri në vdekje, ndërsa ndonjë individë nga
kleriku fetar islam as që u inkuadrua në këtë luftë.
Më
vonë shumë intelektualë e pësuan me përjashtim nga puna, me kërkesat e tyre
legjitime për të drejtat individuale dhe kombëtare. Në mesin e klerikëve fetarë
islamë nuk pati një lëvizje të këtillë.
Po
edhe në kohën e regjimit të Millosheviqit pësuan intelektualët, bartës te
progresit kombëtar, ndërsa nga klerikët fetar islamë nuk pësoi askush.Pra, nuk
patëm ndonjë reagim të shëndoshë nga radha e klerikëve fetarë islamë,për këto
shkelje, ndërsa pas Luftës së Kosovës dhe Luftës së UÇPMB-së, disa hoxhallarë u
këndellën në drejtim të përforcimit të vijës fetare e jo të drejtave dhe lirive
individuale dhe kolektive të Shqiptarëve.
Shqiptarët
e Luginës së Preshevës janë me përkatësi fetare islame dhe në këtë drejtim nuk
ka nevojë as ndikimet e hoxhallarëve, as ndikimet që po vijnë nga Turqia e
ndonjë shtet arab islamik, për të na bë më shumë apo më pak myslimanë dhe për
ta rilind kulturën turke në Kosovë, Maqedoni, po edhe në Luginë të Preshevës.
Në këtë drejtim, reagimet e hoxhallarëve janë të mirëpritura dhe të mirë se
ardhura, por sa e përcjell shtypin nuk pati reagime të duhura.Bile pati
mbështetje të kësaj kauze.
Pra,
në fuqizimin e të drejtave kolektive të identitetit nacional të Shqiptarëve të
Luginës së Preshevës duhet ta luajnë një rol me rëndësi edhe hoxhallarët, në të
kundërtën do të mvishen më petkun fetar dhe do ta forcojnë identitetin islam ,
në dëm të identitetit nacional.
Çfarëdo
ekstremizmi dhe radikalizmi është i dëmshëm për Shqiptarët e Luhginë së
Preshevës, sepse komuniteti shqiptar jashtë Luginës së Preshevës ka shumë
probleme të mëdha politike e shoqërore dhe droj se nuk ka kohë të zgjidh dhe
mbroj edhe interesat e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.Andaj detyrë e parë
është e të gjithë shqiptarëve të mobilizohen, jo vetëm deklarativisht, por edhe
me vepër ta luftojnë çdo ekstremizëm dhe radikalizim të Shqiptarëve në Luginë
të Preshevës.
Presheva
dhe Bujanoci kanë nevojë për qeverisje lokale të shëndosha shqiptare, pa
primesa fetare, sepse praktikimi i fesë islame duhet të jetë individuale dhe
familjare, pa prekur në shkolla dhe institucione të qeverisjes lokale, sikur
ndodhi dhe ende po vazhdon që disa udhëheqës lokalë, drejtues të institucioneve
dhe mësues e lanë detyrën dhe orën mësimore e praktikojnë namazin.Ata nga
buxheti komunal nuk paguhen për ta kryer namazin, por për t”i kryer detyrat që
zgjedhësit i kanë dhënë në realizimin e detyrave shoqërore.Praktikimi i fesë
islame duhet të jetë i ndarë nga qeverisja lokale, pra është individuale dhe
familjare, edhepse fetë janë të lejuara nga shteti.Disa prej tyre, nëse hyn në
faqet e tyre të facebookut, më shumë propagandojnë ligjërata fetare, se sa
angazhim shoqeror dhe ligjërata nga procesi edukativ-mësimor.
Me
pluralizmin politik, të filluar në vitet e 90-ta nuk mund të fajësohen vetëm
klasa poltike lokale, por edhe intelektualët dhe hoxhallarët, të cilët nuk i
kryen detyrën e veta, në drejtim të drejtave dhe lirive individuale e kolektive
të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.E lamë vetëm klasën politike në
qeverisjen lokale, duke propaganduar se ata janë të paguar për këtë punë lokale
dhe ne të tjerët nuk duhet të angazhohemi në përmbushjen e synimeve të
qeverisjeve lokale.
Klasa
politike shqiptare, menjëherë në pluralizëm u angazhua për të drejtat dhe
liritë e Shqiptarëve. Themeluan partitë politike, secila prej tyre në programin
politik kishin përmbushjen e të drejtave dhe lirive individuale dhe
kolektivë.Sigurisht se nuk u arritë e dëshiruara nga klasa politike, por ato
organizuan Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, si akt vullneti i Shqiptarëve,
si kapital për të ardhmenë.
Klasa
politike, në momentet më të vështira e mbajti popullatën shqiptare në mbrojtje
dhe ruajtje të bërthamës shqiptare. Edhe Platforma politike e vitit 2006, edhe
themelimi i Asociacionet të komunave shqiptare, edhe trupi koordinues, edhe
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, po edhe të tjerat trupa ishin në drejtim të
mbrojtjes dhe ruajtjes së identitetit nacional, me këtë edhe të identitetit
fetar.Sidomos Lufta e UÇPMB-së solli disa të mira Shqiptarëve të Luginës së
Preshevës. Të mohohen këto, nuk është e drejtë, bile morale e askujt në Luginë
të Preshevës.Në të gjitha këto lëvizje të klasës politike ishin indiferentë
intelektualët, sidomos hoxhallarët.
Po,
hoxhallarët duhen të mirren vesh që ta themelojne një organizim politik fetar
të përbashkët, të drejtuar nga Prishtina, pa marrë parasysh kush është Myfti në
Kosovë, e jo të përçahen në disa BVI, me ndikime të ndryshme.
Po
pajtohem me konstatimet e një hoxhe lidhur me futjen e mësimit fetar në
shkollat fillore dhe të mesme karshi Serbisë, por nuk pajtohem se shkollat
fillore dhe të mesme u pajtuan në futjen e mësimit fetar e jo edhe të lëndës së
edukatës qytetare.
Mësimi
fetar, sipas meje po keqpërdoret nga mësuesit e kësaj lënde, sepse së pari nuk
i përmbahen programit të kësaj lënde, duke e shndërruar lëndën në edukatë
islame apo mësim fetar islam.Sipas meje mësimit fetar, lënda e saj duhet të
mësoj nxënësit me të gjitha religjionet hyjnore dhe besimet e mëdha në botë,
bile kuptimin e tyre, por duke mësuar shumicën e lëndës nga feja islame,
përshkak të përkatësisë fetare islame të Shqiptarëve
Para
disa viteve në një tribunë arsimore, lidhur me mësimin fetar, dy ligjërues
serbë nga Beogradi, doktorë të shkencave sociologjike të religjioneve, prof.dr.
Shushnjiq dhe prof.dr. Çupiq, të cilët në ligjëratat e tyre, sidomos prof.
Shushnjiqi, kur e pa përberjen e ndëgjuesve në sallën e Kuvendit komunal filloi
ta lavdëroj fenë islame, aq shume sa që mendova që edhe ai do të konvertohet ne
islam. Bile shkoi aq larg sa që organizatën Al Kaida e solli në organizatë
humanitare. Në reagimin tim se në librat e tija, sociologjia e religjionit, që
i ka në posedim edhe biblioteka e qytetit shkruan ndryshe për islamin, nuk pati
përgjigje dhe ne vend te tij u përgjigj prof. Çupiq, duke mos dhëne asnjë
arsyetim.
Regjimi
i Millosheviqit, jo vetëm që e instrumentalizoi ekstremizmin dhe radikalizmin
fetar, por e ushqeu, duke angazhuar klerikë të ndryshëm nga Beogradi, por edhe
ligjërues të ndryshëm që të na bëjnë më shumë ”myslimanë”.
Shqiptarët
e Luginës së Preshevës ishin edhe më të varfur para Luftës së Kosovës dhe ditën
ta ruajnë dhe mbrojnë identitetin kombëtar, bile edhe ate fetar tradicional që
e kultivuan prindërit dhe gjyshërit tanë, asnjëherë nuk e humbën shpresën për
të jetuar, për të qenë shqiptar, me përkatësi fetare islame. Mirëpo, tashti
edhepse kushtet janë më të mira materiale sikur ka humbur shpresa për një të
ardhme më të mirë. Këtu dikush ka faje, a janë intelektualët, hoxhallarët apo
klasa politike?
Preferoj
që në ligjëratat e intelektualëve, sidomos të hoxhallarëve të ketë dritë në
tunel, mos të mbyllen dyertë e zhvillimit dhe prosperitet të Shqiptarëve të
Luginës së Preshevës. Dikush nga klerikët islamë paska thënë, po e thjeshtësoj:
Feja islame është e dijes, por popujt islam të pa ditur. Kjo don studime të
thella nga të gjithë, por më shumë nga hoxhllarët.